• Broshura



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Akreditivi (letër krediti)



Me hapjen e akreditivit, Komercijalna Banka AD Skopje si lëshuese e saj, me urdhëresë nga klienti i saj, ndërmerr obligim të parevokueshëm se në datën e përcaktuar do të bëjë pagesën/negocimin e dokumenteve të paraqitura në favor të shfrytëzuesit të akreditivit, me kusht që dokumentet e paraqitura për importin e kryer janë në përputhje me kushtet dhe afatet e parapara në tekstin e akreditivit.

Akreditivi është instrumenti më i besueshëm për pagesë dhe për sigurimin e pagesës, i cili maksimalisht mbron si shitësin ashtu dhe blerësin, sidomos kur bëhet fjalë për partnerë të ri në biznesin e tregtisë ndërkombëtare. Për këto arsye, ai është produkti më i përdorur bankar në transaksionet ndërkombëtare tregtare.

Përparësia për blerësin gjatë përdorimit të akreditivit është siguria e marrjes së mallrave të kontraktuar, të cilat blerësi i siguron përmes dokumenteve të përcaktuara sipas udhëzimeve dhe kushteve të akreditivit.

Përparësia e eksportuesit/shitësit gjatë përdorimit të akreditivit është siguria se do të pranojë pagesën për mallrat e dorëzuara, nëse ka ndjekur udhëzimet dhe kushtet e akreditivit.

Banka lëshon dhe operon me akreditivet sipas Kushteve të përgjithshme për punë me letrat e kreditit - akreditivet dokumentare. Ky instrument është ndërkombëtarisht i rregulluar me Rregullat dhe zakonet e njëtrajtshme përgjithësisht të pranuara për akreditive dokumentare, Revizioni 2007, Botimi 600, e botuar nga Oda Ndërkombëtare e Tregtisë në Paris.

Nostro (import) akreditivi është një intrument për pagesë dhe sigurim të pagesës për importin e mallrave dhe shërbimeve.

Për lëshim të akreditivit nevojiten këto dokumente:
  • Dokumentacioni i nevojshëm (marrëveshje, fatura ose pro-fatura për importin e kontraktuar);
  • Kërkesë për lëshimin e akreditivit (të përdoret vetëm në rast kur akreditivi është siguruar me kredi afatshkurtër në denarë).

Loro (eksport) akreditivi është një instrument për sigurimin e pagesave të eksportit të mallrave dhe shërbimeve.


Standby akreditivi
Banka lëshon edhe Standby akreditive, të cilat janë një lloj i veçantë i akreditiveve që përdoren si garanci, respektivisht shërbejnë për sigurimin e kontratës së shitblerjes, por janë subjekt i rregullave dhe zakoneve ndërkombëtare të lëshuara nga Oda Ndërkombëtare e Tregtisë.

Konfirmimi
Nëse kërkohet konfirmim nga banka e eksportuesit, banka shton detyrimin e saj për të bërë pagesën pas prezantimit të dokumentacionit të regullt. Për konfirmim të akreditivit, Komercijalna Banka AD Skopje ka aranzhman special me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si edhe shumë linja tjera kreditore nga banka me renome botërore.

Kontaktoni persona



Letter of Credit and Documentary Operations Section
Telefon: (02) 3168-651; (02) 3168-652; (02) 3168-653; (02) 3168-654; (02) 3168-656; (02) 3168-657
e-mail: akreditivi@kb.com.mk

Nadica Bosilkova Boskova, Përgjegjës në Sektorin për akreditive dhe inkaso
Telefon: (02) 3168-655
Fax: (02) 3220-969
e-mail: nadica.bosilkova@kb.com.mk

Katerina Petrovska, Përgjegjës i shërbimit për qarkullimin e pagesave jashtë vendit
Telefon: (02) 3168-626
Fax: (02) 3115-035
e-mail: katerina.petrovska@kb.com.mk

Violeta Vasilevska, Drejtor i sektorit për qarkullimin e pagesave jashtë vendit dhe llogarive devizore
Telefon: (02) 3168-625
Fax: (02) 3220-969
e-mail: violeta.vasilevska@kb.com.mk