• Broshura


  • Dokumentet e nevojshme


  • Procedura e miratimit



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Linja kreditore nga Banka Investuese Evropiane (BIE)e realizuar përmes Bankës së Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit, për pjesëmarrje në programin për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) dhe projekteve prioritare në vlerë prej 100.000.000,00 euro



Kredia nga programi për përkrahjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme u dedikohet të gjitha ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në sektorin e prodhimit dhe të shërbimit.

PRODHIMI 1

Emri i prodhimit Kredi investuese të NVM nga BIE
Qëllimi
(përkrahje e projekteve të identifikuara)
blerja e aktiveve materiale
  • patundshmëri (përveç tokës)
  • pajisje
  • kapital punues (jo më shumë se 30% e vlerës së kredisë)
investimet në aktivet jo-materiale zhvillimi, planifikimi dhe financimi në fazën e ndërtimit, si dhe shpenzimet për pagat dhe shpenzime të tjera të lidhura me fazën e kërkimit dhe zhvillimit
Kushtet e kredisë valuta e kredisë në EUR
shuma e kredisë individuale

deri në 3.500.000 EUR

afati i shlyerjes deri në 8 vjet
periudha grejs deri në 2 vjet
mënyra e shlyerjes në bazë tremujore
Norma e interesit
  • 5,5% në vit  
Provizionet 1.5% pagesë e njëhershme para disbursimit të kredisë
Mundësi për re-finansim investim që ka mbaruar jo më shumë se 6 muaj nga data e dorëzimit të kërkesës



PRODHIMI 2

Emri i prodhimit Kredi të NVM për kapital të përhershëm punues nga BIE
Qëllimi për kapital punues në kushte të zgjerimit të aktiviteteve afariste të kompanisë
Kushtet e kredisë valuta e kredisë në EUR
shuma e kredisë individuale

deri në 666.700 EUR

afati i shlyerjes prej 2 deri në 3 vjet
periudha grejs deri në 6 muaj
mënyra e shlyerjes në bazë tremujore
Norma e interesit
  • 5,5% në vjet  
Provizionet 1% pagesë e njëhershme para disbursimit të kredisë



PRODHIMI 3

Emri i prodhimit Projekte prioritare
Qëllimi Përkrahje financiare për projektet e paraqitura nga përdoruesit e fundit të çdo lloj madhësie apo llojit të pronësisë që veprojnë në fushën e energjisë, mjedisit, industrisë, shëndetësisë, arsimit, shërbimeve dhe turizmit
Kushtet e kredisë valuta e kredisë në EUR
shuma e kredisë individuale deri në 12.000.000 EUR
afati i shlyerjes deri në 8 vjet
periudha grejs deri në 36 muaj
mënyra e shlyerjes në bazë tremujore
Norma e interesit
  • 5,5% në vit  
Provizionet 1% pagesë e njëhershme para disbursimit të kredisë




KUSHTET E PËRGJITHSHME

 

Përdorues të përshtatshëm Të gjitha kompanitë e vogla dhe të mesme që nuk tejkalojnë 250 punonjës, me përjashtim të projekteve prioritare ku janë të përshtatshme kompanitë e të gjitha madhësive
Ndalesat dhe përjashtimet
(projekte që nuk financohen)
  • prodhimi i armëve dhe municioneve, mjeteve luftarake, pajisjeve ushtarake dhe policore apo infrastrukturat që kufizojnë të drejtat dhe liritë e individit (p.sh. burg ose çdo lloj qendre paraburgimi)
  • bastore, lojëra fati dhe veprimtari të tjera të ngjashme  
  • prodhimi, përpunimi dhe shpërndarja e duhanit 
  • aktivitetet që përfshijnë kafshë të gjalla për qëllime eksperimentale dhe shkencore  
  • aktivitetet që nxisin dhe që ndikojnë negativisht në mjedisin jetësor  
  • sektorët që në aspekt etik ose moral konsiderohen si kontraverzale (për shembull: hulumtimet lidhur me klonimin e njeriut)
  • zhvillimi i aktiviteteve të patundshmërive 
  • projekte me vlerë përllogaritëse mbi 25.000.000 EUR
  • projekte të tjera në përputhje me politikën e Bankës Investuese Evropiane dhe Bankën Komerciale për veprimtaritë lidhur me ndalesat dhe përjashtimet, në pajtim me marrëveshjen e ndërsjellë për linjën kreditore
Sigurimi i kredisë Për sigurimin e kredisë përdoren instrumentet e zakonshme për sigurim në përputhje me Politikën kreditore të Bankës (hipotekë mbi pasurinë e patundshme, peng të pasurisë së tundshme, kambiale, etj.)
Afati i disbursimit të kredisë kredia do të disbursohet në afat prej 2 muajve prej ditës së aprovimit të kredisë
Provizion për shlyerjen e hershme të kredisë 3% e vlerës që kthehet prej datës së maturimit


Kontaktoni persona



Ilija Mircevski, Koordinator kryesor për kreditimin e ekonomisë
Telefon: (02) 3168-504
Fax: (02) 3247-468
e-mail: ilija.mircevski@kb.com.mk

Elena Spirovska, Koordinator për kreditimin e subjekteve juridike
Telefon: (02) 3168-509
e-mail: elena.spirovska@kb.com.mk

Ivona Doneva, Drejtor i sektorit pë kreditë devizore dhe garancionet devizore
Telefon: (02) 3168-619; (075) 421-026
Fax: (02) 3220 981
e-mail: ivona.doneva@kb.com.mk