Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Pagesa me kartat bankare nëpër pikat e shitjes (POS terminalet)



Prezantimi i shërbimit të kartave për pagesë të mallrave dhe shërbimeve në pikat e shitjeve/shitoreve tuaja, Ju mundëson rritjen e shitjeve dhe fitime më të mëdha, ndërsa konsumatorëve do t’ju ofroni një mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurtë të pagesës që ata e preferojnë.



Avantazhet

  • Rritje e shitjeve – pagesa me karta bankare është pranuar gjithandej dhë është shumë e njohur në mesin e konsumatorëve. Kjo mënyrë e pagesës mundëson rritjen e shitjeve dhe shuma më të larta mesatare të transaksionit. Pagesa me karta u ofron konsumatorëve qasje të menjëhershme në fuqinë e tyre blerëse, duke mos u kufizuar në paratë e gatshme që ai/ajo i ka me vehte.
  • Konsumatorë të kënaqur – duke ofruar këtë shërbim ju tërhiqni klientë të rinj, ndërsa atyre ekzistues ju ofroni shërbim më të mirë dhe zgjedhje për të paguar në mënyrën që ata e preferojnë. Kënaqësia e konsumatorit është edhe më e madhe, sepse ata e dinë se çfarë të presin. Pagesa përmes POS terminaleve në mbarë botën bëhet sipas standardeve të pranuara përgjithësisht, pa kufizime dhe kushte të veçanta, duke ofruar shërbime efektive dhe profesionale.
  • Ulje e kostos dhe rrezikut – Transaksionet me karta bankare përshpejtojnë procesin e pagesës, duke mos pritur për të numëruar paratë, kthim të kusurit, mospasjes së monedhave, etj. Ato kryhen elektronikisht, kursejnë kohë dhe reduktojnë harxhimet duke ulur kështu nevojën për manipulim me para të gatshme dhe duke ulur njëkohësisht edhe mundësitë e keqpërdorimeve dhe reziqeve që ka operimi me para të gatshme.

^ Në krye

Përdorimi i shërbimit për pagesë me karta bankare

  • Komercijalna Banka AD Skopje do të instalojë aparatet e saja (POS terminalet) për pagesë me anë të kartave bankare nëpër pikat e kërkuara të shitjeve. Në këto aparate do të mund të bëhenpagesa të mallrave dhe shërbimeve nga të gjitha kartat e familjes së MasterCard Worldwide (MasterCard dhe Maestro) dhe Visa International (Visa dhe Visa Electron), pavarësisht nga vendi i origjinës dhe bankës që ka lëshuar kartën.
  • Banka do të llogarisë provizion, të shprehur në përqindje, për çdo transaksion të suksesshëm të realizuar nëpër aparatet/POS terminalet e vendosura. Provizioni i mbulon shpenzimet dhe i paraqet të gjitha detyrimet financiare të subjektit juridik ndaj Komercijalna Banka AD Skopje në bazë të përdorimit të këtij shërbimi.
  • Mjetet e realizuara nga transaksionet me anë të kartave do të barten pa pagesë në llogarinë e subjektit juridik në afat prej 1 (një) ditë pune (për llogaritë në Komercijalna Banka AD Skopje) ose në afat prej 3 (tre) ditë pune (për llogaritë në bankat tjera), prej ditës së hyrjes së transaksionit në Bankë.
  • Komercijalna Banka AD Skopje ofron mundësinë e instalimit të 3 llojeve të ndryshme të POS terminaleve, sipas mënyrës së lidhjes së tyre të komunikimit, edhe atë: Dial-up (duke përdorur linjën fikse telefonike), GPRS (pajisje që përdor rrjetin e telefonisë mobile) dhe LAN POS terminale (lidhje me anë të rrjetit kompjuterik). Zgjedhjen për llojin e POS terminalit e bën Banka, në varësi të kushteve të pikave të shitjes dhe specifikat e veprimtarisë.
  • Qendra për autorizim e Komercijalna Banka AD Skopje është në dispozicionin tuaj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të ofruar ndihmë dhe përkrahje lidhur me shërbimin për pagesa me kartat bankare.
  • Raportet përmbledhëse mujore për transaksionet e kryera do t’ju dërgohen me postë.
  • Në ueb faqen e saj për shërbimet elektronike nëpërmjet Internetit (https://www.banka.com.mk) Banka ofron shërbime elektronike falas të Internetit për përpilimin, kontrollimin dhe printimin e raporteve për transaksionet, si edhe shkarkimin e dosjes së të dhënave për transaksionet e proceduara, me mundësi të ruajtjes/evidentimit automatik të tyre. Formularin për aplikim për këtë shërbim mund ta merrni këtu.


^ Në krye


Mënyrë e thjeshtë për shfrytëzimin e shërbimit

Ndiqni hapat për aplikimin dhe mundësimin e këtij shërbimi:

1. Shkarkojeni formularin „Kërkesë për të lidhur marrëveshje me Komercijalna Banka AD Skopje për shitjen e mallrave dhe shërbimeve tjera, me pagesë përmes kartave dhe instalimin e pajisjeve për pagesë me karta/POS terminalet“.
2. Kërkesën e plotësuar, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, dorëzoni në Zyrën qendrore ose në ndonjërën prej degëve dhe filialeve të Bankës, me shënim „Për Shërbimin që operon me karta bankare“.
3. Pas shqyrtimit dhe miratimit të kërkesës brenda 5 ditëve të punës, do t’ju kontaktojmë për të nënshkruar marrëveshjen për këtë shërbim, për të filluar me instalimin e pajisjeve dhe trajnimin e të punësuarve për operimin me POS terminalet.



^ Në krye


Pagesë në 3, 6 ose 12 këste, pa interes, me karta debiti të lëshuara nga Komercijalna Banka AD Skopje

  • Komercijalna Banka AD Skopje, në mënyrë që të plotësojë kërkesat e përdoruesve të njërës nga familjeve më të mëdha të kartave të debitit në vend, si edhe të subjekteve juridike me të cilët ka nënshkruar marrëveshje për pagesë të mallrave dhe shërbimeve tjera me karta bankare, prezantoi këtë funksionalitet të ri për kartat e debitit.
  • Me Maestro®, Visa Electron dhe Debit MasterCard® kartat e debitit të Komercijalna Banka AD Skopje mund të paguhet numër fiks i kësteve (3, 6 ose 12), pa interes, nëpër pikat e shitjes me të cilat Banka ka lidhur marrëveshje.
  • Shërbimi është i dobishëm për të dy anët:
    • subjekti juridik pranon mjetet e përgjithshme pa vonesë;
    • mbajtësi i kartës kryen pagesat pa kompensim shtesë, ndërsa vlerën e përgjithshme të mjeteve për transaksionin e bërë do të mund ta paguajë edhe me këste, pa interes.
  • Për mundësimin e këtij shërbimi, Banka instalon POS terminal të veçantë.
  • Lista e pikave të shitjes me të cilat Banka ka marrëveshje për pagesë me këste pa interes.




Kontaktoni persona



Vladimir Kievski, Bashkëpunëtor profesional për pranimin e kartave
Telefon: (02) 3168-107
Fax: (02) 3114-232
e-mail: vladimir.kievski@kb.com.mk

Elena Arsova Begic, Përgjegjës i shërbimit për karta bankare
Telefon: (02) 3168-108
Fax: (02) 3114-232
e-mail: elena.arsova@kb.com.mk