• Ekspoziturat dhe filijalet


  • Broshura



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Llogaritë devizore për subjektet juridike


Hapja e llogarisë devizore të transaksionit në Komercijalna Banka AD Skopje e mundëson zotuesin e llogarisë të pranojë pagesa nga jashtë, të bëjë pagesa jashtë dhe aktivitete të tjera të lidhura me qarkullimin e pagesave jashtë vendit, si edhe të shfrytëzojë mundësinë për shërbime të lidhura me pagesat/arkëtimet dokumentare (inkaso), garancitë në valutë të huaj dhe shërbimet tjera të ngjashme në pajtim me rregulloret dhe dispozitat ligjore që rregullojnë punën dhe operimin me llogarinë devizore.

Llogaritë devizore në Komercijalna Banka AD Skopje janë të përshtatura për nevojat e konsumatorëve dhe ofrojnë mundësi për të përdorur të gjitha shërbimet financiare që banka ofron në punën me mjetet devizore. Zgjidhni llogarinë devizore sipas statusit të subjektit tuaj juridik.

Rezidentët janë subjekte juridike me seli në Republikën e Maqedonisë, filiale/degë të kompanive të huaja juridike të regjistruara në Regjistrin tregtar në Republikën e Maqedonisë dhe ndërmarrje publike të cilat financohen në mënyrë të pavarur, si edhe institucionet jo-fitimprurëse që marrin statusin e subjektit juridik sipas ligjeve tjera, ndryshe nga Ligji për shoqëritë tregtare. Rezidentët mund të hapin vetëm një llogari devizore në një bankë afariste.

Llogari për jorezidentët në Bankën Komerciale, mund të hapë çdo subjekt juridik i regjistruar jashtë vendit, si dhe përfaqësitë diplomatike dhe përfaqësitë e organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Maqedonisë. Subjekti juridik – jorezident, mund të hapë vetëm një llogari në Bankë.

Sipas ligjit për punë me deviza, subjekti juridik që hap llogari për jorezidentë nuk mund të ketë statusin e rezidentit. Përfaqësitë e subjekteve vendore juridike jashtë vendit kanë statusin e rezidentit. Filialet/degët e subjekteve vendore juridike të regjistruara jashtë vendit kanë statusin e jorezidentit.