Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



09.04.2019 – Njoftim për raportim të lojës së rreme shpërblyese


Sa i përket përpjekjes në kohën e fundit për të manipuluar publikun përmes një faqeje dhe një loje shpërblyese të rreme në Facebook, njoftojmë opinionin publik se, duke pasur parasysh keqpërdorimin e emrit të Komercijalna Banka AD Skopje, rasti u paraqit në Ministrinë e punëve të brendshme.

 

Megjithatë, Banka nuk ka ingerenca të bëjë paraqitje për subjektet tjera të abuzuara, e as ka ingerenca të kryejë hetime private. Nëse i keni ndarë në mënyrë eksplicite të dhënat tuaja personale dhe keni dyshime objektive se ato mund të jenë subjekt i abuzimit, Ju duhet zyrtarisht ta paraqitni rastin në Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe në Ministrinë e punëve të brendshme.

 

Përsëri theksojmë se Komercijalna Banka AD Skopje nuk ka asçfarë lidhje me lojën e rreme shpërblyese, për momentin nuk organizon asnjë lojë shpërblyese nëpërmjet Facebook-ut dhe në të ardhmen e afërt nuk do të organizojë një lojë të tillë shpërblyese.

 

Ju këshillojmë që të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm me të dhënat Tuaja personale, veçanërisht kur jeni në Internet. Komercijalna Banka AD Skopje kurrë nuk do t'ju kërkojë të shpërndani të dhënat personale dhe ato të karakterit konfidencial (numrat amë, adresat, kodet PIN, fjalëkalimet, numrat e llogarisë, kartelat etj.) përmes rrjeteve sociale.

 

Komercijalna Banka distancohet nga të gjitha faqet dhe profilet e rreme të rrjeteve sociale të cilët e përdorin pa autorizim emrin e saj. Nëse dëshironi rregullisht të informoheni për të gjitha risitë si dhe të parashtroni ndonjë pyetje, Ju ftojmë të ndiqni këto faqe zyrtare të Komercijalna Banka AD Skopje, në rrjetet sociale në vijim:

 

 






17.07.2019 – Banka Komercijale realizoi transaksionin e parë me letra me vlerë jashtë vendit


Drejtoria për kryerjen e shërbimeve me letra me vlerë, pranë Komercijalna Banka AD Skopje, më 12.07.2019, realizoi me sukses transaksionin e parë me letra me vlerë në treg të huaj. Brenda afatit të parashikuar (T+2), transaksioni edhe u barazua  me sukses nga Drejtoria për kryerjen e shërbimeve të kujdestarisë.

 

Ky transaksion u realizua për një klient ekzistues, për të cilin u lëshua dhe u realizua një urdhëresë në bursën gjermane Xetra për blerjen e aksioneve të zakonshme. Vlera e përgjithshme e transaksionit ishte 30.110 Euro.

 

Me këtë transaksion, Komercijalna Banka vërtetoi se për një periudhë të shkurtër kohore i përmbushi kushtet e sistemit dhe procedurat ligjore të parashikuara për tregtimin e letrave me vlerë jashtë vendit me urdhëresë të personave fizik dhe juridik vendas dhe të huaj. Shërbimet e brokerimit dhe kujdestarisë nga Komercijalna Banka janë të disponueshme për kryerjen e transaksioneve në çdo bursë të regjistruar në botë, duke ju ofruar klientëve të gjithë informacionin e nevojshëm rreth kushteve dhe shpenzimeve për realizimin e transaksionit të kërkuar.

 

Të gjitha informatat plotësuese mund të merren në numrat e telefonit: (02) 3247-431, (02) 3247-432, (02) 3247-435 ose në adresën e e-mailit kbbroker@kb.com.mk.


16.07.2019 – Banka Komercijale ka mundësuar aplikim online për kredi konsumatore


Prej tani, ju mund të aplikoni për kreditë konsumatore pa dedikim të Komercijalna Banka AD Skopje edhe në formë elektronike (online). Banka Komercijale, për të gjithë personat fizikë, përdorues të shërbimeve bankare elektronike të cilët kanë opsion për pagesë, ka mundësuar një procedurë më të shpejtë dhe më të thjeshtë përmes aplikimit online.

 

Me këtë opsion, klientët e interesuar mund të aplikojnë për këto kredi:

  • Kredi konsumatore deri në 30.000 euro me EUR klauzolë. Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.
  • Kredi konsumatore deri në 600.000 denarë pa garantues (zhirant). Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.
  • Тip Тоp kredi konsumatore. Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.
  • Kredi e bazuar në kambial pa garantues. Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.
  • Kredi për pensionistët. Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.

 

 

Duke u regjistruar në bankën e internetit, përdoruesit do të mund të zgjedhin këtë opsion në menynë nën emrin “Aplikacione Online”.

 

Për të plotësuar dhe regjistruar kërkesën për kredi dhe dokumentet tjera të nevojshme në formatin e specifikuar, duhet që kredi-kërkuesi të ketë një listë të vlefshme të kodeve të pagesës. Për statusin e kërkesës së parashtruar, kredi-kërkuesi  mund të informohet përmes aplikimit të njëjtë.




12.07.2019 – Komercijalna Banka sponsor i manifestimit “Dasma e Galiçnikut”


 

Komercijalna Banka AD Skopje edhe këtë vit është sponsor i manifestimit “Dasma e Galiçnikut”, i cili tradicionalisht mbahet në prag të festës fetare Petrovden. Këtë vit, në periudhën prej 12 deri 14 korrik, vizitorët do të munden nga afër ta njohin këtë fshat piktoresk si dhe një pjesë të kulturës dhe të trashëgimisë së mrekullueshme burimore maqedonase, pjesë e së cilës është edhe manifestimi “Dasma e Galiçnikut”.

 

Vallja e vjehrrës, çuarja e nuses për ujë, vendosja e bajrakut (flamurit) të dasmës, ruajtja e dhëndrit, gatimi i bukës së shtëpisë....janë zakone popullore të cilat janë pjesë e traditës së Galiçnikut, rite dhe doke popullore  të cilat janë në një harmoni të pandashme me kostumet e mrekullueshme popullore dhe natyrën e papërsëritshme të Galiçnikut.

 

E gjithë kjo ndikon që ky manifestim të përjetohet si diçka unike dhe e papërsëritshme. Kjo, na bën ta mbështesim vazhdimisht dhe ta prezantojmë si diçka të çmueshme, të shenjtë, që e shpreh kujtesën dhe ekzistencën tonë.




01.07.2019 – Banka Komercijale i uli normat e interesit të tejkalimit të lejuar (overdraft) edhe të kartave të kreditit    


Ju njoftojmë se për shkak të uljes së normës së interesit për bonot e thesarit, Komercijalna Banka AD Skopje, duke filluar prej 01.07.2019, do të ulë normat e interesit për tejkalimin e lejuar të llogarive transaksionale për personat fizikë dhe për një pjesë të kartave të kreditit për personat juridikë dhe fizikë.

Më shumë detaje rreth normave të reja të interesit do të mund të gjeni në ueb faqen e Bankës për çdo produkt individual, ndërsa klientët do të njoftohen edhe përmes vërtetimit nga llogaria/kartela.







Një X dhe C R A