• Kushtet e përgjithshme


  • Udhëzime me video për telefon


  • Udhëzime me video për tablet


  • Udhëzues për bankingun mobil



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Aplikacioni mobil mBanka


Shkarko aplikacionin falas mobil mBanka të Bankës Komerciale SHA Shkup në smart telefonin ose tabletin Tuaj dhe Ju do të keni me vete një filial virtual në çdo kohë dhe në çdo vend. 

 

 

мБанка за физички лица на app store мБанка за физички лица на app store

 

Çka është mBanka?

 

mBanka është një aplikacion falas për telefonat celularë dhe tabletet, e cila mundëson qasje të lehtë dhe të sigurtë në shumë shërbime për personat fizikë të Bankës Komerciale.   

 

Duke përdorur këtë aplikacion Ju do të mund të kontrolloni në çdo moment gjendjen e llogarive bankare, depozitave të kursimit, ose kartelave Tuaja, do të mund të bëni transfere të mjeteve në mënyrë të lehtë dhe të sigurtë dhe do të mund të gjeni të gjitha informatat në lidhje me produktet dhe shëbimet që ofrohen për qytetarët. Krejt çka ju duhet është të keni telefon celular ose tablet dhe lidhje interneti.

 

Aplikacioni mBanka Ju mundëson:

  • kontroll të gjendjes së llogarisë dhe qarkullimit të llogarive transaksionale (në denarë dhe në valutë të huaj)
  • kontroll të gjendjes së llogarisë dhe qarkullimit të kartave të kreditit
  • kontroll të gjendjes së llogarisë dhe qarkullimit të depozitave të kursimit (në denarë dhe në valutë të huaj)
  • kontroll të gjendjes së kredive të aprovuara
  • pagesë e faturave dhe transfer i mjeteve nga llogaria transaksionale në denarë në llogaritë tjera, pa harxhime ose me mbi 60% tarifa më të ulta se sa në sportel
  • ndryshimin e limiteve ditore dhe mujore të kartave të kreditit dhe të debitit
  • njoftime pa pagesë për të hyrat dhe të dalat e kartave dhe llogarive transaksionale
  • gjetjen e bankomateve ose ekspoziturave më të afërta
  • si edhe informata për kurset e këmbimit
  • kalkulatorin e kredisë, kalkulatorin e kursimit dhe kalkulatorin për shitblerjen e valutave të huaja
  • informata dhe risi për produktet dhe shërbimet e Bankës të dedikuara për personat fizikë
  • mundësi për të provuar opsionin demo përdorues, etj.

 

 

Si përdoret mBanka?

 

Aplikacioni shkarkohet falas nga App Store (me version iOS 6 ose me version më të ri) dhe Google Play (me version Android 2.3.3 ose me version më të ri).  Për përdorimin e mBanka është e nevojshme të keni lidhje Interneti.

 

Nëse jeni përdorues ekzistues i shërbimeve përmes Internetit të Bankës Komerciale, Ju menjëherë mund të regjistroni pajisjen tuaj mobile (kjo bëhet një herë pa pasur nevojë për të shkuar në Bankë për të lidhur kontratë të re) dhe të filloni të përdorni të gjitha funksionalitetet e aplikacionit. Kjo do të thotë që ju mund të ndiqni gjendjen e llogarive dhe kartave Tuaja, të kryeni transaksione nga llogaria Juaj, si dhe të keni qasje në të gjitha informatat në lidhje me produktet dhe shërbimet e Bankës Komerciale.

 

Aplikacionin mund ta përdorni edhe nëse nuk jeni përdorues të Internet bankës. Në këtë rast, Ju në çdo kohë do të mund të keni qasje në informatat tona publike mbi produktet dhe shërbimet tona, shërbimet e vendndodhjes së bankomateve apo filialeve më të afërta të Bankës Komerciale, të dini kursin aktual të këmbimit, etj.   Për të provuar qasjen në shërbimet tona për të ndjekur gjendjen e llogarive dhe për të bërë pagesa dhe transfere të parave, Ju do të mund të përdorni Demo përdoruesin dhe të bindeni në thjeshtësinë dhe efikasitetin e kësaj pjese të aplikacionit.

 

 

Për qasje më të lehtë dhe përdorim më të thjeshtë Ju mund ta shihni doracakun që ndodhet më poshtë në këtë faqe, ndërsa më shumë detaje rreth përdorimit të aplikacionit do të mund të gjeni në Kushtet e përgjithshme.

