Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

3DES Secure pagesë e sigurtë online

 



Mbrojtje shtesë e transaksioneve Tuaja me kartela përmes Internetit

 

3DES Secure është një sistem i sigurisë që mundëson nivelin më të lartë të sigurisë për transaksionet online me karta.

 

Sistemi 3DES Secure bën analizë automatike kompjuterike të çdo pagese përmes Internetit me qëllim që të sigurohet se poseduesi i vërtetë i kartelës e inicon transaksionin. Përmes një verifikimi të tillë mundësohet mbrojtje shtesë për klientët dhe parandalohet keqpërdorimi para se ai të ndodhë.

 

3DES Secure njihet si standardi më i lartë ndërkombëtar për mbrojtje të transaksioneve të Internetit. Mekanizmi i 3DES Secure është fokusuar në mbrojtjen nga vjedhja e identitetit të përdoruesve të kartelave dhe mbrojtjen nga keqpërdorimi i të dhënave të kartelës (numri i kartelës, data e skadimit dhe kodi CVC/CVV2).

                                                            

Mbrojtja ndodh në kohë reale dhe gjatë çdo transaksioni të kryer përmes Internetit. Ky shërbim përdoret gjatë blerjes prej cilitdo kompjuteri, tableti ose telefoni celular. Nuk ju nevojiten fjalëkalime të cilat duhet ti mbani mend, dhe as pajisje plotësuese ose softuer i veçantë.   

 

Protokolli i 3DES Secure te kartelat Mastercard është nën emrin Mastercard SecureCode®, ndërsa tek kartelat Visa nën emrin Verified by Visa.

MasterSecure
VisaSecure

Një numër i madh i Internet dyqaneve (ueb-faqeve) vendore dhe botërore janë të certifikuara dhe e mbështesin teknologjinë 3DES Secure. Njihen me atë që në ueb faqen e tyre e kanë vendosur shenjën Mastercard SecureCode® ose Verified by Visa, e cila tregon se ueb faqja është e ligjshme dhe e sigurtë për të blerë përmes Internetit.

 

 

Shërbimi është falas

 

Shërbimi 3DES Secure është plotësisht falas për të gjithë përdoruesit e kartelave Mastercard® dhe Visa të lëshuara nga Komercijalna Banka AD Skopje dhe nuk paguhet asnjë parapagim dhe provizion për këtë shërbim. 

 

Me aplikimin e këtij sistemi, Banka klientëve u mundëson nivelin më të lartë të sigurisë kundër keqpërdorimeve të mundshme dhe përdorimit të sigurt të kartave në internet.  

 

Të gjitha kartelat Mastercard® dhe Visa të Bankës Komercijale (debitore dhe kreditore), regjistrohen automatikisht për këtë lloj të mbrojtjes. Regjistrimi apo parashtrimi i kërkesës në Bankë nuk është i nevojshëm.

 

 

Si funsionon?

 

Gjatë kësaj metode të autentifikimit, procedura për blerje në Internet rrjedh normalisht.

 

Megjithatë, nëse sistemi (bazuar në inteligjencën artificiale) vlerëson se një transaksion i caktuar është i rrezikshëm ose jo-standard Banka do t’i dërgojë përdoruesit një SMS me një kod verifikimi. Është e nevojshme, që përdoruesi i kartës ta shënoj kodin e verifikimit në dritaren që do të hapet në faqen e internetit për të bërë pagesën.   

 

Kjo do të thotë që jo të gjitha transaksionet në internet janë subjekt i verifikimit nëpërmjet SMS-ve nga Banka. Një mesazh SMS me një kod verifikimi dërgohet vetëm në ato transaksione që do të vlerësohen si të rrezikshme dhe jo standarde.

 

Porosia që shfaqet në ekran gjatë përpunimit të transaksionit të Internetit me 3DES Secure është si vijon:

 

visa2

 

 

Nëse gjithçka është në rregull, transaksioni realizohet për disa sekonda dhe mbyllet porosia në ekran.  

 

Në rast të një transaksioni të rrezikshëm ose jo-standard, Banka do të dërgojë SMS porosi me një kod verifikimi tek mbajtësi i kartës. Përdoruesi e kartës duhet ta vendos kodin e verifikimit për ta bërë pagesën. 


Mesazhi që shfaqet në ekran në këtë rast është si më poshtë:

VisaSllika

 

Pyetje më shpesh të parashtruara

 

Çka fitoj unë nga kjo teknologji?

3DES Secure mbron kartelën Tuaj nga transaksionet e paautorizuara dhe Ju garanton besim të plotë derisa bëni pazar në Internet.

 

A paguhet përdorimi i shërbimit 3DES Secure?

Shërbimi 3DES Secure nuk paguhet. Ky shërbim u mundësohet falas të gjithë përdoruesve të kartelave Mastercard® dhe Visa të lëshuara nga Komercijalna Banka AD Skopje dhe për të nuk paguhet as parapagim e as provizion.  

 

Ku mund të bëj Pazar me këtë siguri shtesë?

Në faqet e internetit të cilat e mundësojnë këtë teknologji qëndron shenja Mastercard SecureCode® ose Verified by Visa.

 

A duhet të shmangen dyqanet e Internetit që nuk e kanë shenjën Mastercard SecureCode® ose Verified by Visa?

Dyqanet e Internetit të cilat nuk i kanë këto shenja nuk e kanë standardin 3DES Secure, nuk mundësojnë autentifikimin e transaksionit dhe si të tilla kanë më shumë rreziqe për keqpërdorime të mundshme.

 

Përse na nevojitet kjo mbrojtje e re? Vallë Banka Komercijale a nuk e ka marrë seriozisht sigurinë time deri më tani?

Për Bankën Komercijale, siguria e Juaj është gjithmonë prioriteti më i lartë. 3DES Secure, respektivisht Mastercard SecureCode®  dhe Verified by Visa, është standardi më i lartë ndërkombëtar për mbrojtje të cilin Banka Komercijale e ka implementuar si nivel shtesë të sigurisë, me qëllim që t’ju sigurojë besim të plotë derisa bëni pazar në Internet.

 

Morra e-mail nga Mastercard SecureCode®/Verified by Visa të cilët më kërkojnë të përditësoj të dhënat. A është në rregull kjo?

Mastercard SecureCode®, Verified by Visa dhe Komercijalna Banka AD Skopje asnjëherë nuk do t’ju dërgojnë e-mail duke kërkuar të përditësoni të dhënat e Juaja për asnjë lloj arsye. Nëse merrni një e-mail të tillë, i cili është një përpjekje për mashtrim, menjëherë duhet ta raportoni tek Banka në numrin e telefonit që ndodhet në anën e pasme të kartelës (02/3247-474).

 

 

Këshilla për blerje të sigurtë në Internet



Personi për kontakt



Qendra për autorizim,
Orari i punës: 24 orë, çdo ditë të javës

Telefon: (02) 3247-474
Fax: (02) 3114-232