• Kushtet e përgjithshme


  • Udhëzues për bankingun mobil



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Aplikacioni mobil mBankaKo


Shkarko aplikacionin falas mobil mBankaKo të Bankës Komerciale SHA Shkup në smart telefonin ose tabletin Tuaj dhe Ju do të keni me vete një filial virtual në çdo kohë dhe në çdo vend. 

 

 

мБанка за физички лица на app store мБанка за физички лица на app store

 

Çka është mBankaKo?

 

mBankaKo është një aplikacion falas për telefona celularë dhe tableta që Ju mundëson qasje të sigurtë, të shpejtë dhe të thjeshtë 24 orë në shërbimet më të përdorura të bankingut elektronik për personat juridikë.

Një kombinim i sigurisë dhe i thjeshtësisë

 

Aplikacioni mobil mBankaKo përdor zgjidhjet më bashkëkohore që njëkohësisht ofrojnë përdorimin më të përshtatshëm dhe më të thjeshtë të shërbimeve bankare përmes user-friendly ndërfaqes së përdoruesit që siguron edhe nivelin më të lartë të sigurisë për klientët. mBankaKo ka kontrolle të instaluara që mundësojnë kontrollimin e të dhënave të shënuara dhe me qëllim të sigurisë edhe më të lartë të përdoruesve, aplikacioni ka të kufizuara limitet maksimale të qarkullimit ditor dhe mujor, të përcaktuara nga Banka.

 

Në aplikacionin mobil mBankaKo janë transferuar plotësisht autorizimet nga Internet banka ekzistuese për personat juridikë (shikues, shënues, nënshkrues, dërgues), ku mund të bëhet edhe kombinimi i roleve.   

 

Me mBankaKo ju mundësohen këto shërbime:

 

  • Kontroll i gjendjes, ndryshimeve dhe ekstraktit të llogarive (llogarisë transaksionale në denarë dhe në valutë të huaj)
  • Transfer i mjeteve nga llogaria transaksionale në denarë në llogaritë tjera në qarkullimin pagesor në vend me PP30,PP50, dhe PP53 (shënimi, nënshkrimi dhe dërgimi për realizim i urdhërpagesës elektronike)   
  • Shitje e valutave nga llogaria transaksionale valutore
  • Qasje në të dhënat për kartat afariste dhe mundësi për administrim të limiteve ditore dhe periodike të kartave afariste  
  • Pranim të njoftimeve për të hyrat/të dalat nga llogaria transaksionale në denarë, kartat afariste dhe llogaritë valutore, me mundësi të rregullimit minimal të pranimit  të njoftimeve

 

Çka fitoni me shkarkimin e mBankaKo?

  • Përkrahje të politikës komplekse të nënshkrimit – identike me politikën ekzistuese për nënshkrim në bankën elektronike
    • Nënshkrim individual
    • Nënshkrim kolektiv
    • Nënshkrues i obliguar
    • Limitim i shumave
  • Integrim të plotë me bankën elektronike nëpërmjet transferimit të privilegjeve nga banka e internetit së bashku me politikën komplekse të nënshkrimit,
  • Fleksibilitet të zgjidhjes nëpërmjet mundësisë së përdorimit të njëkohshëm të të dy aplikacioneve (mundësi për plotësimin e urdhëresës përmes bankës elektronike, dhe nënshkrimin e saj përmes aplikacionit mobil)
  • Mundësi për përdorimin e shablloneve veçmë të krijuara për pagesë në bankën elektronike
  • Qasje 24/7
  • Mundësi për shkarkimin e ekstrakteve dhe urdhëresave të paguara në format PDF  
  • Mundësi për autentifikim biometrik – regjistrim/paraqitje me shenjat e gishtërinjve ose me njohjen e fytyrës
  • Tokeni fizik për nënshkrim është zëvendësuar me tokenin softuerik për nënshkrim
  • Web-lidhje (nga çdo vend në botë)
  • Platformë tregjuhësore
  • Shitje e valutave me mundësi për kotim në kurset e këmbimit
  • Ndekje të kartave afariste dhe ndryshim të limitit
  • Përmirësim i vazhdueshëm dhe përshtatje sipas nevojave të konsumatorëve

 

Çfarë Ju nevojitet për të shkarkuar aplikacionin?

 

Regjistrimi dhe aktivizimi i aplikacionit mobil bëhet në 4 hapa të thjeshtë edhe atë:

  • Pas marrjes së SMS (e-mail) se Ju është mundësuar qasja në aplikacionin mobil, të njëjtën e shkarkoni nga Google play/App Store
  • Gjatë regjistrimit të parë në mBankaKo, identifikoheni me emrin tuaj ekzistues dhe fjalëkalimin me të cilin ju e përdorni për shërbimet e Internet Bankës për personat juridikë
  • Hyni në Internet Bankën për personat juridikë në pjesën Pajisjet e mia dhe duke shënuar pajisjen tuaj të celularit dhe duke klikuar mbi butonin Aktivizo pajisjen, e shkarkoni kodin QR
  • Zgjidhni PIN-in për regjistrim në mBankaKo dhe e konfirmoni të njëjtin

 

Kudo që të jeni, Banka juaj e Internetit tani e tutje do t'ju ndjekë me besnikëri.

 

Për çdo problem eventual teknik ose ndonjë paqartësi Ju lutemi të kontaktoni Qendrën tonë për përkrahje të Internet Bankës:

tel: (02) 3296-800 
(hën. – pre.: 08:00 - 19:00, shtunë 08:00 - 14:00)
E-mail: support@kb.com.mk