Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kartat e biznesit



MasterCard® dhe Visa kartelat e biznesit të Komercijalna Banka AD Skopje paraqesin mënyrën më të lehtë për të ulur harxhimet e kompanisë/ndërmarrjes suaj. Nëpërmjet menaxhimit të thjeshtë të shpenzimeve zyrtare të të punësuarve tuaj, këto instrumente moderne të pagesave do të mundësojnë operime më efikase, më të shpejta dhe më të sigurta dhe do të përmirësojnë rrjedhjen e parave të gatshme në kompaninë tuaj.

Kartat e biznesit ofrojnë të gjitha avantazhet e pagesave pa para të gatshme dhe i ofrojnë kompanisë suaj qasje në një numër të madh të shërbimeve financiare që vërtet kontribuojnë në përmirësimin e operacioneve të përditshme. Falë pranimit të tyre kudo nëpër botë, kartat paraqesin instrument universal pagesor në të cilën ju mund të mbështeteni plotësisht, në vend dhe jashtë vendit.

Kartat e biznesit të Komercijalna Banka AD Skopje, ofrojnë mundësinë e vetme për:
  • pagesë të thjeshtë të shpenzimeve të biznesit kudo në botë;
  • tërheqjen e parave të gatshme në mbi 2 milonë bankomate;
  • limite të përshtatshme për çdo përdorues;
  • ndjekjen e vazhdueshme të gjendjes së llogarisë dhe shpenzimeve për përdoruesit përmes shërbimit Bankë Interneti ;
  • kredi e çastit, me periudhë pa interes të vlerës së shfrytëzuar, për transaksionet në pikat e shitjes;
  • tarifa të ulta për shfrytëzimin e kartës;
  • përkrahje 24 orëshe për klientët.

Zgjidhni kartën e biznesit që më së shumti përshtatet me nevojat e kompanisë suaj dhe filloni menjëherë t’i shfrytëzoni përfitimet që janë në dizpozicionin Tuaj.

Karta krediti të biznesit

Informata themelore

Këshilla për përdorim të sigurtë