• Udhëzim për përdorim


  • Kushtet për përdorim – KomPay


  • Kushtet për përdorim - kartave digjitalizuara


  • Politika e privatësisë



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Aplikacioni mobil KomPay

 

 

 

 

 

 

Çka është KomPay?

 

KomPay është aplikacion mobil falas i Bankës Komercijale i cili mundëson pagesë pa kontakt në pikat e shitjes.

 

Aplikacioni KomPay, me ndihmën e kartave bankare të digjitalizuara pagesore, Ju mundëson të bëni pagesa në terminalet POS të cilat posedojnë teknologjinë për pagesa pa kontakt, pa përdorim të kartës bankare fizike.

 

Përmes KomPay, telefoni mobil zëvendëson kartën pagesore.

 

Kartat për pagesa të Bankës Komercijale munden shumë thjeshtë të digjitalizohen në aplikacionin KomPay dhe të ruhen në mënyrë të sigurtë në smartfon. Në këtë mënyrë, mundësohet pagesa pa kontakt me smartfon në vend të kartës bankare.

 

KomPay Ju mundëson të zgjidhni me cilën kartë të digjitalizuar të bëni pagesën. Mundësitë për përdorim të kartës së digjitalizuar bankare janë konform mjeteve të disponueshme në llogarinë e kartës fizike të debitit, ose gjendjes së kartës së kreditit.

 

KomPay është aplikacioni i parë i këtij lloji në tregun maqedonas kështu që qytetarëve tanë për herë të parë ju mundësohet teknologjia më e fundit për këtë lloj të pagesës.

 

 

 

Përparësitë:

 

  • Smartfoni Juaj është gjithmonë në kontakt me gishtërinjtë Tuaj, dhe prej tani me të do të mundeni të bëni edhe pagesa;
  • mund ta përdorni kudo ku ka terminale POS me mënyrën pa kontakt të pagesës së kartave (PayPass);
  • prej tani çdo Mastercard® kartë e Bankës Komercijale mund të jetë pa kontakt;
  • mund të bëni pagesa pa lidhje aktive të internetit (deri në 10 pagesa para se të lidheni përsëri në Internet);
  • ju mundësohet pagesë e shpejtë, e thjeshtë dhe e sigurtë në shumë pika të shitjes kudo në botë;
  • përdorimi i teknologjisë së fundit për pagesë dhe mbrojtje;
  • nuk ka pagesë për shkarkimin dhe aktivizimin e aplikacionit;
  • regjistrohen dy Mastercard® karta për çdo përdorues në periudhën promovuese deri në 30.04.2018.

 

 

Për regjistrim të suksesshëm të aplikacionit mobil KomPay, është e nevojshme:

 

  • të posedoni kartë aktive të lëshuar nga Banka;
  • ta shkarkoni versionin më të fundit të aplikacionit mobil KomPay nga Google Play Store;
  • të keni lidhje aktive të internetit;
  • ta aktivizoni opsionin NFC në pajisjen tuaj të celularit;
  • të regjistroni e-mailin Tuaj ku Banka do t’Ju dërgojë një kod vërtetimi;
  • ti pranoni Kushtet e përdorimit të KomPay;
  • të zgjidhni PIN-in të cilin do ta përdorni gjatë hapjes së aplikacionit dhe gjatë pagesës.

 

Me KomPay mund të digjitalizohen të gjitha kartat Mastercard® që i posedoni, pa marrë parasysh nëse plastika të cilën e posedoni është pa kontakt apo jo.

 

Procedura për digjitalizimin e kartës fizike të aplikacionit mobil KomPay realizohet në disa hapa:

 

  1. Shënoni detajet e kartës fizike bankare, respektivisht numrin e kartës, afatin e vlefshmërisë dhe kodin CVC2;
  2. Ju dërgohet kodi i vërtetimit si vlera e transaksionit, i cili do të evidentohet si transaksion i rezervuar i llogarisë së kartës që e digjitalizoni);
  3. Shënoni kodin e vërtetimit (3 shifra pa pikë decimale) në fushën përkatëse të aplikacionit mobil të KomPay;
  4. Pranoni Kushtet e përdorimit të kartave bankare të digjitalizuara   përmes aplikacionit mobil KomPay;
  5. Digjitalizimi është i suksesshëm pasi të paraqitet imazhi i kartës përkatëse bankare në ekranin e aplikacionit mobil KomPay.

 

Pagesë për një sekondë

 

Со Me KomPay mund të paguhet në të gjitha pikat e shitjes ku ka terminal për pagesa pa kontakt (contactless payment):

 

Kompay1

Kompay2

 

 

Procedura për pagesa me KomPay është shumë e thjeshtë:

 

 

Kompay3

Kompay4

Kompay5
 

Hapni aplikacionin dhe zgjidhni kartën që dëshironi të paguani

Prekni smartfonin në terminalin e pagesës

Pagesa është realizuar

 

 

Lista e pikave të shitjes me mundësi të pagesës pa kontakt është gjithnjë në rritje. Me pagesën pa kontakt ju mund të paguani nëpër restorante, kafe, pompa të benzinës, shitore të çfarë do lloji, supermarkete dhe në shumë vende të tjera.

 

 

Disponueshmëria

 

KomPay në këtë moment është në dispozicion për pajisjet Android™ përmes shkarkimit falas nga Google Play. E nevojshme është të keni pajisje me të paktën Android 4.4 dhe teknologjinë NFC.

 

 

Me këtë aplikacion mund të digjitalizohen të gjitha kartat pagesore Mastercard® të lëshuara nga Komercijalna Banka AD Skopje – debitore, kreditore, premium dhe afariste. Versionet tjera të aplikacionit do të mundësojnë digjitalizimin edhe të kartave Visa të Bankës, për çka do të njoftoheni në kohë.

 

 

 

Pagesa

 

Shfrytëzojeni periudhën promovuese deri në 30.09.2018 dhe digjitalizoni falas deri në dy karta Mastercard® të Bankës Komercijale.

 

Shkarkimi dhe aktivizimi i aplikacionit

pa pagesë

Digjitalizimi i kartës

150 denarë me TVSH të përfshirë për një kartë, e njëhershme

 

*Pagesa për digjitalizimin e një karte pagesore është e njëhershme. Në rast të zëvendësimit të mundshëm të plastikës së kartës që veçmë është digjitalizuar (për shkak të ri-vazhdimit, dëmtimit ose vjedhjes) nuk bëhet përsëri pagesë për digjitalizimin.

 



Për problemet eventuale teknike ose për çdo paqartësi Ju lutemi kontaktoni qendrën tonë për përkrahje të kartelave:

tel: (+389 2) 3247-474 që është në dispozicion për klientët 24/7

E-mail: support@kb.com.mk

 



Google Play dhe llogoja e Google Play janë marka mbrojtëse të Google LLC. Android është markë mbrojtëse e Google LLC.