• Informatat kryesore


  • Shërbime plotësuese


  • Kërkesë


  • Kushtet e përgjithshme


  • Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

MasterCard® Platinum Standard dhe MasterCard® Platinum Revolving karta krediti për personat fizikë



MasterCard® Platinum është një kartë krediti prestigjioze që përfaqëson një simbol statusi të veçantë të njohur në mbarë botën. Me një limit të pabesueshëm të kredisë deri në 600.000 denarë, privilegje dhe bonuse plotësuese, shërbime bankare përmes SMS (SMS Banking)dhe zbritje ekskluzive në kuadër të „Klubit të të privilegjuarve“ - mundësitë të MasterCard® Platinum kartave janë shumë të mëdha.




Avantazhet e kartës


- Status ekskluziv i veçantë kudo nëpër botë;
- Anëtarësi pa pagesë për vitin e parë të lëshimit;
- Limit maksimal i kredisë deri në 600.000 denarë;
- Zbritje ekskluzive nëpër pikat e shitjes përmes „Klubit të të provilegjuarve“;
- Trajtim i veçantë për përdoruesit e kartës duke ju ofruar shërbime ekskluzive plotësuese kudo në botë që përfshijnë njoftimin e menjëhershëm në rast të kartës së vjedhur/humbur, pagesën e menjëhershme të parave të gatshme, zëvendësim i menjëhershëm i kartës;
- Kartë-dhuratë në vlerë prej 1.000 denarë pas kalimit të vitit të parë;
- Kartë-dhuratë në vlerë prej 1.000 denarë për qarkullim të realizuar në tregti prej 200.000 denarë;
- Qasje dhe shfrytëzim pa pagesë i shërbimeve të Primeclass sallonit të biznesit në aeroportin e Shkupit;
- Qasje ekskluzive dhe shërbime pa pagesë për pronarin e kartës së bashku me një mysafir sipas zgjedhjes së tij në Ulëset VIP të aeroporteve në Vjenë dhe Beograd;
- Shërbime bankare përmes SMS pa pagesë;
- E pranuar në milion pika të shitjes kudo nëpër botë;
- Një llogari në denarë për në vend dhe jashtë vendit;
- Mundësi për pagesa me këste me shlyerje minimale mujore prej vetëm 20% të kredisë së përdorur në tregti me MasterCard® Platinum Revolving;
- Fitoni deri në 40 ditë periudhë pa interes për transaksionet e bëra në tregti;
- Mundëson blerjen përmes Internetit;
- Fitoni karta plotësuese pa pagesë për më të afërmit Tuaj për vitin e parë, me mundësi të përshtatjes së limiteve për secilën kartë;
- Mund të keni kontroll të plotë duke ndjekur gjendjen e llogarive nga shtëpia Juaj, vendi i punës, ose kudo në botë, përmes Internet bankës, mBankës dhe SMS bankingut;
- mundësi për shlyerje të obligimeve pagesore përmes shërbimit urdhër transfertë periodike ;
- përkrahje 24 orëshe e klientëve, kudo në botë.

Përdorimi i kartës


Karta MasterCard® Platinum është e pranuar në më shumë se 35 milion pika të shitjes dhe mbi 2 milionë bankomate kudo nëpër botë ku shfaqet logoja e MasterCard®. Me përdorimin e saj, paratë Tuaja do të jenë gjithmonë me Ju, pa pasur nevojë për të mbajtur me vehte para të gatshme, dhe pa pasur frikë nëse paratë e juaja humben, vidhen apo nëse keni të bëni me para të falsifikuara.


Më shumë informata rreth kartave MasterCard® mund të merrni në www.mastercard.com.


Shikojeni listën e plotë të bankomateve të Komercijalna Banka AD Skopje dhe gjeni atë më afër Jush.


Për të pasur më shumë siguri dhe komoditet gjatë përdorimit të kartës do t’ju ndihmojnë këshillat për përdorim të sigurtë të kartave bankare të Komercijalna Banka AD Skopje.


Procedurë e thjeshtë për marrjen e MasterCard® Platinum kartës Tuaj të re të kreditit


Ndiqni tre hapat për marrjen e MasterCard® Platinum kartës Tuaj të re të kreditit:



1
Plotësojeni aplikacionin e shkurtër për MasterCard® Platinum kartën e kreditit dhe dorëzoni dokumentacionin e nevojshëm.
2
Aplikacionin, së bashku me dokumentacionin tjetër të nevojshëm, duhet ta dorëzoni në degën apo filialin më të afërt të Bankës, te sporteli për llogari rrjedhëse.
3
Kartën Tuaj të re do të mund ta merrni në afat prej 5 ditësh prej ditës së dorëzimit të aplikacionit.

Kushtet dhe pagesat


Përdorues

personat fizikë me aftësi kreditore që plotësojnë një nga kushtet e mëposhtme:
- rrogë mbi 70.000 denarë;
- gjithsej të ardhura neto sipas Deklaratës vjetore tatimore mbi 1.500.000 denarë ose
- depozit në vlerë prej 110% të limitit të kredisë, por jo më pak se 200.000 denarë
- qarkullim në tregti me karta tjera të kreditit për personat fizikë të lëshuara nga Banka prej së paku 600.000 denarë për 12 muajt e fundit.

Normat e interesit

MasterCard® Platinum Revolving
- 10,40% në bazë vjetore, për shumën e përdorur deri në limitin e kredisë
- 12% e shumës mbi limitin e kredisë
MasterCard® Platinum Standard
- 10,40% në bazë vjetore, për shumën e përdorur deri në limitin e kredisë
- 12% e shumës mbi limitin e kredisë

Pagesa për anëtarësi vjetore

 


për kartën
kryesore

për kartat
plotësuese

 

për vitin e parë

pa pagesë

pa pagesë

për çdo vit pasues

3600 denarë

1800 denarë

për qarkullim vjetor mbi 600.000 denarë

1.200 denarë

600 denarë

Pagesa për përdorimin

 


e bankomateve

e sporteleve

të Bankës

2%, min 250 den.

2%, min. 250 den.

të bankave tjera në vend

3%, min. 300 den.

3%, min. 350 den.

të bankave tjera jashtë vendit

4%, min. 500 den.

4%, min. 500 den.