Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Normat e interesit të llogarisë devizore

 

Të nderuar,

 

Duke filluar prej 01.07.2017 Banka nuk do të paguajë kamatë për saldon pozitive të llogarive transaksionale.   

 

Llogaritë transaksionale sipas standardeve ndërkombëtare, shërbejnë për realizimin e pagesave dhe Banka, mjetet e atyre llogarive, i vë tërësisht në shërbimin Tuaj. Ato nuk janë llogari depozituese ku depozitohen mjete për një kamatë të caktuar.

 

Për shkak të këtyre standardeve, Banka vendosi që të mos llogarisë interes për mjetet që i keni në dispozicion 24 orë. Vendimi i këtillë është rezultat i trendeve aktuale të tregjeve financiare ndërkombëtare ku Banka për mjetet e llogarive në bankat e huaja paguan kompensim në formë të interesit negativ.

 

Në të njëjtën kohë, Ju informojmë se Banka ofron mundësi, nëqoftë se keni mjete të lira, ti depozitoni të njëjtat me afate të ndryshme sipas nevojave Tuaja. Për ato mjete, Banka do të llogarisë dhe do të paguajë kamatë përkatëse.  

 

Më shumë detaje rreth këtyre kushteve mund të merrni në linkun në vijim.