• Broshura



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Informata themelore për kredi për subjektet juridike



Komercijalna Banka AD Skopje vëmendje të veçantë i kushton përkrahjes për kredi për subjektet juridike. Ekipi profesional i Bankës ju ofron shërbime konsulente, efikase dhe cilësore që do t’ju ndihmojnë në përmbushjen e nevojava tuaja.


Procedura e aprovimit


Pas aplikimit për kredi, Banka kontrollon nëse dokumentacioni është i kompletuar. Nëqoftë se dokumentacioni është i plotë, aplikimi procedohet më tej, prej ku vlerësohet aftësia kreditore e aplikantit dhe besueshmëria e subjektit juridik.

Të dhënat mbi klientin/kredikërkuesin Banka i merr nga vetë klienti dhe nga burimet e veta.

Klienti informohet në afat të duhur kohor për aprovimin apo refuzimin e kërkesës për kredi.

Në krye^

Afati i shlyerjes



Periudha maksimale për shlyerjen e kredive mund të jetë deri në 10 vjet me periudhë të përfshirë lehtësuese (grejs periudhë) prej 2 viteve.

Në krye^

Provizionet



Në shumën e përdorur të kredisë Banka arkëton kompensim të njëhershëm në lartësi prej 0.05 % deri në 1.5% varësisht prej llojit të kredisë, afatit të kthimit të kredisë dhe burimit të mjeteve të kredisë.


Në krye^

Dokumentacioni i nevojshëm

1. Kërkesa për kredi duhet t’i përfshijë këto elemente:

  • Emrin e plotë të kompanisë;
  • Adresën e kompanisë;
  • Themeluesit dhe organet menaxhuese;
  • Nëse themeluesit janë themelues edhe në kompani tjera, atëherë duhet të përmenden emrat e këtyre kompanive si dhe përqindja e pjesëmarrjes në kapitalin e kompanisë;
  • Menaxhimi në kompanitë tjera;
  • Kodi i biznesit;
  • Numri i regjistrimit;
  • Numri i zhiro-llogarisë/llogarive;
  • Bankë/banka afariste;
  • Qëllimi dhe shuma e kredisë së kërkuar me arsyetim;
  • Veprimtaria themelore;
  • Struktura organizative;
  • Numri i të punësuarve dhe struktura e tyre kualifikuese;
  • Pajisjet tekniko-teknologjike dhe shfrytëzimi i kapaciteteve;
  • Asortimenti i prodhimit i shprehur në volum fizik dhe në vlerë;
  • Marrëveshje të lidhura afariste;
  • Specifikimi i konsumatorëve dhe furnizuesve kryesorë;
  • Raport mbi gjendjen e inventarit;
  • Borxh ndaj bankave tjera dhe institucioneve financiare;
  • Detyrime të ardhshme financiare (letra krediti-akreditive, garanci bankare, etj.);
  • Përshkrim i kolateralit të ofruar;
  • Burimet e shlyerjes (CASH FLOW);
  • Marrëveshje të lidhura afariste për eksport dhe të hyrat e pritshme në valutë të huaj pas eksportit të kryer;
  • Parashikimet për të hyrat dhe të dalat devizore.


Për kreditë afatgjata nevojitet një program i investimeve me parashikimet financiare për periudhën e shlyerjes së kredisë.

    2. Kopje të vendimit të regjistrimit të kompanisë me të gjitha dokumentet e bashkëngjitura *;
    3. Karton me nënshkrime të deponuara të verifikuara nga banka amë*;
    4. Njoftim mbi aktivitetin kryesor të kompanisë*;
    5. Qarkullimi i llogarive të klientit në denarë dhe në valutë të huaj në bankat tjera;
    6. Llogaritjet përfundimtare për 2 vitet e fundit dhe llogaritjet periodike (për nevojat e Bankës);
    7. Bilanci devizor – struktura e të hyrave dhe të dalave nga jashtë vendi të treguara në valuta dhe afatet e pagesës/arkëtimit ;
    8. Raportet e auditimit për kompanitë që janë të detyruara ligjërisht që të përgatisin raporte të tilla;
    9. Lista e të gjithë pasurisë që posedon kredikërkuesi (e tundshme dhe e patundshme), e nënshkruar nga kredikërkuesi;
    10. Certifikatë për dëshmi të posedimit të kolateralit të ofruar:
          10.1. Certifikatë pronësie për pasurinë e patundshme;
          10.2. Faturat dhe deklaratat doganore të importit për pasurinë e tundshme.

    * vetëm për ato klientë të cilët nuk kanë të hapur zhiro-llogari në Komercijalna Banka AD Skopje

Në krye^



Personat për kontakt




Sektorit për kreditimin e industrisë


Biljana Hadzi Velkova, Drejtor i sektorit për kreditimin e industrisë
Telefon: (02) 3168-544; (02) 3168-545; (02) 3168-549; (02) 3168-550
e-mail: Biljana.Hadzi-Velkova@kb.com.mk

Drejtoria për Kreditimit E Kompleksit Agroindustrial


Elena Spirovska, Drejtor Për Kreditimit E Kompleksit Agroindustrial
Telefon: (02) 3168-507; (02) 3168-526; (02) 3168-524; (02) 3168-522
e-mail: elena.spirovska@kb.com.mk

Sektorit për kreditimin e tregtisë dhe turizmit


Antina Zivkovic, Drejtor i sektorit për kreditimin e tregtisë dhe turizmit
Telefon: (02) 3161-966; (02) 3168-567; (02) 3168-568
e-mail: Antina.Zivkovic@kb.com.mk

Drejtoria për kreditimin e ndërtimtarisë, komunikacionit dhe veprimtarive tjera


Natasa Stoimenova, Drejtor i sektorit për kreditimin e ndërtimtarisë, komunikacionit dhe veprimtarive tjera
Telefon: (02) 3168-530; (02) 3168-535; (02) 3168-536; (02) 3168-537
e-mail: Natasa.Stoimenova@kb.com.mk

Sektori për kreditimin e ekonomisë


Ilija Mircevski, Koordinator kryesor për kreditimin e ekonomisë
Telefon: (02) 3168-504
Fax: (02) 3247-468
e-mail: ilija.mircevski@kb.com.mk