Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Projekt kreditimi për subjektet juridike (ndërmarrjet e vogla dhe mikro) për hapjen e vendeve të reja të punës, nga mjetet e Agjencisë për punësim të RM, me ndërmjetësim të Bankës Maqedonase për përkrahjen e zhvillimit



Përdorues të përshtatshëm

Me Vendim të Këshillit Drejtues të Projektit (i formuar me Vendim të Qeverisë së RM më 25.02.2008) u është miratuar kredi subjekteve të cilat i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  • janë të regjistruara së paku 1 vit para datës së publikimit të shpalljes publike,
  • kanë të paktën një punonjës së paku 3 muaj para datës së publikimit të shpalljes publike
  • nuk kanë ulur numrin e të punësuarve në 6 muajt e fundit, para datës së publikimit të shpalljes publike,
  • që dëshirojnë të punësojnë personat e papunë të regjistruar në Agjencinë për punësim të Republikës së Maqedonisë, pa marrë parasysh kohëzgjatjen e papunësisë, respektivisht persona me status 200 të regjistruar të papunë kërkues aktivë të punës të evidentuar të paktën një ditë para publikimit të shpalljes publike, por të cilët nuk kanë qenë në marrëdhënie pune të paktën 3 muaj deri në ditën e publikimit të shpalljes publike.
Qëllimi
  • Punësim i të papunëve përmes kreditimit
Kushtet e kredisë Shuma maksimale
  • Për çdo vend pune të sapohapur nga 3000 Euro me një vlerë maksimale deri në 9.000 Euro për 3 (tre) vende pune të sapohapura
  • shfrytëzuesit e kredisë që do të punësojnë të rinj të papunë deri në 29 vjet, për çdo punësim mund t'ju aprovohet shuma shtesë prej 1.000 Euro shumës bazë prej 3,000 Euro, për më së shumti tre vende të hapura të punës për një thirrje publike, respektivisht deri në 12.000 Euro
Afati i shlyerjes
  • deri në 3 vjet
Periudha grejs
  • deri në 1 vjet
Mënyra e shlyerjes
  • Pagesa e principalit bëhet në 6 muaj, ndërsa pagesa e kamatës në 3 muaj
Norma e interesit
  • 1% (fikse) në bazë vjetore
Sigurimi i kredisë

Për sigurimin e kredisë shfrytëzohet një ose kombinim i këtyre instrumenteve:

  • hipotekë e pronës së patundshme në raport 1: 1 me kredinë e aprovuar;
  • kambial personal i nënshkruar/garantuar nga të paktën një avalist (personi që garanton shumën e kambialit) ku të drejtat dhe obligimet e së njejtës janë të rregulluara me deklaratë kambiale të dhënë në formën e një akti noterial dhe klauzole të detyrueshme;
  • hipotekë e pronës së tundshme në raport 1: 2 me kredinë e aprovuar;
  • garanci bankare.
Përdorues të papërshtatshëm
  • projekte të cilat ofrojnë vetë-punësim në kompanitë/subjektet juridike me veprimtarinë, prodhimin dhe tregtimin e drogave dhe kimikateve tjera të dëmshme
    Vërejtje:

1. Nast të vonesës paguhet normë më e lartë kontraktuale interesi prej 5 pikë përqindjeje mbi atë të rregulltën.




Milica Miloseska, Bashkëpunëtor profesional për marrëdhëniet me klientët
Telefon: (02) 3168-507
e-mail: Milica.Miloseska@kb.com.mk

Goran Ivanoski, Bashkëpunëtor profesional për marrëdhëniet me klientët
Telefon: (02) 3168-558
e-mail: Goran.Ivanovski@kb.com.mk