• Kërkesë


  • Kushtet e përgjithshme



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

SMS Banking - Shërbime bankare përmes SMS për personat fizikë

 

 

Shërbimi "SMS Banking" është një shërbim informativ i Bankës, i cili i mundëson mbajtësit e kartave bankare për pagesa të lëshuara nga Banka, të pranojnë informata përmes SMS në telefonat e tyre mobil, lidhur me gjendjen dhe ndryshimet në llogaritë e tyre. Banka i dërgon mesazhe shfrytëzuesit të shërbimit në telefonin e saj/tij mobil, lidhur me të gjitha ndryshimet e bëra në llogaritë e kartave të pagesës për çdo transaksion të bërë, nëse personi në fjalë ka aplikuar për shërbimin "SMS Banking".

Shërbimin "SMS Banking" mund ta shfrytëzojë çdo person fizik që:

  • ka kartë debiti dhe/ose krediti;
  • ka hapur llogari rrjedhëse transaksionale;
  • ka telefon mobil në rrjetin e operatorëve të autorizuar mobil në territorin e Republikës së Maqedonisë.

 

 

 

Avantazhet e përdorimit të shërbimit "SMS Banking" për personat fizikë:

  • njoftime lidhur me kartën tuaj kudo në botë;
  • ju mundëson akses në llogarinë tuaj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë;
  • mbrojtje nga realizimi i shumëfishtë i të njëjtit transaksion;
  • parandalon keqpërdorimin e kartës;
  • siguri shtesë gjatë kryerjes së transaksioneve. 

 

 

 

Dokumentet e nevojshme

Për përdorimin e shërbimit "SMS Banking" –shërbime bankare përmes SMS ju nevojiten këto dokumente:

 

Kërkesën e plotësuar për të shfrytëzuar shërbimin së bashku me dokumentacionin tjetër të nevojshëm mund ta dorëzoni tek nëpunësi përgjegjës në njërën nga filialet apo degët më të mëdha të Bankës. 

 


Pagesat për përdorimin e shërbimit

 

Banka ju vë në llogari këto pagesa për shfrytëzimin e shërbimit "SMS Banking":

 

PAGESA PËR SHËRBIMIN BANKAR "SMS BANKING" PËR PERSONAT FIZIKË

Regjistrimi i shërbimit

pa pagesë

Njoftim për ri-lëshimin e kartës

pa pagesë

Njoftim për ri-lëshimin e kartës së humbur/vjedhur

pa pagesë

Njoftim për ri-lëshimin e PIN-it

pa pagesë

Njoftim për derdhjen në llogarinë e kartës

3 denarë me TVSH-në e përfshirë

Njoftim për daljet/tërheqjet nga llogaria e kartës nëpër bankomatet apo terminalet e pikave të shitjes POS

3 denarë me TVSH-në e përfshirë

 

Të gjitha mesazhet e dërguara gjatë muajit do të paguhen direkt nga llogaria juaj transaksionale në fillim të muajit të ardhshëm.



Kontaktoni persona



Marija Srbinovska, Përgjegjës i shërbimit për llogaritë transakcionale
Telefon: (02) 3168-136
Fax: (02) 3220-987
e-mail: marija.srbinovska@kb.com.mk

Elena Arsova Begic, Përgjegjës i shërbimit për karta bankare
Telefon: (02) 3168-108
Fax: (02) 3114-232
e-mail: elena.arsova@kb.com.mk