Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Shitblerja e bonove shtetërore dhe obligacioneve shtetërore

 

 

Komercijalna Banka AD Skopje, si një pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në tregun primar të bonove shtetërore, ju mundëson personave fizikë në mënyrë indirekte të marrin pjesë në ankandet për shitjen e:

  • bonove shtetërore,
  • obligacioneve shtetërore.


Duke filluar prej 25.4.2005, filloi me punë Tregu sekondar i letrave shtetërore me vlerë.

Për të marrë pjesë në ankandin e letrave shtetërore me vlerë, duhet që një ditë para mbajtjes së ankandit të plotësohet dhe dërgohet me faks një formular deri te Shërbimi për tregti në vend në numrin e faksit (02)3218-018.

Vlera minimale për të marrë pjesë në ankand është:

  • për letrat shtetërore me vlerë 10.000,00 denarë (çdo rritje e vlerës nominale bëhet me vlera të rrumbullakuara prej 10.000,00 denarë).


Të interesuarit për blerjen e këtyre letrave me vlerë, nënshkruajnë me Bankën një Marrëveshje për ndërmjetësim, ashtu që të mund të rregullojnë të drejtat dhe detyrimet gjatë ndërmjetësimit të blerjes së të njëjtave, një marrëveshje kjo që është pjesë përbërëse e kërkesave individuale për blerjen e letrave shtetërore me vlerë.


Në ditën e ankandit të bonove shtetërore, më së voni deri në orën 10:00, bëhet pagesa në shumën e skontuar për blerjen e bonove (vlera nominale e skontuar në shumën e interesit), e llogaritur në bazë të çmimit të përcaktuar nga norma e interesit sipas së cilës blehen bonot shtetërore. Në ditën e zhvillimit të ankandit për obligacionet shtetërore, bëhet pagesa e shumës së llogaritur për blerjen e obligacioneve, e llogaritur në bazë të çmimit të përcaktuar nga norma e kthimit sipas së cilës blehen obligacionet shtetërore.


Për shërbimet e kryera, Banka llogarit dhe faturon këto pagesa:

  • 0.12% të vlerës nominale të çdo oferte të suksesshme për blerjen e letrave shtetërore me vlerë, minimum 300,00 denarë në ditën e ankandit.

 

Ministria e Financave, duke filluar prej 04.10.2007, prezantoi ofertat jokonkurruese si një mënyrë e re e ankandit (vetëm për personat fizikë), që nënkupton blerjen e letrave shtetërore me vlerë (LSHV) me normën e njëjtë të skontimit ose me normën e kthimit që u është ofruar ofertuesve konkurrues.


Ministria e Financave e definon shumën e ofertave jonkonkurruese me ankand për çdo Prospekt të LSHV si përqindje e shumës së LSHV që është ofruar për shitje në ankand.

 

Me termin „"Repo transaksione" “ (Marrëveshje e riblerjes) nënkuptohet shitja/blerja e shpejtë e letrave shtetërore me vlerë me detyrim për rishitjen/riblerjen e tyre.

 

Vërejtje: bëhet fjalë për „një treg relativisht të ri“ i cili, edhepse është tërësisht i mbuluar me rregullativa, è është akoma jo shumë aktiv. Për konsultime plotësuese profesionale drejtohuni tek personat për kontakt, si edhe në ueb faqet (tek pjesët e letrave shtetërore me vlerë) e Ministrisë së financave dhe të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë:




Kontaktoni persona



Emilija Petreska
Telefon: (02) 3168-366
Fax: (02) 3113-228
e-mail: emilija.petreska@kb.com.mk

Aleksandar Georgievski
Telefon: (02) 3168-363
Fax: (02) 3113-228
e-mail: aleksandar.georgievski@kb.com.mk