• Informatat kryesore


  • Kërkesë - e përgjithshme


  • Kërkesë - individuale


  • Kushtet e përgjithshme


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Kërkesë për administrimin e limitit



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

MasterCard biznes karta ndërkombëtare e kreditit



Nëse keni nevojë për një kartë biznesi që do ta përdorni në udhëtimet tuaja të biznesit jashtë vendit, atëherë MasterCard® biznes karta ndërkombëtare e kreditit është zgjedhja perfekte. Këtë kartë të biznesit do të mund ta përdorni për pagesa pa para të gatshme në çdo vend ku shfaqet logoja e MasterCard,® si dhe për tërheqje parash të gatshme nga bankomatet dhe nga sportelet bankare.




Avantazhet e kartës


- pagesë e thjeshtë e shpenzimeve të biznesit, kudo në botë, pa pagesë;
- ndjekje e thjeshtë e gjendjes së llogarisë dhe shpenzimeve përmes shërbimit Bankë Interneti dhe SMS Banking – shërbime bankare përmes SMS ;
- deri në 42 ditë periudhë pa interes për transaksionet e bëra në tregti deri në 42 ditë periudhë pa interes për transaksionet e bëra në tregti
- normë të ulët interesi për pjesën e shfrytëzuar të limitit të kredisë;
- mundësi për lëshimin e një numri të pakufizuar të kartave në kuadër të kompanisë tuaj;
- një llogari (në EUR) për përdorim në vend dhe jashtë;
- përmirësimi i rrjedhjes së parasë në kompaninë Tuaj;
- mundësi për përcaktimin e limitit ditor për çdo kartë sipas nevojave të kompanisë;
- zvogëlim i nevojës për mbajtjen e parave të gatshme jashtë vendit;
- pagesë më e lehtë dhe më e sigurtë se sa me para në dorë;
- përkrahje 24 orëshe e klientëve, kudo në botë.

Përdorimi i kartës


MasterCard® biznes karta ndërkombëtare e kreditit   është e pranuar në më shumë se 35 milionë pika të shitjes dhe mbi 2 milionë bankomate në mbi 120 vende kudo nëpër botë. Më shumë informata rreth kartave MasterCard mund të merrni nëwww.mastercard.com.


Për sqarim më të hollësishëm të karakteristikave të kartës, shikoni kushtet e përgjithshme për lëshimin dhe përdorimin e MasterCard® biznes kartës ndërkombëtare të kreditit.


Për të pasur më shumë siguri dhe komoditet gjatë përdorimit të kartës do t’ju ndihmojnë këshillat për përdorim të sigurtë të kartave bankare të Komercijalna Banka AD Skopje .


Ndiqniudhëzimin dhe shfrytëzojeni mundësinë për përcaktimin e limitit ditor dhe periodik për çdo kartë sipas nevojave të kompanisë suaj.


Procedurë e thjeshtë për marrjen e MasterCard biznes kartës ndërkombëtare të kreditit


Ndiqni hapat për marrjen e MasterCard biznes kartës ndërkombëtare të kreditit:



1
Plotësojeni kërkesën e përgjithshme dhe kërkesën individuale për biznes kartat ndërkombëtare të kreditit. Kërkesat individuale plotësohen për secilën kartë.
2
Kërkesat, së bashku me dokumentacionin tjetër të nevojshëm, depozitoni në Zyrën Qëndore ose në ndonjërën prej filialeve të Bankës.

Kushtet dhe pagesat


Përdorues

personi fizik në bazë të kërkesës së dorëzuar nga subjekti juridik

Anëtarësia vjetore*

60 EUR në kartë*
Normat e interesit - 9,6% normë aktive interesi në lartësi të limitit të kredisë
- 9,628% e shumës mbi limitin e kredisë

Pagesa për përdorimin

 

e bankomateve

e sporteleve

në vend

2%

nuk funksionon në sportel

jashtë vendit

3%, min. 4 EUR

4%, min. 6 EUR

 

* Pagesa për anëtarësinë vjetore për të gjitha llojet e kartave do të llogaritet në bazë mujore, respektivisht llogaria do të debitohet në 12 këste të barabarta mujore. Debitimi i llogarive individuale do të fillojë në muajin kur do të skadojë periudha e pagesës së fundit për anëtarësim, respektivisht periudha pa pagesë prej 12 muajsh, varësisht se kur është lëshuar karta.

Banka do të aplikojë metodën proporcionale për llogaritjen e interesit.




Personi për kontakt



Elena Arsova Begic, Përgjegjës i shërbimit për karta bankare
Telefon: (02) 3168-108
Fax: (02) 3114-232
e-mail: elena.arsova@kb.com.mk