• Informatat kryesore


  • Kërkesë - e përgjithshme


  • Kërkesë - individuale


  • Kushtet e përgjithshme


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Kërkesë për administrimin e limitit



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Visa Corporate biznes karta e kreditit



Me kartën Visa Corporate të Komercijalna Banka AD Skopje keni mundësinë të kryeni shpejtë dhe thjesht pagesat e juaja të biznesit, deri në 40 ditë periudhë pa interes. Duke përcaktuar Ju vetë limitin ditor për secilën kartë të juaj, në mënyrë shumë të lehtë do të mundeni të ndiqni gjendjen e llogarisë suaj dhe shpenzimet e bëra nëpërmjet shërbimit Bankë Interneti. Vizë e vërtetë për Ju.




Avantazhet e kartës


- Kjo kartë dedikohet për kompanitë e mesme dhe të mëdha;
- Pagesë e thjeshtë e shpenzimeve të biznesit, kudo në botë, pa pagesë;
- ndjekje e thjeshtë e gjendjes së llogarisë dhe shpenzimeve përmes shërbimit Bankë Interneti dhe SMS Banking – shërbim përmes SMS ;
- Deri në 40 ditë periudhë pa interes për transaksionet e bëra në tregti;
- normë më të ulët interesi për pjesën e shfrytëzuar të kredisë për vetëm 10,9% në vit;
- Numri minimal i kartave të lëshuara është 5 (pesë) me mundësi për lëshimin e një numri të pakufizuar të kartave në kuadër të kompanisë tuaj;
- Një llogari për në vend dhe jashtë;
- Përmirësim i rrjedhjes së parasë në kompaninë Tuaj;
- Mundësi për shlyerje të obligimeve pagesore përmes shërbimit urdhër periodik;
- Mundësi për përcaktimin e limitit ditor për çdo kartë sipas nevojave të kompanisë;
- Pagesë më e lehtë dhe më e sigurtë se sa me para në dorë;
- përkrahje 24 orëshe e klientëve, kudo në botë.

Përdorimi i kartës


Karta e kreditit Visa Corporate është e pranuar në 40 milionë pika të shitjes dhe mbi 1.9 milionë bankomate në mbi 170 vende në botë. Me përdorimin e saj, paratë Tuaja do të jenë gjithmonë me Ju, pa pasur nevojë për të mbajtur me vehte para të gatshme dhe pa pasur frikë nëse paratë e juaja humben, vidhen apo nëse keni të bëni me para të falsifikuara. Më shumë informata rreth kartave Visa mund të merrni në www.visa.com.


Për sqarim më të hollësishëm rreth karakteristikave të kartës, shikoni kushtet e përgjithshme për lëshimin dhe përdorimin e Visa Corporate.


Për të pasur më shumë siguri dhe komoditet gjatë përdorimit të kartës do t’ju ndihmojnë këshillat për përdorim të sigurtë të kartave bankare të Komercijalna Banka AD Skopje .


Ndiqniudhëzimet dhe shfrytëzojeni mundësinë për përcaktimin e limitit ditor dhe periodik për çdo kartë sipas nevojave të kompanisë suaj.


Procedurë e thjeshtë për marrjen e kartës së kreditit Visa Corporate


Ndiqni hapat për marrjen e kartës së kreditit Visa Corporate:



1
Plotësojeni kërkesën e përgjithshme dhe kërkesën individuale për kartën e kreditit Visa Corporate. Kërkesat individuale plotësohen për secilën kartën
2
Kërkesat, së bashku me dokumentacionin tjetër të nevojshëm, depozitoni në Zyrën Qëndore ose në ndonjërën prej filialeve të Bankës.
3
Kartën tuaj të re e merrni në afat prej 7 ditësh prej ditës së dorëzimit të kërkesës.

Kushtet dhe pagesat


Përdorues

personi fizik në bazë të kërkesës së dorëzuar nga subjekti juridik

Anëtarësia vjetore*

 

për kartë

 

për vitin e parë

pa pagesë  

për çdo vit pasues

3.600 denarë

 

Për qarkullim vjetor mbi 1.500.000 denarë

pa pagesë për të gjitha kartat

 

Normat nominale e interesit - 10,90% normë aktive e interesit në lartësi të limitit të kredisë (norma referuese e interesit prej 2,21% e rritur për 8.69%)**
- 13,25% e shumës mbi limitin e kredisë

Pagesa për përdorimin

 

e bankomateve

e sporteleve

të Bankës

2,5%, min. 200 den.

3%, min. 300 den.

të bankave tjera në vend

3%, min. 200 den.

3,5%, min. 350 den.

të bankave tjera jashtë vendit

3%, min. 250 den.

3,5%, min. 400 den.

 

* Pagesa për anëtarësinë vjetore për të gjitha llojet e kartave do të llogaritet në bazë mujore, respektivisht llogaria do të debitohet në 12 këste të barabarta mujore. Debitimi i llogarive individuale do të fillojë në muajin kur do të skadojë periudha e pagesës së fundit për anëtarësim, respektivisht periudha pa pagesë prej 12 muajsh, varësisht se kur është lëshuar karta.

** Si normë referuese e interesit përdoret norma që është shpallur dhe që është në dispozicion në ueb faqen e BPRM (www.nbrm.mk) në çdo 25.06 dhe në çdo 25.12 me titull “norma e interesit të depozitave në denarë pa klauzolë valutore” dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit). Norma referuese e interesit që vlen për momentin është 2,21%. Banka do ta shpallë rregullisht në faqen e saj të internetit normën e vlefshme referuese të interesit për llogaritjen e interesit. KËTU

Banka do të aplikojë metodën proporcionale për llogaritjen e interesit.