 

 

Bashkim i sigurisë dhe thjeshtësisë       

 

Aplikacioni mobil mBanka përdor zgjidhjet më bashkëkohore të cilat në të njëjtën kohë ofrojnë përdorim të thjeshtë të shërbimeve bankare dhe nivel më të lartë të sigurisë për klientët e Bankës.

 

Përmes mBanka, gjendjen e llogarive Tuaja si dhe realizimin e pagesave dhe transfereve do të mund ta bëni duke marrë një PIN te zgjedhur nga Ju. Kjo do të thotë se më nuk do të keni nevojë të shënoni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin Tuaj apo për më shumë të mbani me vete tokenin Tuaj të sigurisë ose kodet për një përdorim.

 

Për siguri më të madhe të përdoruesve, aplikacioni ka limite maksimale për qarkullimin ditor dhe mujor. Të njëjtat do të mund ti ndryshoni vetë sipas nevojave Tuaja.

 

Për momentin, ky aplikacion është unik në vendin tonë, i cili ofron interfejs të përshtatur enkas për të punuar në tablete, e gjithë kjo me qëllim që në mënyrë optimale ta shfrytëzoni ekranin që të keni navigacion dhe qasje më të thjeshtë në shërbimet e Bankës.

 

 

Regjistrimi në paisjen Tuaj për ndjekjen e lllogarive

 

Nëse doni ta ndiqni gjendjen, qarkullimin dhe mjetet e rezervuara të llogarive Tuaja, është e nevojshme t’i realizoni 5 hapat në vijim, që të mundni në mënyrë të suksesshme ta bëni regjistrimin e pajisjes Suaj mobile:

  1. Gjatë lajmërimit për herë të parë në mBanka nga telefoni Juaj celular ose tableti, identifikohuni me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin ekzistues Tuajin, me të cilët lajmëroheni në Internet bankën nëpërmjet kompjuterit.
  2. 2. Pas lajmërimit të suksesshëm, në ekranin e telefonit celular dhe tabletit Tuaj, do t’ju hapet dritarja e fotoaparatit digjital të instaluar. Me përdorimin e tij, do të duhet ta skanoni QR kodin e shënuar në hapin e 4-të.
  3. Lajmërohuni në Internet bankën (https://www.banka.com.mk/), nëpërmjet kompjuterit personal dhe në pjesën “Pajisjet e mia”, shënojeni pajisjen Tuaj mobile dhe klikoni në butonin “Aktivizo pajisjen”.
  4. Me ndihmën e fotoaparatit digjital të instaluar në pajisjen Tuaj, skanojeni QR kodin e shfaqur.
  5. Zgjidhni një PIN gjashtëshifror për tu regjistruar në mBanka dhe konfirmojeni atë.

 

 

Regjistrimi në pajisjen Tuaj për realizimin e transaksioneve

 

Realizimi i transaksioneve përmes mBanka është shumë i thjeshtë, i sigurtë dhe me pagesa të ulta.

Nëse doni të realizoni transaksione, duhet të ndiqni këto hapa për regjistrim të pajisjes Suaj të celularit:

 

  1. Për llogarinë e dhënë transaksionale duhet të keni autorizim për realizimin e transaksioneve përmes Internet Bankës.
  2. Duhet të keni listë të vlefshme të kodeve (opsioni pa pagesë) ose token me certifikatë digjitale për realizimin e transfereve në Internet Bankën
  3. Regjistrohuni në Internet Bankën në pjesën “Pajisjet e mia”, zgjidhni pajisjen Tuaj dhe klikoni në butonin “Mundëso transaksione dhe ndrysho limitet”.
  4. Vendosni limite ditore dhe mujore për PP30 për pajisjen e zgjedhur sipas dëshirës Tuaj ose pranoni vlerat e lejuara maksimale të caktuara nga Banka.
  5. Konfirmoni zgjedhjen Tuaj me listën e kodeve ose tokenit që e keni në dispozicion.
  6. Regjistrohuni përsëri nga celulari Juaj prej ku do të mund ta shfrytëzoni këtë shërbim.

 

Nëse keni nevojë për ndihmë, shihni udhëzimet me video për regjistrim të telefonit celular dhe tabletit Tuaj.

 

 

Kudo që të gjendeni, që tani Internet banka Juaj me besnikëri do t’ju ndjek në secilin hap Tuajin. 

Ju lutemi, që për probleme të mundshme teknike ose për çdo paqartësi eventuale ta kontaktoni qendrën tonë për përkrahje të Internet bankës:

tel: (02) 3296-800 
(E hënë – e premte: 08:00 - 19:00, të shtunën 08:00 - 15:00)
E-mail: support@kb.com.mk