Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Bankë – tutore, ruajtëse e pronës, bankë depozitare e fondeve të pensioneve dhe fondeve investuese



Ky shërbim ishte faza pasuese e zhvillimit të vazhdueshëm të punëve tutoriale, në frymën e orientimit strategjik të bankës të jetë një lider në krijimin e produkteve të reja dhe shërbimeve financiare, si dhe me qëllim të konfirmimit dhe forcimit të imazhit të saj pozitiv..

Komercijalna Banka AD Skopje në vitin 2008 filloi të punojë si bankë depozitare e fondeve investuese dhe aktualisht këtë funksion e kryen me  6 fonde investive të regjistruara në Republikën e Maqedonisë.

Prej vitit 2009 Komercijalna Banka AD Skopje është kujdestare e fondit të parë vullnetar pensional dhe kur u krijuan kushtet për ndryshimin e kujdestarit të fondeve të detyrueshme pensionale Banka,si një ndër bankat lidere në fushën e kujdestarisë, u bë tutore e njërës nga fondet e detyrueshme të regjistruara në Republikën e Maqedonisë.

Në pajtim me ligjet dhe detyrimet e saja kontraktuale, banka ofron një sërë shërbimesh për fondet investuese dhe pensionale, duke përfshirë:
  • Kujdestarinë e fondeve investuese dhe pensionale, hapjen dhe mbajtjen e llogarive për letrat me vlerë dhe llogarive të dedikuara me të holla në Depozituesin qëndror të letrave me vlerë dhe në Bankë;
  • Barazimin e transaksioneve të lidhura me investimet në fondet vendore dhe të huaja, në përputhje me udhëzimet e Shoqërive për menaxhim të fondeve;
  • Ndjekjen e udhëzimeve tjera të Shoqërive për menaxhim të fondeve me kusht që ato të mos janë në kundërshtim me legjislacionin dhe/ose prospektin dhe statutn e fondit;
  • Kontroll të neto vlerës së llogaritur të aseteve të fondeve;
  • Njoftime për Shoqëritë për menaxhim me fondet për ngjarjet e korporatave që rrjedhin nga pronësia e letrave me vlerë të fondit dhe respektimi i udhëzimeve që dalin nga këto ngjarje;
  • Arkëtim i të gjitha të ardhurave dhe të drejta tjera në favor të fondeve, të cilat rrjedhin nga prona e tyre;
  • Raportime në pajtim me rregullat ligjore, aktet nënligjore dhe marrëveshjet përkatëse.

Shërbimet e mësipërme, në varësi të llojit të fondit, mund të plotësohen nga shërbimet shtesë, në përputhje me kornizën ligjore, si dhe me nevojat dhe kërkesat specifike të klientëve individualë.

Fokusi i punës së Komercijalna Banka AD Skopje është të ofrojë shërbime sa më cilësore si dhe vazhdimisht të përmirësojë standardet e saja, duke dhënë maksimumin e saj për të siguruar shërbime sa më adekuate për klientët ekzistues dhe klientët potencial të ardhshëm.

Personi për kontakt



Antigona Bukleska,
Sonja Ugrinovska Bojadzievska

Telefon: (02) 3168-308; (02) 3168-311
Fax: (02) 3225-056
e-mail: custody1@kb.com.mk