Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

E-commerce

 

E-commerce

Shërbimi E-commerce i Komercijalna Banka AD Skopje mundëson pranimin e kartave të brendeve të MasterCard Worldwide dhe Visa International për pagesë të mallrave dhe shërbimeve tjera përmes Internetit.

Duke ndjekur nevojat e klientëve të saj si edhe trendet globale për pagesat pa para të gatshme, me prezantimin e këtij shërbimi Banka u ofron klientëve të saj përdorim të sigurtë dhe shfrytëzim të shumë përfitimeve dhe avantazheve nga fusha moderne e tregtisë.

Avantazhet e shërbimit   е-commerce:

-          Shpenzime më të ulta të hapjes dhe mirëmbajtjes së Internet pikës së shitjes në krahasim me pikën klasike të shitjes (ndërtimi/marrja me qira, shpenzimet e mirëmbajtjes, rroga për më shumë të punësuar);

-          Pa kufizime në aspektin e orëve të punës (disponueshmëri për klientët 24/7/365);

-          Numër më i madh i blerësve potencial për shkak të disponueshmërisë më të madhe të Internet pikave të shitjes krahasuar me orarin e kufizuar të shitoreve fizike;

-          Mundësi për shfrytëzimin e të gjitha avantazheve të promovimit on-line të produkteve dhe shërbimeve të ofruara.

Aspektet teknike dhe të sigurisë

Shërbimi Е-commerce i Komercijalna Banka AD Skopje është në përputhje me teknologjinë 3D Secure, e zhvilluar nga sistemet ndërkombëtare për pagesa Visa Internacional dhe MasterCard Worldwide dhe ka implementuar Verified by Visa dhe MasterCard Secure Code

Tregtari krijon dyqanin e saj/tij të Internetit përmes së cilës udhëhiqet blerësi gjatë procesit të porosisë respektivisht të blerjes së prodhimit/shërbimit. Në momentin e kryerjes së pagesës blerësi ridrejtohet tek një faqe të mbrojtur të Internetit në të cilën shënohen të gjitha të dhënat e kartës që janë të nevojshme për të kryer pagesën. Pas përfundimit të transaksionit klienti kthehet përsëri në ueb faqen e tregtarit. Sipas këtij parimi të autorizimit gjegjësisht kryerjes së transaksionit, tregtari nuk ka qasje në të dhënat konfidenciale të kartës me çka është i mbrojtur nga përgjegjësia për abuzime të mundshme në rast të arkivimit joadekuat.

Aplikimi

Për këtë shërbim mund të aplikojnë të gjitha subjektet juridike që janë të regjistruara për shitje dhe që kanë të hapur llogari në Komercijalna Banka AD Skopje, duke dorëzuar Kërkesën për е-commerce.

Pas dorëzimit të Kërkesës, Banka e kontakton subjektin juridik me qëllim të finalizimit të procedurës për mundësimin e shërbimit.

Për çdo informatë plotësuese mund të na kontaktoni nëcards@kb.com.mk.