• Informatat kryesore


  • Kërkesë - e përgjithshme


  • Kërkesë - individuale


  • Kushtet e përgjithshme


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Kërkesë për administrimin e limitit



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Visa Business Debit biznes karta e debitit



VisaBussinesDebit.jpg Me kartën Visa Business Debit Corporate të Komercijalna Banka AD Skopje fitoni mundësinë të kryeni shpejtë dhe thjesht pagesat e juaja të biznesit, në vend dhe jashtë vendit, me mjetet që i keni në llogarinë tuaj të transaksionit. Me marrjen dhe përdorimin e kësaj karte, ju mundësohet kontroll i plotë i mjeteve tuaja dhe operim i thjeshtë dhe i sigurtë me to në vend dhe jashtë vendit.
Viza e vërtetë për Ju.



Avantazhet e kartës


-Kjo kartë dedikohet për të gjitha kompanitë;
- Pagesë e thjeshtë e shpenzimeve të biznesit, kudo në botë, pa pagesë;
- Ndjekje e thjeshtë e gjendjes së llogarisë dhe shpenzimeve përmes shërbimit Bankë Interneti dhe SMS Banking – shërbime bankar përmes SMS ;
- Mundëson pagesë të shpejtë dhe të thjeshtë pa kontakt ;
- provizione dhe tarifa të ulta për përdorimin e kartës;
- mundësi për lëshim të kartave shtesë;
- Një llogari për në vend dhe jashtë;
- Mundësi për përcaktimin e limitit ditor për çdo kartë sipas nevojave të kompanisë;
- Pagesë më e lehtë dhe më e sigurtë se sa me para në dorë;
- përkrahje 24 orëshe e klientëve, kudo në botë.

Përdorimi i kartës


Karta e kreditit Visa Business Debit është e pranuar në 40 milionë pika të shitjes dhe mbi 1.9 milionë bankomate në mbi 170 vende kudo nëpër botë. Me përdorimin e saj, paratë Tuaja do të jenë gjithmonë me Ju, pa pasur nevojë për të mbajtur me vehte para të gatshme dhe pa pasur frikë nëse paratë e juaja humben, vidhen apo nëse keni të bëni me para të falsifikuara. Më shumë informata rreth kartave Visa mund të merrni në www.visa.com.


Për një shpjegim më të detajuar të të gjitha karakteristikave të kartës, shihni kushtet e përgjithshme për lëshimin dhe përdorimin e Visa Business Debit.


Përveç funksioneve themelore, kjo kartë mundëson edhe pagesën e shpejtë pa kontakt në tregti pa pasur nevojë të shënohet kodi PIN, për transaksionet me vlerë deri në 1.100 denarë.


Për të pasur më shumë siguri dhe komoditet gjatë përdorimit të kartës do t’ju ndihmojnë këshillat për përdorim të sigurtë të kartave bankare të Komercijalna Banka AD Skopje.


Ndiqni udhëzimet dhe shfrytëzojeni mundësinë për të përcaktuar kufirin ditor dhe periodik për kartë në përputhje me nevojat e kompanisë suaj.


Procedurë e thjeshtë e marrjes së Visa Business Debit kartës së debitit


Ndiqni hapat për marrjen e Visa Business Debit kartës së debitit:



1
Plotësojeni kërkesën e përgjithshme dhe kërkesën individuale për Visa Business Debit kartën e debitit. Kërkesat individuale plotësohen për secilën kartë.
2
Kërkesat, së bashku me dokumentacionin tjetër të nevojshëm, depozitoni në Zyrën Qëndore ose në ndonjërën prej filialeve të Bankës.
3
Kartën tuaj të re e merrni në afat prej 7 ditë prej ditës së dorëzimit të kërkesës.

Kushtet dhe pagesat


Përdoruesit

personi fizik në bazë të kërkesës së dorëzuar nga subjekti juridik

Anëtarësia vjetore*

 

për kartë

 

për vitin e parë

600 denarë  

për çdo vit pasues

300 denarë

 

Për qarkullim vjetor mbi 500.000 denarë

pa pagesë  

Pagesa për përdorimin

 

e bankomateve

e sporteleve

të Bankës

0,25%, min. 50 den.

0,35%, min. 100 den.

të bankave tjera në vend

2%, min. 100 den.

2%, min. 300 den.

të bankave tjera jashtë vendit

2%, min. 200 den.

2%, min. 300 den.

 

* Pagesa për anëtarësinë vjetore për të gjitha llojet e kartave do të llogaritet në bazë mujore, respektivisht llogaria do të debitohet në 12 këste të barabarta mujore. Debitimi i llogarive individuale do të fillojë në muajin kur do të skadojë periudha e pagesës së fundit për anëtarësim, respektivisht periudha pa pagesë prej 12 muajsh, varësisht se kur është lëshuar karta.