• Bilanci i llogarisë


  • Pikat e shitjes


  • Ekspoziturat dhe filijalet


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kartë-dhuratë për Skopje City Mall

 

gift karticka 2

Plotësoni dëshirat e më të dashurve Tuaj me një dhuratë të përsosur.

 

Me kartat-dhuratë për Skopje City Mall në vlerë prej 1.000, 3.000 dhe 5.000 denarë, nuk do të gaboni asnjëherë.

 

Dhuratë e përsosur

 

Kartat më të reja për dhuratë të Komercijalna Banka AD Skopje dhe Skopje City Mall paraqesin një mënyrë ideale për të surprizuar më të dashurit tuaj me një dhuratë të përsosur që nuk do t’ju zhgënjejë. Tregoni kujdesin tuaj me dhuratë që ata vetë do t’a zgjedhin në qendrën e preferuar tregtare Skopje City Mall.

Me vlerë prej 1.000, 3.000 dhe 5.000 denarë dhe mundësinë për t’u përdorur në shumë pika të shitjes në Skopje City Mall, kartat janë një dhuratë e shkëlqyer dhe praktike për ditëlindje, martesë, Vit të Ri, ose çfarëdo rasti tjetër. Rroba moderne, këpucë, kozmetikë ... lejani zgjedhjen atyre që dinë më së miri.

Me një dizajn atraktiv të kartelës, paketim të shkëlqyer dhe mundësi për përkushtim unik, dhurata juaj kurrë nuk do t’ju zhgënjejë dhe do të fitojë zemrat e të dashurve tuaj.

 

Përdorimi i kartave

 

Kartat-dhuratë mund të merren dhe të përdoren në mënyrë shumë të thjeshtë.

Krejt çka duhet të bëni është të vizitoni degën apo filialin më të afërt të Komercijalna Banka AD Skopje dhe të zgjidhni vlerën që doni ta dhuroni – 1.000, 3.000 ose 5.000 denarë. Kartat i merrni menjëherë, pa pasur nevojë për të plotësuar formularë.

Kartë-dhurata nuk është e personalizuar, respektivisht në të nuk shënohet emri dhe mbiemri kështu që mund të shfrytëzohet nga personi që e posedon.

Vlera e kartës mund të përdoret nëpër pikat e shitjes në qendrën tregtare Skopje City Mall të cilat janë pjesë e këtij programi, në periudhë prej 6 (gjashtë) muaj prej marrjes së saj. Vlera e kartës mund të mos harxhohet menjëherë (por me disa transaksione) ndërsa zotëruesi i saj mund ta kontrollojë gjendjen e llogarisë së kartës në çdo kohë në ueb-faqen e internetit të Komercijalna Banka AD Skopje, në këtë link. Gjendja e llogarisë së kartave mund të kontrollohet edhe në sportelet e Bankës.