Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



17.07.2019 – Banka Komercijale realizoi transaksionin e parë me letra me vlerë jashtë vendit


Drejtoria për kryerjen e shërbimeve me letra me vlerë, pranë Komercijalna Banka AD Skopje, më 12.07.2019, realizoi me sukses transaksionin e parë me letra me vlerë në treg të huaj. Brenda afatit të parashikuar (T+2), transaksioni edhe u barazua  me sukses nga Drejtoria për kryerjen e shërbimeve të kujdestarisë.

 

Ky transaksion u realizua për një klient ekzistues, për të cilin u lëshua dhe u realizua një urdhëresë në bursën gjermane Xetra për blerjen e aksioneve të zakonshme. Vlera e përgjithshme e transaksionit ishte 30.110 Euro. Më 17.07.2019 u realizua urdhëresa për person fizik për blerje të aksioneve të zakonshme të Xetra me vlerë të përgjithshme prej 4.678 euro. 

 

Me këtë transaksion, Komercijalna Banka vërtetoi se për një periudhë të shkurtër kohore i përmbushi kushtet e sistemit dhe procedurat ligjore të parashikuara për tregtimin e letrave me vlerë jashtë vendit me urdhëresë të personave fizik dhe juridik vendas dhe të huaj. Shërbimet e brokerimit dhe kujdestarisë nga Komercijalna Banka janë të disponueshme për kryerjen e transaksioneve në çdo bursë të regjistruar në botë, duke ju ofruar klientëve të gjithë informacionin e nevojshëm rreth kushteve dhe shpenzimeve për realizimin e transaksionit të kërkuar.

 

Të gjitha informatat plotësuese mund të merren në numrat e telefonit: (02) 3247-431, (02) 3247-432, (02) 3247-435 ose në adresën e e-mailit kbbroker@kb.com.mk.




04.12.2019 – Banka Komercijale organizoi “Një Ditë për Ju” me temë “Mundësi të reja për financim dhe investim”


Komercijalna Banka AD Skopje në mënyrë të vazhdueshme informon dhe edukon klientët e saj për të gjitha risitë, me qëllim të përmirësimit të performancës së tyre financiare. Më 04 Dhjetor 2019, nën organizim të Bankës, u mbajt edhe një ngjarje ekskluzive - "Një Ditë për Ju – Mundësi të reja për financim dhe investim”.

 

Shumë klientë të Bankës Komercijale patën mundësinë të informohen me Programin e ri të zhvilluar nga BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) për përkrahje të konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, pastaj me mundësitë për tregtim në tregjet e huaja, si dhe për blerjen e aksioneve në fondet e investimit të shoqërive KB Publikum Invest.

 

Na paraqet kënaqësi e veçantë që temat e ofruara në prezantimet ishin interesante dhe të dobishme për të pranishmit. Komercijalna Banka AD Skopje do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të përmbushur nevojat e klientëve të saj.
 
Den za vas
 
Den za vas
 
Den za vas
 
Den za vas
 
Den za vas
 
Den za vas



20.11.2019 – Global Finance e shpalli  Bankën Komercijale “FX Provajderi më i mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020”


Revista botërore Global Finance, me seli në Nju Jork, SHBA, Komercijalna Bankës AD Skopje ia dha çmimin “FX Provajderi më i mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 (Dhënësi më i mirë i shërbimeve nga fusha e tregjeve devizore në vend)”.

 

Ky është çmimi i nëntë me radhë për punën e suksesshme të Komercijalna Banka AD Skopje në fushën e tregtimit me instrumentet financiare në Maqedoninë e Veriut, i dhënë nga Global Finance.

 

Zgjedhja për FX Provajder më të mirë të tregjeve financiare në vend është bërë në bazë të disa kritereve që përfshijnë: madhësinë e transaksionit, pjesëmarrjen në treg, vëllimin e mbulimit global, nivelin e shërbimit ndaj klientëve, çmimet konkurruese dhe përdorimin e teknologjive të reja. Çmimi është edhe një dëshmi për cilësinë e lartë të shërbimeve që i ofron Banka Komercijale dhe për ofertën e pasur të instrumenteve financiare, si dhe për konkurrencën dhe për pozitën lider të Bankës në fushën e tregtimit në tregjet financiare vendore dhe globale.


14.11.2019 – Banka Komercijale, për të 14-tën herë sponsor i Festivalit “Zllatno Sllavejçe 2019“


Komercijalna Banka AD Skopje, për të 14-tën herë është sponsor i festivalit për fëmijë “Zllatno sllavejce” (Bilbili i artë), i cili këtë vit mbahet për të 49-tën herë me radhë. Në periudhën prej 22 deri në 24 nëntor, bilbilat e artë përsëri do të ngjiten në skenë, në sallën e Filarmonisë së Maqedonisë, ku do të performojnë hitet e tyre.
Për këtë manifestim, janë përgatitur kompozime të reja për fëmijë, deri tani të padëgjuara, të shoqëruara me koreografi, të cilat fëmijët dhe e gjithë audienca do të mund ti dëgjojnë gjatë ditëve të festivalit.






Një X dhe C R A