Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Ndërmjetësimi i bursës së letrave me vlerë



Banka jonë i kushton një rëndësi të madhe subjekteve juridike në ndërmjetësimin gjatë shitblerjes së letrave me vlerë në Bursën e Maqedonisë.

Për tregtimin me letrat me vlerë janë të nevojshme këto dokumente :
  • një kopje e regjistrimit nga gjykata
  • një kopje e certifikatës nga Enti i statistikës
  • karta tatimore dhe
  • llogaria në denarë e kompanisë në njërën nga bankat në RM.
Në bazë të dokumentacionit të lartëpërmendur përpilohet një Marrëveshje e përgjithshme bashkëpunimi.

Në rast të blerjes së letrave me vlerë, duhet që kompania paraprakisht të sigurojë mjetet e nevojshme për realizimin e transaksionit, ndërsa në rast të shitjes, kompania është e obliguar që të paraqesë një certifikatë pronësie të letrave me vlerë nga   Depozituesi qëndror i letrave me vlerë. Pastaj kompania jep urdhëresë për tregtimin (blerjen ose shitjen) e letrave të caktuara me vlerë.

Kushtet e përgjithshme të Komercijalna Banka AD Skopje për punën me letra me vlerë,Çmimoren dhe procedurat për realizimin e urdhëresave nga klientët me kushtet më të volitshme mund t’i gjeni në linqet e mëposhtme::

Kontaktoni persona



Mihajlo Brova Zikov
Telefon: (02) 3247-431; (02) 3168-321
Fax: (02) 3111-037;(02) 3213-225
e-mail: mihajlo.brovazikov@kb.com.mk