Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

T N O H O S



15.02.2019 - Konkurs për punësim


Të një Bashkëpunëtori profesional për marrëdhënie me klientët në Sektorin e kreditimit të ekonomisë, në Komercijalna Banka AD Skopje, 2 (dy) ekzekutues me kohë të pacaktuar pune.

 

Shkathtësitë dhe kualifikimet e nevojshme:

 

  • të ketë të mbaruar Fakultetin Ekonomik ВС VII/1, me të paktën 180 kredi, sipas SETK,
  • të paktën 3 vjet përvojë pune,
  • ta njeh gjuhën angleze dhe të dijë të punojë me kompjuterë,
  • të njeh analizat financiare të subjekteve juridike jofinanciare,
  • të dijë të bëjë vlerësim të projekteve të investimit dhe portfolios së kredisë,  
  • të dijë të menaxhojë me dosjen e kredisë (kërkesa, analiza e kredisë, rekomandimi me propozim vendim për miratim/refuzim të kërkesës) dhe me kompletimin dhe azhurnimin e dokumentacionit të dosjes së kredisë,
  • të posedojë aftësi (komunikative, analitike dhe statistikore, aftësi për të organizuar dhe prioritizuar detyrat/përgjegjësitë sipas rëndësisë, të tregojë rezultate dhe cilësi, aftësi për punë ekipore).  

 

Përparësi do të kenë të punësuarit në institucionet bankare.

 

Orari i punës: 40 orë në javë, prej të hënës deri të premten prej orës 08:00 deri në 16:00.

Rroga (neto) fillestare bazë: 33.000,00 denarë.

 

Konkursi do të jetë i hapur deri më 24.02.2019. Përzgjedhja e kandidatit do të realizohet në afat prej 30 ditësh nga dita e kalimit të afatit të konkursit.

Kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e lartshënuara, duhet të dorëzojnë një biografi të shkurtër (CV), letër motivimi dhe kopje të Diplomës për shkollimin e kryer në adresën në vijim: Sektori për burimet njerëzore dhe punë të përgjithshme, Komercijalna Banka AD Skopje, Rr. Orce Nikollov nr. 3, 1000 Shkup, ose në e-mail adresën vrabotuvanje@kb.com.mk me titull: “Shpallje për punësim të Bashkëpunëtorit profesional për marrëdhënie me klientët në Sektorin e kreditimit të ekonomisë”.

                                                                 

Personi për kontakt: Meglena Dimitrova tel.: 02/3168-412

                                                                  

Dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas kalimit të afatit të aplikimit nuk do të shqyrtohet.

Në intervistë do të ftohen vetëm aplikantët që do të hynë në rrethin më të ngushtë.




06.02.2019 – Përfitime të reja me Internet Bankën dhe mBanka për personat fizikë


Komercijalna Banka AD Skopje u ka mundësuar përdoruesve të Internet Bankës një mundësi të re, respektivisht të mund të resetojnë vetë fjalëkalimin e harruar për regjistrim në profilin personal të internetit.

 

Përveç kësaj, përdoruesve të aplikacionit mobil mBanka  ju ofron mundësinë për të transferuar mjetet nga llogaria e tyre personale në denarë/libreza e kursimit devizor në të parë në llogarinë personale rrjedhëse transaksionale në denarë, respektivisht llogarinë devizore personale.




06.02.2019 – Internet Banka dhe mBanka për personat fizikë -  mundëson limit maksimal ditor, mujor dhe limit për transaksionet individuale


Të nderuar përdorues të Internet Bankës dhe mBanka,

 

Me qëllim të rritjes së sigurisë gjatë pagesave elektronike nëpërmjet Internet Bankës dhe aplikacionit mobil mBanka, Banka mundëson limitin maksimal ditor, mujor dhe limitin për transaksionet individuale, të cilat janë të definuara në Kushtet e përgjithshme të Komercijalna Banka AD Skopje për përdorimin e shërbimeve të bankingut elektronik për personat fizikë . Nëse dëshironi të ndryshoni limitin tuaj ditor, mujor dhe limitin për transaksionet individuale, deri në shumën e limiteve maksimale të caktuara, këtë mund ta bëni nëpërmjet ueb faqes së Internet Bankës, duke përdorur listën e kodeve ose tokenin e sigurisë.

 

Ndryshimet e limiteve për Internet Bankën dhe mBanka mund ti bëni në pjesën  „Menuja ime“ – „Ndryshimi i limiteve.“




04.02.2019 - Vazhdon bashkëpunimi me Kryqin e Kuq të Maqedonisë


Komercijalna Banka AD Skopje për nëntë vjet me radhë ka qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë, si Sponsor i Përgjithshëm i projektit "Përmirësimi i socializimit të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta“.

Motivi kryesor për përfshirjen në këtë projekt është që fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta t’iu mundësojë zhvillimin e një frymë të shëndetshme dhe aftësive krijuese, për tu edukuar dhe integruar plotësisht në shoqërinë tone.

Vazhdimi i bashkëpunimit me Kryqin e Kuq dhe mbështetja e këtij projekti konfirmon përpjekjet tona për një qasje afatgjatë dhe sistematike për të përmirësuar mirëqenien e grupeve të pambrojtura në komunitet dhe është në përputhje me angazhimet strategjike të Bankës në fushën e përgjegjësisë sociale.







Një X dhe C R A