Pyetje dhe përgjigje për pagesat pa kontakt (contactless payments)





PYETJE DHE PËRGJIGJE LIDHUR ME TEKNOLOGJINË PA KONTAKT


Çfarë mund të përfitoj unë nga teknologjia pa kontakt?

Kjo mënyrë e pagesës është më e shpejtë dhe më e lehtë në krahasim me llojet tjera të pagesave.

Çfarë fitoj unë nga teknologjia pa kontakt?

  1. 1. Nuk ka nevojë të shënoni PIN-in Tuaj për pagesat nën 750 denarë;
  2. 2. Nuk ka nevojë të prisni gjatë, pasi pagesat pa kontakt reduktojnë kohën që nevojitet për të bërë një pagesë;
  3. 3. Ju e keni kontrollin, sepse të dhënat e kartës Tuaj do të jenë në dorën Tuaj gjatë realizimit të pagesës;
  4. 4. Do të keni një evidencë të të gjitha pagesave Tuaja të përditshme të regjistruara në raportin/pasqyrën e gjendjes/llogarisë Suaj financiare.

Si mund ta di nëse teknologjia pa kontakt vlen për kartën time?

Nëse në kartën Tuaj vëreni ndonjërën prej simboleve të mëposhtme, dmth teknologjia pa kontakt vlen për kartën Tuaj:

koristenje

 

 

Si mund të pajisem me kartë pa kontakt?

Klientëve tanë automatikisht do t’ju jepet karta pa kontakt pas skadimit apo pas zëvendësimit të kartës së tyre.


Në krye ^



PYETJE DHË PËRGJIGJE LIDHUR ME REALIZIMIN E PAGESAVE PA KONTAK


Si mund ta përdor kartën time pa kontakt?

  1. 1. Kërkoni ndonjërën prej simboleve pa kontakt kur paguani transaksione me vlerë deri në 750 den.;
  2. 2. Afrojeni apo prekni kartën te terminali për pagesa pa kontakt;
  3. 3. Pagesa është realizuar me sukses nëse shihni një dritë të gjelbër ose dëgjoni një sinjal me zë. Për siguri plotësuese ndonjëherë mund t’ju kërkohet të shënoni PIN kodin Tuaj.

Si mund të di nëse tregtarët e shitjeve me pakicë pranojnë pagesat pa kontakt?

Si mund të di nëse tregtarët e shitjeve me pakicë pranojnë pagesat pa kontakt?

koristenje

 

 

Ku mund ta përdor kartën time pa kontakt?

Me kartën tuaj pa kontakt ju mund të paguani pa pasur nevojë kontakti kudo që ju shihni ndonjërin prej simboleve për pagesë pa kontakt. Tanimë ekziston një numër i madh i shitësve në Republikën e Maqedonisë që ofrojnë pagesa pa kontakt, ndërsa numri i tyre është në rritje gjithnjë e më shumë.

Me kartën tuaj pa kontakt Ju mund të paguani edhe në mënyrën e zakonshme (duke shënuar PIN-in ose me nënshkrim) kudo ku pranohen kartat e kreditit, në qoftë se nuk ka mundësi teknike për të bërë pagesë pa kontakt.

A mundet me ndihmën e kartës të mundësuar për pagesë pa kontakt të marr para të gatshme prej bankomatit pa kontakt?

A mundet me ndihmën e kartës të mundësuar për pagesë pa kontakt të marr para të gatshme prej bankomatit pa kontakt?

A mund ta përdor kartën pa kontakt për të marrë „cash back“ (kthim të mjeteve)?

Jo. „Cash back“ nuk është në dispozicion për transaksionet pa kontakt. Nëse doni të merrni "cash back", këtë mund ta bëni në mënyrën standarde duke përdorur kartën me çip dhe PIN kodin standard të transaksionit.

Sa afër terminalit për pagesa pa kontakt duhet të qëndrojë karta?

Ju duhet të mbani kartën tuaj pa kontakt disa centimetra larg nga terminali që pranon pagesat pa kontakt. Nëse vendosni të mbani më shumë karta në portofolin apo çantën Tuaj gjatë pagesës, atëherë vetëm një kartë do të lexohet në terminalin e mundësuar për pagesat pa kontakt.

A ka ndonjë kufizim të vlerës së produkteve që do t’i paguaj me kartën time pa kontakt?

Limiti i transaksioneve pa kontakt të bëra me kartat e Bankës Komercijale është 750 denarë. Mbi këtë shumë do t’ju kërkohet kodi PIN.

A ka pagesa shtesë për pagesat e bëra me kartën pa kontakt?

Nuk ka pagesa shtesë për përdorim të kartës pa kontakt. Vlejnë kompenzimet dhe provizionet standarde.

Si ta di nëse pagesa është realizuar?

Terminali i aktivizuar për pagesat pa kontakt vetë do të tregojë se pagesa është realizuar - drita e gjelbër ose sinjali me zë është shenjë e transaksionit të suksesshëm.

A do të marr fletë-dëshmi për transaksionin e realizuar?

