• Informatat kryesore


  • Kërkesë - e përgjithshme


  • Kërkesë - individuale


  • Broshura


  • Kushtet e përgjithshme


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Kërkesë për administrimin e limitit



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

MasterCard® BusinessCard kartë krediti e biznesit



MasterCard® BusinessCard është një kartë krediti e Komercijalna Banka AD Skopje që ofron shumë lehtësira dhe përfitime për biznesin tuaj. Me këtë kartë ju fitoni një periudhë pa interes deri në 42 ditë për të shlyer shpenzimet e biznesit tuaj, një limit të përshtatshëm për çdo kartë dhe mundësi për ndjekjen e gjendjes së llogarisë suaj dhe shpenzimeve për përdoruesit nëpërmjet shërbimit "Bankë Interneti".




Avantazhet e kartës


- pagesë e thjeshtë e shpenzimeve të biznesit, kudo në botë, pa pagesë;
- ndjekje e thjeshtë e gjendjes së llogarisë dhe shpenzimeve përmes shërbimit Bankë Interneti dhe SMS banking - shërbimit përmes SMS;
- deri në 42 ditë periudhë pa interes për transaksionet e bëra në tregti; limitin e miratuar të kredisë e ndani në dy llogari (në MKD dhe EUR) sipas zgjedhjes suaj dhe sipas nevojës e ndryshoni këtë raport;
- normë të ulët interesi për pjesën e shfrytëzuar të limitit të kredisë;
- mundësi për lëshimin e një numri të pakufizuar të kartave në kuadër të kompanisë tuaj;
- mundësi për përcaktimin e limitit ditor për çdo kartë sipas nevojës së kompanisë;
- pagesë më e lehtë dhe më e sigurtë se sa me para në dorë;
- përkrahje 24 orëshe e klientëve, kudo në botë.

Përdorimi i kartës


Karta e kreditit MasterCard® BusinessCard është e pranuar në më shumë se 35 milionë pika të shitjes dhe mbi 2 milionë bankomate në mbi 120 vende kudo nëpër botë. Më shumë informata rreth kartave MasterCard mund të merrni në www.mastercard.com.


Për sqarim më të hollësishëm rreth karakteristikave të kartës, shikoni kushtet e përgjithshme për lëshimin dhe përdorimin e MasterCard® BusinessCard.


Për të pasur më shumë siguri dhe komoditet gjatë përdorimit të kartës do t’ju ndihmojnë këshillat për përdorim të sigurtë të kartave bankare të Komercijalna Banka AD Skopje .


Ndiqni udhëzimet dhe shfrytëzojeni mundësinë për përcaktimin e limitit ditor dhe periodik për çdo kartë sipas nevojave të kompanisë suaj.


Procedurë e thjeshtë e marrjes së MasterCard Business Card® kartës së krediti


Ndiqni hapat për marjen e kartës suaj të kreditit ® MasterCard Business Card:



1
Plotësojeni kërkesën e përgjithshme dhe kërkesën individuale për MasterCard kartat e biznesit. Kërkesat individuale plotësohen për secilën kartë.
2
Kërkesat, së bashku me dokumentacionin tjetër të nevojshëm, depozitoni në Zyrën Qëndore ose në ndonjërën prej filialeve të Bankës.
3
Kartën tuaj të re e merrni në afat prej 7 ditë prej ditës së dorëzimit të kërkesës.

Kushtet dhe pagesat


Përdorues

personi fizik në bazë të kërkesës së dorëzuar nga subjekti juridik

Anëtarësia vjetore*

 

për kartë

për lëshimin e parë

falas për përdoruesit ekzistues të kartave ndërkombëtare të kreditit para kalimit të afatit të vlefshmërisë së kartës

për qarkullim vjetor të realizuar (në tregti dhe tërheqjen e parave të gatshme) në vlerë prej 0,00 deri në 500.000,00 denarë për llogari

1.500 denarë

për  për qarkullim të realizuar vjetor (në tregti dhe tërheqja e parave të gatshme) në vlerë mbi 500.000,00 denarë në llogari

pa pagesë

Normat nominale e interesit në llogarinë në denarë

- 13,25% në bazë vjetore, për shumën e përdorur deri në limitin e kredisë (norma referuese e interesit prej 2,21% e rritur për 11.04%)**
- 13,25% e shumës mbi limitin e kredisë

Normat nominale e interesit në llogarinë në valutë të huaj

- 9,6% në bazë vjetore për shumën e përdorur deri në limitin e kredisë (EURIBOR njëmujor + 9.6%, por jo më pak se 9.6%)***
- 9,628% e shumës mbi limitin e kredisë

Pagesa për përdorimin

 

e bankomateve

e sporteleve

të Bankës

2%, min. 100 den.

3%, min. 300 den.

të bankave tjera në vend

3%, min. 250 den.

4%, min. 400 den.

të bankave tjera jashtë vendit

3%, min. 4 EUR

4%, min. 6 EUR

 

* Pagesa për anëtarësinë vjetore për të gjitha llojet e kartave do të llogaritet në bazë mujore, respektivisht llogaria do të debitohet në 12 këste të barabarta mujore. Debitimi i llogarive individuale do të fillojë në muajin kur do të skadojë periudha e pagesës së fundit për anëtarësim, respektivisht periudha pa pagesë prej 12 muajsh, varësisht se kur është lëshuar karta.

** Si normë referuese e interesit përdoret norma që është shpallur dhe që është në dispozicion në ueb faqen e BPRM (www.nbrm.mk) në çdo 25.06 dhe në çdo 25.12 me titull “norma e interesit të depozitave në denarë pa klauzolë valutore” dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit). Norma referuese e interesit që vlen për momentin është 2,21%. Banka do ta shpallë rregullisht në faqen e saj të internetit normën e vlefshme referuese të interesit për llogaritjen e interesit. KËTU

*** Norma e EURIBOR-it njëmujor do të shpallet në çdo 31.12 dhe në çdo 30.06 në ueb faqen e Bankës dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit) KËTU. Nëse norma ka vlerë negative, në llogaritjen e normës nominale të interesit e njëjta do të merret me vlerë 0,00.

Banka do të aplikojë metodën proporcionale për llogaritjen e interesit.




Personi për kontakt



Elena Arsova Begic, Përgjegjës i shërbimit për karta bankare
Telefon: (02) 3168-108
Fax: (02) 3114-232
e-mail: elena.arsova@kb.com.mk