• Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Lokator i bankomateve



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kartat e biznesit

 

 

MasterCard®   dhe Visa kartelat e biznesit të Komercijalna Banka AD Skopje paraqesin mënyrën më të lehtë për të ulur harxhimet e kompanisë suaj. Nëpërmjet menaxhimit të thjeshtë të shpenzimeve zyrtare të të punësuarve tuaj, këto instrumente moderne të pagesave do të mundësojnë operime më efikase, më të shpejta dhe më të sigurta dhe do të përmirësojnë rrjedhjen e parave të gatshme në kompaninë tuaj.

 

 

Kartat e biznesit ofrojnë të gjitha avantazhet e pagesave pa para të gatshme dhe i ofrojnë kompanisë suaj qasje në një numër të madh të shërbimeve financiare që vërtet kontribuojnë në përmirësimin e operacioneve të përditshme. Falë pranimit të tyre kudo nëpër botë, kartat paraqesin instrument universal pagesor në të cilën ju mund të mbështeteni plotësisht, në vend dhe jashtë vendit.

 

 

Kartat e biznesit të Komercijalna Banka AD Skopje ofrojnë mundësinë e vetme për:

  • pagesë të thjeshtë të shpenzimeve të biznesit kudo në botë;
  • tërheqjen e parave të gatshme në mbi 2 milonë bankomate;
  • limite të përshtatshme për çdo përdorues;
  • ndjekjen e vazhdueshme të gjendjes së llogarisë dhe shpenzimeve për përdoruesit përmes shërbimeve elektronike "Bankë Interneti";
  • kredi e çastit, me periudhë pa interes të vlerës së shfrytëzuar, për transaksionet në pikat e shitjes;
  • tarifa të ulta për shfrytëzimin e kartës;
  • përkrahje 24 orëshe për klientët.

 

 

Zgjidhni kartën e biznesit që më së shumti përshtatet me nevojat e kompanisë suaj dhe filloni menjëherë t’i shfrytëzoni përfitimet që janë në dizpozicionin Tuaj.

 

 

Kartat debiti të biznesit

 

  • Visa Business Debit karta e biznesit

 

Prej tash, edhe me Visa Business Debit kartën e biznesit do të mund të paguajmë në mënyrën më bashkëkohore që përdoret në botë – pagesa pa kontakt, një pagesë kjo që përdoret në tregti pa pasur nevojë të shënohet kodi PIN për shuma deri në 1.100 denarë!

 

 

Karta krediti të biznesit

 

  • MasterCard® Business Card
  • MasterCard® Biznes karta vendore e kreditit
  • MasterCard® Biznes karta ndërkombëtare e kreditit
  • Visa Business Revolving

 

Informata themelore

 

  • Procedurë e thjeshtë e marrjes së kartës
  • Përdorimi i kartës
  • Shfrytëzimi i shërbimit "Bankë Interneti"
  • Tërheqja e parave të gatshme
  • Vendndodhja e ATM/bankomateve
  • Probleme dhe ankesa
  • Personat për kontakt

 

 

 

Këshilla për përdorim të sigurtë

 

  • Pasi ta merrni kartën
  • Në pikat e shitjes
  • Në bankomate
  • Gjatë udhëtimit
  • Gjatë blerjes në Internet




Personi për kontakt



Elena Arsova Begic, Përgjegjës i shërbimit për karta bankare
Telefon: (02) 3168-108
Fax: (02) 3114-232
e-mail: elena.arsova@kb.com.mk