Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

T N O H O S



20.03.2019 - Njoftim


Në përputhje me nenin 5 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen e shoqërive aksionare të shpallur në Gazetën zyrtare të RMV nr.248/2018, Komercijalna Banka AD Skopje i njofton të gjithë personat e autorizuar (të autorizuar nga më shumë se një aksionar) që të marrin pjesë në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Bankës, për autorizimet e dhëna të njoftojnë Komisionin për letra me vlerë të RMV më së voni pesë ditë pune para mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit, respektivisht deri më 27.03.2019. Personat e autorizuar duhet të përdorin Formularin për njoftim, të publikuar në ueb faqen e Komisionit për letra me vlerë të RMV.




13.03.2019 – Banka Komercijale me sistemin e vet për prodhimin e energjisë elektrike


Të nxitur nga lëvizja globale për prodhimin e energjisë së pastër nga burimet e ripërtëritshme dhe të udhëhequr nga përgjegjësia e saj sociale, Komercijalna Banka AD Skopje me kënaqësi paraqet sistemin e vet për prodhimin e energjisë elektrike nga rrezet e diellit.

 

Platforma me panelet fotovoltaike është vendosur në çatinë e ndërtesës afariste KB-2 në qendër të Shkupit. Ajo përbëhet nga 81 panele me një fuqi prej 300 W për panel dhe dy invertorë të energjisë të lidhura me furnizimin me energji elektrike në ndërtesë. Në këtë mënyrë, një pjesë të energjisë së nevojshme elektrike Komercijalna Banka AD Skopje e siguron nga burimet e veta ndërsa pjesa tjetër plotësohet nga rrjeti elektrik. Energjia totale e prodhuar përdoret për nevojat e objektit afarist.

 

Sistemi u lëshua në funksion në dhjetor 2018. Në një ditë me diell ai prodhon më shumë se 100 kWh energji elektrike në ditë. Falë këtij investimi, Komercijalna Banka AD Skopje në periudhën prej tre muaj ka penguar të bëhet emetimi i pothuajse dy ton CO2 në atmosferë, e cila përndryshe do të ishte lëshuar nëse kjo sasi e energjisë elektrike do të prodhohej në një termocentral me djegien e qymyrit.

 

Kjo është një kontribut dhe një pjesë e përpjekjeve të Komercijalna Banka AD Skopje për të zvogëluar ndotjen në Shkup.
 
Paneli



07.03.2019 - Konkurs për punësim


Të një bashkëpunëtori më të ri për qarkullimin e pagesave në vend dhe punë me popullsinë, në Repartin për qarkullimin e pagesave në vend dhe punë me popullsinë, Komercijalna Banka AD Skopje-Filiali Koçan, 1 (një) ekzekutues me marrëdhënie të caktuar pune prej 12 muajsh, me mundësi të vazhdimit të Kontratës për punësim.

 

Shkathtësitë dhe kualifikimet e nevojshme:

  • Të ketë të mbaruar Fakultetin Ekonomik, me të paktën 180 kredi sipas Sistemit Evropian për Transfer të Kredive (SETK) ose shkallën VII/1,
  • Pa përvojë pune,
  • Ta njeh gjuhën angleze dhe të dijë të punojë me kompjuterë,
  • Të ketë aftësi komunikative dhe organizative, orientim ndaj klientëve, aftësi për punë ekipore dhe sjellje profesionale. 

 

Orari i punës: 40 orë në javë, e organizuar në dy turne në kuadër të orarit të punës së Filialit nga e hëna deri të premten: nga ora 08:00 deri në orën 17:00, dhe të shtunën nga ora 08:00 deri në orën 13:00. 

 

Rroga (neto) fillestare bazë:  19.200,00 denarë.

Konkursi do të jetë i hapur deri në 16.03.2019. Përzgjedhja e kandidatit do të realizohet në afat prej 45, 90, ose 120 ditësh nga dita e kalimit të afatit të konkursit, në varësi prej numrit të kandidatëve të paraqitur.

Kandidatët e interesuar, që i plotësojnë kriteret e lartshënuara, duhet të dorëzojnë një biografi të shkurtër (CV), letër motivimi dhe kopje të Diplomës për shkollimin e kryer në adresën në vijim: Sektori për burimet njerëzore dhe punë të përgjithshme, Komercijalna Banka AD Skopje, Rr. Orce Nikollov nr. 3, 1000 Shkup, ose në e-mail adresën vrabotuvanje@kb.com.mk me titull: “Shpallje për punësim në Filialin Koçan”.

 

Personi për kontakt: Meglena Dimitrova tel.: 3-168-412

                                                                  

Dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas kalimit të afatit të aplikimit nuk do të shqyrtohet.

Në intervistë do të ftohen vetëm aplikantët që do të hynë në rrethin më të ngushtë.




07.03.2019-Komercijalna Banka AD është Sponsor i përgjithshëm i manifestimit “Karnavali i Strumicës”


  

Për më shumë se një dekadë, Komercijalna Banka AD është Sponsor i përgjithshëm i manifestimit “Karnavali i Strumicës”, i cili tradicionalisht mbahet në kuadër të "Festimeve të Trimerit" (festa e vajzave të fejuara).

 

Karnavali i Strumicës është shpallur nga revista "Arabian travel" si një nga 20 top karnavalet e rrugëve në botë, ndërsa Ministria jonë e Ekonomisë e ka shpallur atë si manifestimin më të mirë turistik.

