Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Urdhër periodik për subjektet juridike


Nëse dëshironi të kurseni kohë dhe të shmangni lodhjen gjatë punës suaj të përditshme, si pjesë e shërbimeve ekzistuese, Ju ofrojmë edhe mundësinë për të hapur urdhër periodik për pagesë të detyrimeve të juaja të rregullta të cilat janë me vlerë fikse apo me afat maturimi, gjegjësisht detyrime ku një pjesë e caktuar duhet të paguhet në disa këste të barabarta. Këtë shërbim сè e ofrojmë për të lehtësuar një pjesë të pagesave të cilat i kryeni rregullisht.


Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për urdhër periodik, çdo subjekt juridik – mbajtës i llogarisë në Bankë, mund t’a autorizojë Bankën që në emër të tij dhe në llogari të tij të bëjë bartjen e mjeteve në llogari të tjera në Bankë apo në bankat tjera sipas udhëzimeve (shumën e saktë, datën dhe periudhën e maturimit të pagesës, numrin e kësteve) të caktuara nga klienti dhe të cekura në Marrëveshjen e bërë.


Urdhëresat e realizuara do të faturohen sipas tarifës aktuale për realizimin e pagesave nëpër sportelet e Bankës.