Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Informata themelore për qarkullimin pagesor përmes Komercijalna Banka AD Skopje



Qarkullimi pagesor i Komercijalna Banka AD Skopje paraqet një angazhim të përditshëm drejt realizimit të suksesshëm të transaksioneve pagesore të klientëve tonë. Duke punuar me përpikshmëri të lartë, me një staf të kualifikuar dhe profesional, synojmë vazhdimisht të kontribuojmë drejt suksesit të kompanive tona dhe të ndjekim traditën e të qenurit partner besnik i ekonomisë së Maqedonisë.

Komercijalna Banka AD Skopje është banka me numrin më të madh të llogarive të hapura në sistemin bankar të Republikës së Maqedonisë. Qarkullimin pagesor për klientët e saj, Banka e realizon përmes rrjetit të gjerë të degëve dhe filialeve në territorin e Maqedonisë, duke i shfrytëzuar marrëdhëniet e vendosura korresponduese me mbi 600 banka në 23 vende dhe marrëdhëniet kontokorente me 55 banka në botë.

Hapja e një llogarie në denarë dhe në valutë të huaj në Komercijalna Banka AD Skopje është shumë e shpejtë dhe e thjeshtë. Gjatë hapjes së llogarisë Banka i merr parasysh nevojat dhe kërkesat financiare të klientit duke mundësuar në ndërkohë operim dhe menaxhim të lehtë dhe të sigurtë të llogarive bankare.

Nëse keni llogari në Komercijalna Banka AD Skopje, ju mundeni shumë lehtë të:

  • kryeni transfere të parave të gatshme dhe jo të gatshme;
  • bartni mjete me aktivizimin e urdhërit periodik;
  • keni kontroll për gjendjen tuaj financiare dhe veprimet e kryera në llogari në çdo kohë;
  • jepni urdhëresa për pagesa në valutë;
  • përdorni kartat e debitit dhe kreditit;
  • keni qasje në llogarinë tuaj 24 orë në ditë përmes shërbimit "Bankë Interneti";
  • merrni shërbime me çmimet më konkurruese.

Transaksionet pagesore përmes Bankës kryhen në mënyrë të përpiktë dhe ekspeditive. Ju mund t’i dorëzoni instrumentet e qarkullimit të pagesave për procesim të mëtejshëm në Bankë në këto mënyra:

  • në sportelet e Bankës në letër të shtypur ose në formë elektronike (disk, USB memori, CD);
  • përmes shërbimit "Bankë Interneti" .

Në mënyrë që të sigurojmë klientët tanë të marrin shërbim sa më cilësor, ne kemi krijuar një program unik për realizimin e qarkullimit të pagesave i cili është i bazuar në zgjidhjet më të sofistikuara dhe më të avancuara kompjuterike dhe telekomunikative. Përveç kësaj, shërbimet tona janë në dispozicion për pranimin e shpejtë dhe procesimin e urdhëresave Tuaja të depozituara në sportelet e Bankës Komerciale.

Kontaktoni persona



Biljana Mitevska, M.A., Drejtor i sektorit të pavarur për qarkullimin e pagesave në
Telefon: (02) 3168–901
e-mail: Biljana.Mitevska@kb.com.mk

Biljana Adamceska, Koordinator kryesor për qarkullimin e pagesave në vend
Telefon: (02) 3168–903
e-mail: Biljana.Adamceska@kb.com.mk

Vangelija Kockovska, Përgjegjës i shërbimit për hapjen e llogarive transakcionale
Telefon: (02) 3168–914
e-mail: Vangelija.Kockovska@kb.com.mk

Fani Arsovska, Përgjegjës i shërbimit për punë në prapavijë
Telefon: (02) 3168–927
e-mail: Fanka.Arsovska@kb.com.mk