• Ekspoziturat dhe filijalet



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Policat e sigurimit përmes Eurolink Sigurimit

 

 

 

 

 

Sigurimi shtëpiak (Domi dhe Domi Plus)

 

 

Ku merret

  • Policat për sigurim shtëpiak mund t’i merrni në sportelet e Bankës në degët më të mëdha në Shkup, si edhe në të gjitha degët dhe filialet e Bankës Komerciale në Republikën e Maqedonisë.

 

 

Dokumentacioni i nevojshëm

  • kërkesa e plotësuar për sigurim.

 

 

Mënyra e pagesës

  • me para të gatshme,
  • në 6 këste mujore me urdhër periodik nga llogaria rrjedhëse transaksionale e klientit e hapur në Bankën Komerciale.

 

 

Çka sigurohet

 

А. Sigurimi shtëpiak Domi

  • sigurim vetëm i pjesës ndërtimore të shtëpisë (pa sendet/orenditë shtëpiake),
  • sigurim vetëm nga rreziqet themelore: nga zjarri dhe disa raste tjera të rezikshme,
  • paketë themelore (çmim më i ulët) – më së shpeshti për vinkulim (kredi),
  • nëse shkatërrohet pjesa ndërtimore, paguhet aq sa është e nevojshme për t’urindërtuar po i njëjti objekt i banimit.

 

B. Sigurimi shtëpiak Domi Plus

  • sigurim i pjesës ndërtimore dhe sendet e shtëpisë (e gjithë shtëpia me orenditë e saj: mobilje, pajisjet teknike, pikturat artistike, etj),
  • sigurim kundrejt paketit të zgjeruar të rreziqeve: zjarrit dhe disa disa rasteve tjera të rezikshme, vjedhjes dhe grabitjes, shpenzimet për strehim të domosdoshëm,
  • paket i zgjeruar (çmim më i lartë) – për mbulim të plotë (të vërtetë) dhe për vinkulim,
  • nëse shkatërrohet pjesa ndërtimore, paguhet aq sa është e nevojshme për t’urindërtuar po i njëjti objekt i banimit (vlera e ndërtimit),
  • nëse shkatërrohen orenditë e shtëpisë, paguhet aq sa është e nevojshme për riparimin/renovimin e tyre.

 

^ Në krye



Sigurimi kasko i automjeteve

 

 

Ku merret

  • Policat për sigurim kasko të automjeteve mund t’i merrni në sportelet e Bankës në degët më të mëdha në Shkup, si edhe në të gjitha degët dhe filialet e Bankës Komerciale në Republikën e Maqedonisë.

 

 

Mënyra e pagesës

  • në sportelin e Bankës, me transfer të mjeteve nga llogaria transaksionale e klientit në llogarinë e kompanisë Eurolink Sigurimi SHA ,
  • në 6 këste mujore me urdhër periodik nga llogaria rrjedhëse transaksionale e klientit e hapur në Bankën Komerciale.

 

 

Dokumentacioni i nevojshëm

  • kërkesa e plotësuar për sigurim kasko,
  • profatura / fatura për automjetin e blerë ose libreza e automjetit,
  • letërnjoftim.

 

 

Çka sigurohet

 

Sigurimi kasko i automjetit mbulon sigurimin kundrejt:

  • aksidentit,
  • vjedhjes,
  • sigurimit të pasagjerëve në rast aksidenti (invaliditet i përhershëm ose vdekje) – me pagesë shtesë dhe,
  • rasteve të tjera të parapara me Kushtet e përgjithshme të sigurimit të kompanisë Eurolink Sigurimi SHA.

 

^ Në krye

 

 

 

Sigurimi i udhëtimit

 

Ku merret

  • Policën për sigurimin e udhëtimit mund ta merrni në sportelet e Bankës në degët më të mëdha në Shkup, si edhe në të gjitha degët dhe filialet e Bankës Komerciale në Republikën e Maqedonisë.

 

 

Mënyra e pagesës

  • Në sportelin e Bankës, me transfer të mjeteve nga llogaria transaksionale e klientit në llogarinë e Eurolink Sigurimi SHA.

 

 

Dokumentacioni i nevojshëm

  • kërkesa e plotësuar për sigurim udhëtimi,
  • kopje e pasaportës.

 

 

Çka sigurohet

Sigurimi i udhëtimit ofron ndihmë dhe shërbime sigurimi që rrjedhin nga rastet e siguruara që paraqiten jashtë vendit dhe që janë të lidhura me udhëtimet jashtë:

  • sigurim dhe asistencë shëndetësore,
  • sigurim dhe asistencë gjatë udhëtimit,
  • sigurim nga fatkeqësitë,
  • sigurim nga aksidentet sportive (me premi/pagesë shtesë).

 

^ Në krye



Kontaktoni persona



Biljana Adamceska, Koordinator kryesor për qarkullimin e pagesave në vend
Telefon: (02) 3168–903
e-mail: Biljana.Adamceska@kb.com.mk

Biljana Boceva, Përgjegjës i shërbimit për punë operative
Telefon: (02) 3168-912
e-mail: biljana.boceva@kb.com.mk