• Ekspoziturat dhe filijalet


  • Broshura



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Urdhëri periodik për personat fizikë

 

 

Mbajtësi i llogarisë rrjedhëse transaksionale mund të japë urdhër periodik dhe të autorizojë Bankën që në emrin e tij/saj dhe nga mjetet e llogarisë rrjedhëse transaksionale të tij/saj, pa pagesë të kryejë pagesa të faturave të rregullta shtëpiake (faturat për ujë, energji elektrike, ngrohje, telefonisë fikse dhe mobile, internet dhe TV kabllovik), transfer në një llogari tjetër transaksionale, në librezë kursimi në denarë në Bankë, si edhe pagesat e kredive të lëshuara nga Banka.

 

Mbajtësi i llogarisë mund të japë urdhër periodik për bartje të mjeteve prej llogarisë së tij/saj transaksionale në çfarëdo llogari tjetër në Bankën Komerciale ose në banka tjera, duke paguar kompensim sipas tarifës aktuale për kryerje të pagesave nëpër sportelet e Bankës.
 

Personi i verbër mund të aktivizojë urdhër periodik në prani të dy dëshmitarëve. Njëri nga dëshmitarët duhet të jetë i punësuar në Bankë, por mundet që edhe dëshmitari tjetër (të dy dëshmitarët) të jenë të punësuar në Bankë. Dëshmitarët i lexojnë klientit të gjithë përmbajtjen e formularit për urdhër periodik të cilën duhet ta nënshkruajë klienti. Klienti vërteton se i kupton plotësisht dhe se i pranon dispozitat e caktuara në këto dokumente, dhe i miraton të njëjtat duke nënshkruar Deklaratën me faksimil. Dëshmitarët e nënshkruajnë të njëjtën deklaratë me emrin dhe mbiemrin e plotë, dhe më këtë deklarojnë se klienti është i njohur me përmbajtjen e dokumenteve dhe se i pranon kushtet dhe rregullat e caktuara në këto dokumente.

 
  Deklarata për aktivizimin e urdhërit periodic për persoant e verbër
 
Me urdhër periodik ju mund të paguani edhe taksën radiodifuzive me kompensim minimal prej 2 denarë (për urdhëresë).

 

Krejt è çka duhet të bëni është të drejtoheni në degët dhe filialet e Bankës me faturën e fundit të paguar dhe me dokument identifikimi dhe të nënshkruani urdhërin periodik.



Personi për kontakt



Marija Srbinovska, Përgjegjës i shërbimit për llogaritë transakcionale
Telefon: (02) 3168-136
Fax: (02) 3220-987
e-mail: marija.srbinovska@kb.com.mk