• Internet banka


  • Udhëzues për Internet Bankën


  • Kërkesa dhe formularë


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Bankë Interneti (Internet Bank) për subjektet juridike

 

Shërbimi "Bankë Interneti" për subjektet juridike është një zgjidhje moderne teknike përmes së cilës i përmbushim nevojat tuaja të sofistikuara dhe i ofrojmë shërbimet tona më afër jush. Nëpërmjet përdorimit të këtij shërbimi, ju keni në dispozicion një gamë të gjerë të shërbimeve të avancuara bankare të cilat mund t’i shfrytëzoni në çdo vend, në çdo kohë, 24 orë në ditë, pavarësisht nga orari i punës së Bankës.

 

"Bankë Interneti"   është një shërbim i cili, pa qenë nevoja të paraqiteni në sportelet e Bankës, ju mundëson:

 

  • kryerje të shpejtë dhe efikase të transaksioneve financiare të nënshkruara në mënyrë digjitale;
  • përdorim mjaft i thjeshtë – Udhëzues për Internet Bankën
  • siguri dhe mbrojtje maksimale – rregulla të funksionimit;
  • kontroll të gjendjes së llogarisë dhe marrje të vërtetimeve të llogarive në denarë dhe në valutë të huaj;
  • kontroll të gjendjes së llogarisë dhe marrje të vërtetimeve për kartat e biznesit MasterCard® dhe Visa;
  • administrimi i limiteve ditore dhe periodike të kartave të biznesit për subjektet juridike– udhëzimet.
  • RISI: Kontroll i gjendjes së depozitave të afatizuara
    Klientët e përhershëm të cilët dëshirojnë të përdorin shërbimin Internet Bank, duhet të nënshkruajnë Kontratë të re për Internet Bankën dhe Kërkesë pë qasje interneti në informatat për depozitat e afatizuara për subjektet juridike.

 

 

Krejt è çka ju nevojitet është :

  • kompjuter personal dhe
  • qasje në Internet.

 

Informata mbi përdorimin e shërbimit, si edhe për plotësimin e formularëve dhe kërkesave për shërbimin "Bankë Interneti" për subjektet juridike, mund të merrni në këto numra të telefonit:

  • (02) 3168-907
  • (02) 3168-906
  • (02) 3168-909
  • (02) 3168-945


Për të caktuar termin për ri-lëshimin e certifikatave digjitale mund të paraqiteni në:

  • (02) 3168-907 
  • (02) 3168-906
  • (02) 3168-923
  • (02) 3168-926


Për ndihmë, probleme teknike, pyetje dhe çështje tjera përkrahëse ju lutemi paraqituni :

  • në qendrën–për kontakt në (02) 3296 800, prej 08:00 deri në 19:00 ose
  • në e-mail adresën: support@kb.com.mk .


Pagesa për përdorimin e shërbimit

PAGESAT PËR SHËRBIMIN "BANKË INTERNETI" PËR SUBJEKTET JURIDIKE

Përfshirje në sistemin e shërbimeve elektronike bankare

Pa pagesë

Kompensimi për lëshimin e parë të certifikatës digjitale

1.500,00 denarë

Kompensimi për ri-lëshimin e certifikatës digjitale çdo  të tretin vit

500,00 denarë

Zhbllokim i certifikatës digjitale

500,00 denarë




TRANSAKSIONET PËRMES BANKËS SË INTERNETIT

 

Transaksione interne

  • prej 0 deri në 10.000 denarë

7,00 denarë për urdhëresë

 

 

  • mbi 10.000 denarë

11,00 denarë për urdhëresë

 

Transfere përmes MIPS

100,00 denarë për urdhëresë

 

Transfere përmes KIBS

  • prej 0 deri në 10.000 denarë

13,00 denarë për urdhëresë

 

 

  • mbi 10.000 denarë

18,00 denarë për urdhëresë

 

 

 

Listën e plotë të pagesave për përdorimin e shërbimeve elektronike "Bankë Interneti" për subjektet juridike mund ta merrni këtu.

 

Shërbimet për subjektet juridike përmes telefonit, faksit dhe SMS



Komercijalna Banka AD Skopje ju ofron mundësinë e marrjes së informatave mbi llogarinë tuaj përmes telefonit, faksit ose SMS

Krejt è çka duhet të bëni është të plotësoni kërkesën për marrje të informatave mbi llogarinë tuaj përmes telefonit, faksit ose SMS, dhe t’a depozitoni në Zyrën qëndrore të Bankës në Shkup ose në degët dhe filialet e RM dhe të ndjekni udhëzimet.

 

Pagesat për shërbimet përmes telefonit, faksit dhe SMS



ТShërbimet bankare përmes telefonit për llogaritë aktive mesazh i dërguar në celular (SMS)

3 den.

mesazh i dërguar me faks

3 den.

mesazh i dërguar përmes aparatit folës telefonik (IVR)

8 den.

pasqyrë e gjendjes e dërguar në adresë të e-mailit

Pa pagesë

Mesazh i dërguar në telefonin celular për transaksionet e kartës së biznesit (SMS) SMS njoftime të përcaktuara nga Banka

Pa pagesë