 

Çdo vit, manifestimi "Karnavali i Strumicës" tërheq mbi tridhjetë mijë vizitorë nga vendi dhe nga jashtë.  

 

Mbrëmja kryesore e Karnavalit do të mbahet më 9 mars 2019, ku pritet të marrin pjesë mbi 2.500 persona të maskuar në procesion.

 

 

 




26.02.2019 - Konkurs për punësim


Komercijalna Banka AD Skopje ka hapur shpallje për punësim të një bashkëpunëtori profesional për qarkullimin pagesor në vend dhe punë me popullsinë, në Repartin për qarkullimin pagesor në vend dhe punë me popullsinë, në Filialin Gostivar, 1 (një) ekzekutues me marrëdhënie të caktuar pune prej 12 muajsh, me mundësi të vazhdimit të Kontratës për punësim.

 

Shkathtësitë dhe kualifikimet e nevojshme:

  • Të ketë të mbaruar Fakultetin Ekonomik, me të paktën 180 kredi sipas Sistemit Evropian për Transfer të Kredive (SETK) ose shkallën VII/1,
  • Të ketë të paktën tre vjet përvojë pune,
  • Ta njeh gjuhën angleze dhe të dijë të punojë me kompjuterë,
  • Të ketë aftësi komunikative dhe organizative, orientim ndaj klientëve, aftësi për punë ekipore dhe sjellje profesionale. 

 

Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë në institucionet bankare dhe financiare.

 

Orari i punës: 40 orë në javë, e organizuar në dy turne në kuadër të orarit të punës së Filialit nga e hëna deri të premten: nga ora 08:00 deri në orën 17:00, dhe të shtunën nga ora 08:00 deri në orën 13:00. 

 

Rroga (neto) fillestare bazë:  30.731,00 denarë.

Konkursi do të jetë i hapur deri në 07.03.2019. Përzgjedhja e kandidatit do të realizohet në afat prej 30 ditësh nga dita e kalimit të afatit të konkursit, në varësi prej numrit të kandidatëve të paraqitur.

 

Kandidatët e interesuar, që i plotësojnë kriteret e lartëshënuara, duhet të dorëzojnë një biografi të shkurtër (CV), letër motivimi dhe kopje të Diplomës për shkollimin e kryer në adresën në vijim: Sektori për burimet njerëzore dhe punë të përgjithshme, Komercijalna Banka AD Skopje, Rr. Orce Nikollov nr. 3, 1000 Shkup, ose në e-mail adresën vrabotuvanje@kb.com.mk me titull: “Shpallje për punësim në Filialin Gostivar”.

                                                                 

Personi për kontakt: Meglena Dimitrova tel.: 3-168-412

                                                                  

Dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas kalimit të afatit të aplikimit nuk do të shqyrtohet.

Në intervistë do të ftohen vetëm aplikantët që do të hynë në rrethin më të ngushtë.


26.02.2019 - Konkurs për punësim


Komercijalna Banka AD Skopje ka hapur shpallje për punësim të një bashkëpunëtori më të ri për qarkullimin pagesor në vend dhe punë me popullsinë, në Repartin për qarkullimin pagesor në vend dhe punë me popullsinë, në Filialin Gostivar, 1 (një) ekzekutues me marrëdhënie të caktuar pune prej 12 muajsh, me mundësi të vazhdimit të Kontratës për punësim.

 

 

Shkathtësitë dhe kualifikimet e nevojshme:

  • Të ketë të mbaruar Fakultetin Ekonomik, me të paktën 180 kredi sipas Sistemit Evropian për Transfer të Kredive (SETK) ose shkallën VII/1,
  • Pa përvojë pune,
  • Ta njeh gjuhën angleze dhe të dijë të punojë me kompjuterë,
  • Të ketë aftësi komunikative dhe organizative, orientim ndaj klientëve, aftësi për punë ekipore dhe sjellje profesionale. 

 

Orari i punës: 40 orë në javë, e organizuar në dy turne në kuadër të orarit të punës së Filialit nga e hëna deri të premten: nga ora 08:00 deri në orën 17:00, dhe të shtunën nga ora 08:00 deri në orën 13:00. 

 

Rroga (neto) fillestare bazë:  19.200,00 denarë.

Konkursi do të jetë i hapur deri në 07.03.2019. Përzgjedhja e kandidatit do të realizohet në afat prej 30 ditësh nga dita e kalimit të afatit të konkursit, në varësi prej numrit të kandidatëve të paraqitur.

 

Kandidatët e interesuar, që i plotësojnë kriteret e lartëshënuara, duhet të dorëzojnë një biografi të shkurtër (CV), letër motivimi dhe kopje të Diplomës për shkollimin e kryer në adresën në vijim: Sektori për burimet njerëzore dhe punë të përgjithshme, Komercijalna Banka AD Skopje, Rr. Orce Nikollov nr. 3, 1000 Shkup, ose në e-mail adresën vrabotuvanje@kb.com.mk me titull: “Shpallje për punësim në Filialin Gostivar”.

                                                                 

Personi për kontakt: Meglena Dimitrova tel.: 3-168-412

                                                                  

Dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas kalimit të afatit të aplikimit nuk do të shqyrtohet.

Në intervistë do të ftohen vetëm aplikantët që do të hynë në rrethin më të ngushtë.





Një X dhe C R A