• Ekspoziturat dhe filijalet



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Pagesat për viza

 

Pagesat për vizat e Ambasadës së SHBA

 

Duke filluar prej 3.12.2012, Komercijalna Banka AD Skopje fillon me një mënyrë të re për pagesën e vizës amerikane.

 

Pagesat për lëshimin e vizës amerikane në Republikën e Maqedonisë bëhen nëpër sportelet e Komercijalna Banka AD Skopje vetëm me para të gatshme.

 

Klientët të cilët aplikojnë për vizë për SHBA mund ta bëjnë këtë edhe në ueb faqen http://MACEDONIA.usvisa-info.com.

 

Pas regjistrimit ne ueb faqen e lartëpërmendur dhe pas plotësimit të të dhënave të kërkuara për aplikim për vizë amerikane, nëse klienti vendos që taksën administrative do ta paguajë me para të gatshme, duhet të printojë fletëpagesën CSC për shërbime konzulare dhe taksë administrative për lëshimin e vizës së SHBA në dy kopje.

 

Klienti, me kopjen e printuar të fletëpagesës , duhet të drejtohet në sportelet e Komercijalna Banka AD Skopje që të kryejë pagesën. Pagesa bëhet në denarë, për çka klienti merr vërtetim për shërbimin e bërë.

 

Pas kalimin e së paktës dy ditë pune pas kryerjes së pagesës, klienti përsëri llogohet në faqen e njëjtë të internetit dhe i fut disa të dhëna nga fletëpagesa të cilën e merr në sportelet e Komercijalna Banka AD Skopje, ku pastaj merr termin për intervistë në Ambasadë. I gjithë komunikimi me klientin shkon përmes ueb faqes së lartëpërmendur.

 

Pagesat për viza për vendet tjera

 

 

Në Komercijalna Banka AD Skopje mund të bëni pagesa për lëshimin e vizave për këto vende:

  • Ukrainë;
  • Hungari;
  • Mal të Zi dhe
  • Bosnë dhe Hercegovinë.

 

Pagesat për viza për në Ukrainë, Hungari dhe për Bosnë dhe Hercegovinë, mund t’i bëni në të gjitha sportelet e degëve dhe filialeve të Bankës Komerciale, ndërsa pagesa për vizën për Mal të Zi mund të bëhet vetëm në Zyrën Qëndrore të Bankës.

 

Vlera e pagesës së vizës caktohet sipas tarifave të caktuara sipas llojit të vizës, që është specifike për secilin vend veç e veç.


 



Kontaktoni persona



Biljana Boceva, Përgjegjës i shërbimit për punë operative
Telefon: (02) 3168-912
e-mail: biljana.boceva@kb.com.mk

Biljana Adamceska, Koordinator kryesor për qarkullimin e pagesave në vend
Telefon: (02) 3168–903
e-mail: Biljana.Adamceska@kb.com.mk