Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



01.04.2019 - Programi për mbështetjen e konkurrencës së NVM


(Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (WeB-SME-CSP), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ofron mbështetje teknike falas dhe pagesë të stimulimit për kredikërkuesit


Më 29 mars 2019, në hotelin Holiday Inn në Shkup, u shënua fillimi zyrtar i Programit për mbështetjen e konkurrencës së Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Programi është zhvilluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ndërsa financiarisht është mbështetur edhe nga BE-ja. Iniciativa e re kombinon linjat e kredisë, grantet për kompanitë pjesëmarrëse dhe asistencën teknike.
Komercijalna Banka AD Skopje është një ndër bankat në vend e cila në bashkëpunim me BERZH dhe BE-IPA Fondet ofron linjë për përparimin e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
 
Në vazhdim mund të gjeni njoftimin zyrtar për opinionin publik të shpallur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.




17.07.2019 – Banka Komercijale realizoi transaksionin e parë me letra me vlerë jashtë vendit


Drejtoria për kryerjen e shërbimeve me letra me vlerë, pranë Komercijalna Banka AD Skopje, më 12.07.2019, realizoi me sukses transaksionin e parë me letra me vlerë në treg të huaj. Brenda afatit të parashikuar (T+2), transaksioni edhe u barazua  me sukses nga Drejtoria për kryerjen e shërbimeve të kujdestarisë.

 

Ky transaksion u realizua për një klient ekzistues, për të cilin u lëshua dhe u realizua një urdhëresë në bursën gjermane Xetra për blerjen e aksioneve të zakonshme. Vlera e përgjithshme e transaksionit ishte 30.110 Euro.

 

Me këtë transaksion, Komercijalna Banka vërtetoi se për një periudhë të shkurtër kohore i përmbushi kushtet e sistemit dhe procedurat ligjore të parashikuara për tregtimin e letrave me vlerë jashtë vendit me urdhëresë të personave fizik dhe juridik vendas dhe të huaj. Shërbimet e brokerimit dhe kujdestarisë nga Komercijalna Banka janë të disponueshme për kryerjen e transaksioneve në çdo bursë të regjistruar në botë, duke ju ofruar klientëve të gjithë informacionin e nevojshëm rreth kushteve dhe shpenzimeve për realizimin e transaksionit të kërkuar.

 

Të gjitha informatat plotësuese mund të merren në numrat e telefonit: (02) 3247-431, (02) 3247-432, (02) 3247-435 ose në adresën e e-mailit kbbroker@kb.com.mk.


16.07.2019 – Banka Komercijale ka mundësuar aplikim online për kredi konsumatore


Prej tani, ju mund të aplikoni për kreditë konsumatore pa dedikim të Komercijalna Banka AD Skopje edhe në formë elektronike (online). Banka Komercijale, për të gjithë personat fizikë, përdorues të shërbimeve bankare elektronike të cilët kanë opsion për pagesë, ka mundësuar një procedurë më të shpejtë dhe më të thjeshtë përmes aplikimit online.

 

Me këtë opsion, klientët e interesuar mund të aplikojnë për këto kredi:

  • Kredi konsumatore deri në 30.000 euro me EUR klauzolë. Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.
  • Kredi konsumatore deri në 600.000 denarë pa garantues (zhirant). Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.
  • Тip Тоp kredi konsumatore. Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.
  • Kredi e bazuar në kambial pa garantues. Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.
  • Kredi për pensionistët. Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.

 

 

Duke u regjistruar në bankën e internetit, përdoruesit do të mund të zgjedhin këtë opsion në menynë nën emrin “Aplikacione Online”.

 

Për të plotësuar dhe regjistruar kërkesën për kredi dhe dokumentet tjera të nevojshme në formatin e specifikuar, duhet që kredi-kërkuesi të ketë një listë të vlefshme të kodeve të pagesës. Për statusin e kërkesës së parashtruar, kredi-kërkuesi  mund të informohet përmes aplikimit të njëjtë.




12.07.2019 – Komercijalna Banka sponsor i manifestimit “Dasma e Galiçnikut”


 

Komercijalna Banka AD Skopje edhe këtë vit është sponsor i manifestimit “Dasma e Galiçnikut”, i cili tradicionalisht mbahet në prag të festës fetare Petrovden. Këtë vit, në periudhën prej 12 deri 14 korrik, vizitorët do të munden nga afër ta njohin këtë fshat piktoresk si dhe një pjesë të kulturës dhe të trashëgimisë së mrekullueshme burimore maqedonase, pjesë e së cilës është edhe manifestimi “Dasma e Galiçnikut”.

 

Vallja e vjehrrës, çuarja e nuses për ujë, vendosja e bajrakut (flamurit) të dasmës, ruajtja e dhëndrit, gatimi i bukës së shtëpisë....janë zakone popullore të cilat janë pjesë e traditës së Galiçnikut, rite dhe doke popullore  të cilat janë në një harmoni të pandashme me kostumet e mrekullueshme popullore dhe natyrën e papërsëritshme të Galiçnikut.

 

E gjithë kjo ndikon që ky manifestim të përjetohet si diçka unike dhe e papërsëritshme. Kjo, na bën ta mbështesim vazhdimisht dhe ta prezantojmë si diçka të çmueshme, të shenjtë, që e shpreh kujtesën dhe ekzistencën tonë.




01.07.2019 – Banka Komercijale i uli normat e interesit të tejkalimit të lejuar (overdraft) edhe të kartave të kreditit    


Ju njoftojmë se për shkak të uljes së normës së interesit për bonot e thesarit, Komercijalna Banka AD Skopje, duke filluar prej 01.07.2019, do të ulë normat e interesit për tejkalimin e lejuar të llogarive transaksionale për personat fizikë dhe për një pjesë të kartave të kreditit për personat juridikë dhe fizikë.

Më shumë detaje rreth normave të reja të interesit do të mund të gjeni në ueb faqen e Bankës për çdo produkt individual, ndërsa klientët do të njoftohen edhe përmes vërtetimit nga llogaria/kartela.







Një X dhe C R A