• Internet banka


  • Udhëzues për Internet Bankën


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kërkesë


  • Formularë


  • Internet banka për persona fizik-demo



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Bankë Interneti për personat fizikë



Shërbimi "Bankë Interneti" për personat fizikë është një zgjidhje moderne teknike përmes së cilës i përmbushim nevojat tuaja të sofistikuara dhe i ofrojmë shërbimet tona më afër jush. Nëpërmjet përdorimit të këtij shërbimi, ju keni në dispozicion një gamë të gjerë të shërbimeve të avancuara bankare të cilat mund ti shfrytëzoni në çdo vend, në çdo kohë, 24 orë në ditë, pavarësisht nga orari i punës së Bankës.

"Bankë Interneti" është një shërbim i cili, pa qenë nevoja të paraqiteni në sportelet e Bankës, ju mundëson:

  • realizim të shpejtë dhe efikas të transaksioneve financiare të nënshkruara në mënyrë digjitale;
  • përdorim mjaft i thjeshtë – Udhëzues për Internet Bankën për personat fizikë;
  • siguri dhe mbrojtje maksimale – rregullat e funksionimit;
  • pagesa të shërbimeve publike komunale dhe pagesa tjera në denarë në vend;
  • shitblerje të valutave të huaja (jo të gatshme);
  • transferim të mjeteve të depozitës së kursimit të afatizuar dhe depozitës së kursimit në të parë (të paafatizuar), edhe atë: në librezat e hapura devizore të kursimit të Shfrytëzuesit dhe në librezat e hapura të kursimit në denarë për të cilat Shfrytëzuesi ka autorizim/qasje për ti parë;
  • kontroll të bilancit të gjendjes së llogarive tuaja në denarë dhe në valutë të huaj, të depozitave të kursimit, të kartave për pagesa dhe kartave kreditore;
  • kontroll të bilancit të gjendjes dhe marrjen e certifikatave për kartat bankare MasterCard® dhe Visa;
  • marrjen e raporteve për llogaritë në denarë dhe në valutë të huaj dhe për kartat për pagesë.


Krejt è çka ju nevojitet është:
  • kompjuter personal dhe
  • qasje në Internet.

Kërkesën e plotësuar për të shfrytëzuar shërbimin së bashku me dokumentacionin tjetër të nevojshëm mund ta dorëzoni tek nëpunësi përgjegjës në njërën nga filialet apo degët më të mëdha të Bankës.

Banka mundëson shfrytëzimin e shërbimeve "Bankë Interneti" edhe për personat e verbër. Pajtimi për shfrytëzimin e shërbimeve bankare përmes Internetit nga personi i verbër bëhet në prani të dy dëshmitarëve. Njëri nga dëshmitarët duhet të jetë i punësuar në Bankë, por mundet që edhe dëshmitari tjetër (të dy dëshmitarët) të jenë të punësuar në Bankë. Dëshmitarët i lexojnë klientit të gjithë përmbajtjen e Kërkesës, Marrëveshjes, dhe Kushteve të përgjithshme për përdorimin e shërbimeve bankare përmes Internetit për personat fizikë përmes “Bankës së Internetit”. Klienti vërteton se i kupton plotësisht dhe se i pranon dispozitat e caktuara në këto dokumente, dhe i miraton të njëjtat duke nënshkruar Deklaratën me faksimil. Dëshmitarët e nënshkruajnë të njëjtën deklaratë me emrin dhe mbiemrin e plotë, dhe më këtë deklarojnë se klienti është i njohur dhe se i pranon kushtet dhe rregullat e caktuara në këto dokumente.



Informata mbi përdorimin e shërbimit, si edhe për plotësimin e formularëve dhe kërkesave për shërbimin "Bankë Interneti"  mund të merrni në numrin e telefonit:
  • (02) 3168-136


Për të caktuar termin për ri-lëshimin e certifikatave digjitale ju lutemi paraqituni në:

  • (02) 3168-177


Për ndihmë, probleme teknike, pyetje dhe çështje tjera përkrahëse ju lutemi paraqituni
  • në qendrën–për kontakt në (02) 3296 800, prej 08:00 deri në 19:00 ose
  • në e-mail adresën: support@kb.com.mk.


Pagesat për përdorimin e shërbimit

 

PAGESAT PËR SHËRBIMIN "BANKË INTERNETI" PËR PERSONAT FIZIKË

Lëshimi i listës së kodeve për përdorim të njëhershëm

pa pagesë

Lëshimi i certifikatës digjitale në USB token
  • lëshimi i parë

1.500 denarë

  • ri-lëshim çdo të tretin vit 

500 denarë

  • zhbllokim

500 denarë

  • lëshimi i parë i certifikatës digjitale në USB token personale

300 denarë

TRANSAKSIONET PËRMES SHËRBIMIT "BANKË INTERNETI"

Pagesa të parave jo të gatshme përmes kliringut intern:

4 denarë për urdhëresë

Pagesa të parave jo të gatshme përmes KIBS:

 

- urdhëresë deri në 10.000 denarë

13 denarë për urdhëresë

- urdhëresë mbi 10.000 denarë

18 denarë për urdhëresë

Pagesa të parave jo të gatshme përmes MIPS

100 denarë për urdhëresë

Pagesa të parave jo të gatshme (me virman) nga llogaritë rrjedhëse transaksionale të personave fizikë në favor të subjekteve juridikë, me të cilët Banka ka lidhur marrëveshje për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella

në ngarkesë të subjektit juridik sipas marrëveshjes

Pagesa të parave jo të gatshme (me virman) nga llogaritë rrjedhëse transaksionale të personave fizikë në favor të llogarive të personave juridikë në Bankë:

 

- nga llogaria personale në favor të: llogarisë personale, llogarisë së huaj ose llogarisë humanitare

pa pagesë



Personi për kontakt



Marija Srbinovska, Përgjegjës i shërbimit për llogaritë transakcionale
Telefon: (02) 3168-136
Fax: (02) 3220-987
e-mail: marija.srbinovska@kb.com.mk