Pagesat pa kontakt janë të dizajnuara me qëllim që transaksionet me vlera të ulta deri në 750 denarë të kryhen në mënyrë të shpejtë dhe sa më praktike. Nëse doni të merrni një fletë-dëshmi për transaksionet e bëra, ju duhet vetëm t’ia kërkoni tregtarit këtë.

Nëse mbaj më shumë karta të tilla në portofolin tim, cila do të shfrytëzohet nëse e afroj portofolin apo e prek terminalin e mundësuar për pagesa pa kontakt?

Është gjithmonë ide më e mirë që të nxirrni kartën nga portofoli tuaj dhe të afroni apo prekni terminalin për pagesa pa kontakt – kjo mënyrë është më e sigurtë për të zgjedhur me cilën kartë do të paguani. Nëse në terminal prekni më shumë karta, atëherë do të shfaqet një dritë e kuqe që tregon se pagesa nuk është kompletuar siç duhet.

A mund ta përdor këtë kartë jashtë vendit?

Po, kudo ku ekziston simboli i pagesës pa kontakt.


Në krye ^



PYETJE DHE PËRGJIGJE LIDHUR ME SIGURINË


A është e sigurtë teknologjia pa kontakt?

Po. Teknologjia pa kontakt është një nga llojet më të reja të teknologjisë të sigurtë për enkriptim (njëjtë si çip-i dhe PIN-i), që do të thotë që Ju mund të ndjeheni tërësisht të sigurtë kur e përdorni për të bërë ndonjë pagesë. Shuma maksimale për pagesë është 750 denarë për transaksion, dhe kohë pas kohe mund të kërkohet prej Jush të shënoni Pin-in tuaj me qëllim të verifikimit të pronarit të vërtetë të kartës. Nëse karta juaj është e humbur apo e vjedhur, ne ju rekomandojmë që sa më parë të njoftoni Bankën sapo të vëreni se ju mungon karta.

A mundet pa njohurinë time të bëhet ndonjë transaksionin nëse unë kaloj afër terminalit të mundësuar për pagesa pa kontakt?

Jo. Së pari, shitësi i mallit me pakicë duhet të shënojë dhe aprovojë shumën Tuaj, dhe pastaj Ju duhet të mbani kartën Tuaj disa centimetra nga terminali në kohëzgjatje prej gjysëm sekonde.

A mund të zbulohen detajet e kartës sime gjatë kohës së pagesës?

Teknologjia pa kontakt punon vetëm kur karta është afërt terminalit të mundësuar për pagesat pa kontakt. Kjo e bën pothuajse të pamundur që të zbulohet çfarë do lloj të dhëne për kartën gjatë përdorimit të saj. Gjithashtu, çdo terminal i mundësuar për pagesat pa kontakt ka teknologji të lartë të sigurisë.

A ekziston ndonjë mundësi që e njëjta pagesë të bëhet dy herë nga karta ime?

Jo. Terminalet e mundësuara për pagesat pa kontakt janë në gjendje të bëjnë vetëm një transaksion në të njëjtën kohë. Si masë mbrojtëse, çdo transaksion duhet të jetë i plotë ose i pavlefshëm para se të bëhet ndonjë transaksion tjetër.

Si mund ta di se informatat e mia për transaksionin e realizuar janë të sigurta?

Platformat e teknologjisë pa kontakt bazohen në çip teknologjinë e sigurt "EMV", e cila siguron mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë e transaksionit duke përdorur çelësat dhe teknologjinë më të fundit të enkriptimit. Transaksionet kryhen nëpërmjet rrjetit të njëjtë për pagesa si edhe çip transaksionet.

Platformat e teknologjisë pa kontakt bazohen në çip teknologjinë e sigurt "EMV", e cila siguron mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë e transaksionit duke përdorur çelësat dhe teknologjinë më të fundit të enkriptimit. Transaksionet kryhen nëpërmjet rrjetit të njëjtë për pagesa si edhe çip transaksionet.

Nëse dikush bën disa herë me radhë pagesa pa kontakt, do të kërkohet prej Jush të shënoni PIN-in tuaj me qëllim të sigurisë. Transaksionet pa kontakt janë në mënyrë plotësuese të mbrojtura duke pasur parasysh faktin se me ta mund të bëhen pagesa në shumë deri në 750 denarë ose më pak. Për transaksionet mbi këtë shumë do të kërkohet nga përdoruesi të bëjë pagesën në mënyrën e zakonshme me çip apo me shënimin e kodit PIN. Nëse kartela juaj është e humbur apo e vjedhur, do të ishte e preferueshme që menjëherë për këtë të njoftohet Banka.

Çfarë duhet të bëj nëse karta ime pa kontakt është humbur ose vjedhur?

Duhet të na njoftoni sa më parë që të jetë e mundur përmes telefonit në numrin (+389 2) 3247-474. Nëse dikush me mashtrim e ka përdorur kartën Tuaj pa kontakt për të bërë transaksion, për aq kohë sa ju mbani të sigurta të dhënat Tuaja, ju nuk do të jeni përgjegjës për asnjë humbje.



Në krye ^