Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Shërbimet e kujdestarisë për letrat me vlerë

 

 

Si pjesë e gamës së gjerë të produkteve dhe shërbimeve të letrave me vlerë, Komercijalna Banka AD Skopje, klientëve të saj ekzistues dhe të ardhshëm, ju ofron shërbime të kujdestarisë me cilësi të lartë dhe të besueshme për letrat me vlerë, me theks të veçantë në qasjen individuale te klienti.

 

Fillimi i funksionimit të këtij shërbimi daton prej vitit 2002, me hapjen dhe operimin e llogarive te para të kujdestarisë. Që atëherë, Komercijalna Banka AD Skopje vazhdimisht është duke punuar në përmirësimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe përpiqet që të ruan standardet e larta, me fleksibilitet maksimal të funksionimit në kuadër të kornizës dhe rregullativës ligjore.

 

Oferta standarde e shërbimeve të kujdestarisë përfshin këto aktivitete:

  • Hapjen dhe mbajtjen e llogarive për letrat me vlerë dhe llogarive të dedikuara me të holla në Depozituesin qendror të letrave me vlerë dhe në Bankë;
  • Ruajtjen dhe mbajtjen e portfolios së letrave me vlerë të klientit;
  • Barazimin i transaksioneve të lidhura me tregtimin me letrat me vlerë në pajtim me udhëzimet e klientit;
  • Raportimin e gjendjes së llogarive të letrave me vlerë dhe të llogarive të dedikuara me të holla;
  • Ndjekjen dhe njoftimin në kohë rreth evenimenteve korporative;
  • Realizimi i të drejtave që rrjedhin nga pronësia e letrave me vlerë të klientëve sipas udhëzimeve të tyre, si pagesa e dividendëve, interesit dhe principalit dhe të ardhurave tjera nga letrat me vlerë;
  • Shërbime të përfaqësimit nëpër asambletë e shoqërive aksionere;
  • Njoftime mbi zhvillimet e reja në tregjet e kapitalit dhe ndryshimet në dispozitat ligjore;
  • Pagesa të detyrimeve tatimore në emër të klientëve që dalin nga pronësia e letrave me vlerë që evidentohen në llogari kumulative të Bankës;  
  • Aktivitete të tjera sipas nevojave dhe kërkesave të kategorive të ndryshme të klientëve, në përputhje me rregullativën ligjore dhe detyrimet kontraktuale të ndërmarra.

 

 

Për të lidhur marrëveshje për kujdestari nevojiten këto dokumente:

  • Kërkesë për hapjen e llogarisë për kujdestari;
  • Specimen i nënshkrimeve të personave të autorizuar;
  • Dokumentet për identifikimin dhe regjistrimin e klientit, ose personave të autorizuar nga ai/ajo;
  • Dokumente tjera plotësuese, varësisht prej kategorisë së klientit.

 

 

Lidhur me shërbimet e kujdestarisë, Banka vë në llogari pagesa për:

  • Mirëmbajtjen e portfolios;
  • Shpenzimet e transaksionit;
  • Votimet me ndërmjetësi/përfaqësues (Proxy voting);
  • Shpenzimet reale;
  • Shpenzime tjera sipas çmimores për klientët.

 

 

Gjatë operimit të saj si bankë kujdestare, Komercijalna Banka AD Skopje zbaton standarde të larta, duke përdorur programe të sofistikuara softuerike dhe komunikim me SWIFT MT mesazhe të kategorisë 5, duke synuar të plotësojë nevojat e kategorive të ndryshme të klientëve.



Personi për kontakt



Antigona Bukleska,
Elizabeta Manasijevska

Telefon: (02) 3168-308; (02) 3168-310
Fax: (02) 3225-056
e-mail: custody@kb.com.mk