Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Shitja e pjesëve të KB Publikum – Balansiran

 

Të gjithë personat e interesuar fizikë dhe subjektet juridike mund të blejnë pjesë të fondit investues KB Publikum Balansiran të KB Publikum Invest SHA Shkup, nëpër sportelet e Komercijalna Banka AD Skopje.

Pjesët mund të blehen në këto degë dhe filiale të Bankës Komerciale, të vendosura në Shkup:

  1. Buket – pranë zyrave të KB Publikum Invest.
  2. Avtokomanda.
  3. Bunjakovec.
  4. Biser.
  5. GTC.
  6. Gjorçe Petrov.
  7. Leptokari.
  8. Ruzveltova.
  9. Cvetan Dimov.
  10. Çeshma.
  11. Zyra Qëndrore e Bankës.

 

Shitja e pjesëve mund të bëhet edhe nëpër të gjitha degët dhe filialet e Bankave në Maqedoni.

Për blerje të pjesëve të fondit investues KB Publikum Balansiran klientët duhet të plotësojnë fletëparaqitjen dhe kërkesën për blerjen e dokumenteve për pjesë dhe t’i dorëzojnë në sportelet e Bankës. Pastaj:

 

  1. personi fizik , duhet të legjitimohet me një dokument identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë), ndërsa
  2. subjekti juridik, duhet të dorëzojë një dokument të besueshëm në përputhje me dispozitat ligjore, respektivisht dokument të gjendjes aktuale të regjistrimit ose dokument tjetër të lëshuar nga autoritetet kompetente.

Nëse gjatë plotësimit të fletëparaqitjes dhe kërkesës, pala gjegjësisht personi fizik ose juridik, prezantohet përmes përfaqësuesit, atëherë përfaqësuesi në fjalë duhet të depozitojë edhe një autorizim të vërtetuar në noter konkretisht autorizim për blerjen e pjesëve, një kopje të dokumenteve të identifikimit të pronarit (letërnjoftim/pasaportë) të vërtetuar në noter dhe një dokument identifikimi të personit të autorizuar – përfaqësuesit.

Vlera e pjesës: Klientët do të blejnë dokumentet për pjesë sipas vlerës së pjesës individuale në ditën e blerjes (T), nëse mjetet paguhen gjatë asaj dite deri në orën 14:00. Nëse mjetet financiare paguhen gjatë asaj dite por pas orës 14:00, pjesët do të blehen sipas vlerës të pjesës individuale të ditës së ardhshme të vlerësimit (Т+1).

Për informata më të hollësishme mund të vizitoni ueb faqen e KB Publikum Invest SHA Shkup: http://www.kbpublikum.com.mk/



Personi për kontakt



Biljana Boceva, Përgjegjës i shërbimit për punë operative
Telefon: (02) 3168-912
e-mail: biljana.boceva@kb.com.mk