Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Këshilla për përdorimin e sigurtë të kartave bankare

 

 

Karta juaj e Bankës Komerciale është një mënyrë e sigurtë për të operuar me paratë e Juaja. Megjithatë, meqenëse ne gjithmonë i japim prioritet ù pikërisht sigurisë, kemi zgjedhur disa këshilla që besojmë se do t’ju ndihmojnë gjatë përdorimit të kartave bankare.

 

 

 

 

Pasi ta merrni kartën

 

  • Menjëherë nënshkruajeni kartën në anën e pasme të saj.
  • Mësojeni përmendësh kodin PIN– asnjëherë mos e shkruani atë.
  • Asnjëherë mos ja tregoni kodin PIN dikujt tjetër.

Në krye^

 

 

 

Në shtëpi

 

  • Ruani vërtetimet e transaksioneve në pikat e shitjes dhe tërheqjes së parave dhe të njëjtat krahasoni me të dhënat e raportit mujor të kartës.
  • Nëse në raportin mujor vëreni ndonjë transaksion të gabuar ose që nuk ju kujtohet, kontaktoni menjëherë Qendrën për autorizim pranë Shërbimit për karta bankare në numrin e telefonit (02) 3 247 474.
  • Ruani listën e numrave të të gjitha kartave tuaja.

 

Në krye^

 

 

Në bankomat

 

  • Sigurohuni që askush nuk është duke qëndruar shumë afër jush gjatë kohës që ju jeni para bankomatit.
  • Ndiqni me kujdes udhëzimet e shfaqura në ekranin e bankomatit.
  • Mbuloni dorën tuaj ndërkohë që shkruani numrin e kodit PIN në mënyrë që askush të mos mund të shikojë numrat.
  • Në fund të transaksionit mos haroni të merrni kartën tuaj.

Në krye^

 

 

 

Në pikat e shitjes

 

  • Kontrolloni shumat e transaksioneve për t’usiguruar se është e njëjta shumë me atë që keni autorizuar  duke shënuar kodin PIN dhe nënshkrimin tuaj.
  • Sigurohuni që shitësi t’ju ketë kthyer kartën dhe kopjen e vërtetimit për transaksionin e bërë.
  • Mbani kartën afër Jush dhe keni kujdes nga vjedhësit.
  • Mbuloni dorën tuaj ndërkohë që shkruani numrin e kodit PIN në mënyrë që askush të mos mund të shikojë numrat.

 

Në krye^

 

 

 

Gjatë udhëtimit

 

  • Para se të niseni në rrugë, kontrolloni datën e skadimit të kartës suaj dhe sigurohuni që keni fonde të mjaftueshme në llogarinë tuaj.
  • Shënoni numrin e telefonit të Qendrës për autorizim pranë Shërbimit për karta bankare (02) 3 107 310.
  • Mbani kartën ndaras nga paratë tuaja – që në rast të humbjes të mos i humbni të dyja.
  • Bëni kopje të kartës dhe pasaportës dhe ruani kopjet në vend të sigurtë.
  • Ndiqni me kujdes të gjitha këshillat për siguri gjatë blerjes me kartë nëpër pikat e shitjes dhe  gjatë tërheqjes së të hollave prej bankomati.

Në krye^

 

 

 

Gjatë blerjes në Internet

 

  • Bleni vetëm nga faqet e Internetit të atyre kompanive që ju u besoni.
  • Ju rekomandojmë të bleni nga faqet e Internetit të cilat e kanë shenjën Mastercard SecureCode® ose Verified by Visa. Dyqanet e Internetit të cilat nuk e kanë këtë shenjë nuk e kanë standardin 3D Secure dhe si të tilla kanë më shumë rreziqe për keqpërdorime të mundshme.
  • Asnjëherë mos e shënoni kodin PIN – ai nuk është i nevojshëm gjatë porosive në Internet.
  • Gjatë porosisë përmes Internetit zakonisht shitësi i kërkon këto të dhëna: emrin dhe mbiemrin, numrin e kartelës, kodin 3 shifror të validimit CVC ose 3 digit value (që ndodhet në pjesën e pasme të kartës) dhe afatin e skadencës së kartës.
  • Sigurohuni që ueb-faqja ku ju i shkruani të dhënat e kartës tuaj është e sigurtë – kërkoni ikonën e çelësit apo drynit të mbyllur në pjesën e djathtë në fund të ekranit dhe kontrolloni nëse adresa e Internetit fillon me https:// në vend të http://.
  • Mbani evidencë për ueb-faqet e internetit në të cilat bleni. Shumë dyqane të internetit dërgojnë e-mail te blerësi me të gjitha të dhënat e porosisë – ruajeni mesazhin dhe printoni një kopje të saj. Kjo do t’ju ndihmojë gjatë kontrollit të certifikatës, ndërsa mund t’ju duhet edhe në rast të ndonjë ankimi (reklamacioni) eventual.
  • Mos përdorni kompjuter publik. Nëse megjithatë bleni nga ndonjë kompjuter publik, mos e përdorni butonin “remember me” (më mbaj mend) dhe çregjistrohuni pasi të mbaroni porosinë.
  • Asnjëherë mos dërgoni të dhënat e kartës suaj përderisa ju nuk e keni inicuar blerjen.
  • Verifikoni kushtet e shitjes dhe anulimit të porosisë për shkak se gjatë pagesave ndërkombëtare mund të keni shpenzime doganore dhe shpenzime të tjera shtesë.
  • Nëse e anuloni porosinë pas pagesës, patjetër kërkoni numër me të cilin vërtetohet anulimi i porosisë, me qëllim që të shmangni pagesën për porosinë tashmë të anuluar.
  • Kërkoni numrin e telefonit ose e-mailin për kontakt me shitësin dhe shënoni diku këto informata.
  • Nëse merrni njoftim se ndonjë transaksion i caktuar nuk lejohet nga sistemi i sigurisë 3D, kontaktoni Qendrën për autorizim të Bankës Komercijale në numrin e telefonit 02/3247-474 (punon 24 orë në javë çdo ditë të javës).

Në krye^

 

 

 

Ndryshimi i kodit PIN në bankomat

 

  • Gjatë ndryshimit të kodit PIN në bankomat zgjidhni me kujdes kodin e ri PIN.
  • Banka sugjeron që kodi i ri PIN të mos përmbajë numra të ditëlindjes, numra të njëjta apo rendor si për shembull: 0000, 1111,1234.
  • Mësoni përmendësh PIN kodin e ri - asnjëherë mos e shkruani ose mos ja tregoni atë dikujt tjetër.

Në krye^

 

 

 

Qendra për autorizim

Telefon: (02) 3107-310

Faks: (02) 3114-232

Orari i punës: 24 orë, çdo ditë jave.