Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Sponsorizimet dhe donacionet


Misioni


Të jemi institucion fitimprurës, e njohur si bankë udhëheqëse e pavarur dhe private në vend që ofron një gamë të shërbimeve universale dhe gëzon një reputacion të lartë ndërkombëtar, e mbështetur në mënyrë profesionale nga një menaxhment i orientuar drejt tregut, plotësisht të trajnuar dhe më përvojë, si dhe nga një kuadër me nivelin më të lartë të profesionalizmit dhe integritetit.



2019


Edhë këtë vit “Ververicka” ju shpërblen

 

Fëmijët, si vlera më e madhe për familjen dhe shoqërinë në tërësi, gjithmonë kanë qenë në qendër të vëmendjes së Komercijalna Banka AD Skopje. Prandaj, më 31 tetor, Banka Komercijale, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, do të dhurojë tradicionalisht fonde për të porsalindurit.

 

Me rastin e Ditës Botërore të kursimeve, Banka do t’ju hap libreza të kursimeve – Kursim për fëmijë “Ververicka” në vlerë prej 5.000,00 denarë, si dhe do ju dhurojë kuti të kursimeve të gjithë fëmijëve që do të lindin më 31 tetor nga 00:00 deri 24:00. Ky aksion i Bankës Komercijale do të realizohet në Shkup dhe në qytetet tjera në vend ku Banka ka degët dhe filialet e saj.

 

Për ti marrë këto mjete, përfaqësuesit ligjorë të fëmijëve të lindur më 31.10.2019 do të duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme më së voni deri më 31.12.2019. Para se të dorëzojnë dokumentet e nevojshme në sportelet e Bankës në Shkup dhe në qytetet tjera në vend, duhet që paraprakisht të regjistrojnë fëmijët e tyre si obligues tatimor në zyrën më të afërt rajonale të Drejtorisë së të Hyrave Publike (DHP) në vendin e tyre të banimit në përputhje me procedurat e përshkruara nga DHP. Përndryshe, Banka nuk do të jetë teknikisht në gjendje të bëjë pagesën.


Përkrahje nga Banka Komercijale për Teatrin për fëmijë "Babec" nga Manastiri


Komercijalna Bankа AD Skopje, si një kompani me përgjegjësi shoqërore që ndjek zhvillimin e brezave të rinj, për të nëntin vit radhazi ka mbështetur aktivitetet e Teatrit për fëmijë "Babec" nga Manastiri. 

Qëllimi kryesor i veprimtarisë së “Babec” është që të njohë fëmijët me teatrin dhe kulturën në përgjithësi, duke kontribuar në këtë mënyrë në edukimin e publikut që do të jetë një shtyllë e teatrit të ri modern të Maqedonisë. Duke i ndjekur këto përcaktime, ky institucion edhe këtë vit do të vazhdojë me përpjekjet që nëpërmjet teatrit, muzikës, baletit dhe socializmit, t’i largojë fëmijët nga rruga dhe t’i njoftojë me bukuritë e kulturës.

Projektet e shumta teatrore të “Babec-it” vazhdojnë të shënojnë suksese, si në skenën teatrore për fëmijë në vend ashtu edhe në atë ndërkombëtare, ndërsa Komercijalna Banka AD Skopje është shumë krenare që edhe më tutje do të jetë pjesë e këtij rrëfimi të suksesshëm.

Këtë vit, edicioni i nëntë i Festivalit ndërkombëtar të teatrit për fëmijë “Bitolino 2019” do të mbahet në periudhën prej 6 deri  8 tetor 2019.
 

Banka Komercijale – sponsor ekskluziv i koncerit të Eros Ramazzotti

 

Pas koncertit të Sting, Komercijalna Banka AD Shkup ka kënaqësinë të njoftojë për përkrahjen e saj edhe të një ngjarjeje tjetër të mrekullueshme muzikore që do të ndodh së shpejti - koncertin e Eros Ramazzotti, i cili në kuadër të turneut botëror po promovon studio albumin e tij të fundit me titull 'Vita ce n`e'”.

Koncerti do të mbahet më 30 shtator 2019, në VIP Arenën në Shkup.

Komercijalna Banka AD Shkup, përmes sponsorizimit ekskluziv të këtij koncerti të veçantë dhe në shumë mënyra unik, vazhdon të mbështesë artin dhe kulturën dhe edhe një herë ka nderin të kontribuojë në pasurimin e jetës kulturore në vend.

 

Banka sponsor i Festivalit “Kënga na bashkon 2019“

 

Për të dytin vit radhazi, Banka Komercijale ka nderin të sponsorizojë Festivalin ndërkombëtar të këngëve dhe valleve vllahe me titull "Kënga na bashkon - 2019", i cili do të mbahet në 28 shtator në Shtëpinë e Armatës në Shkup.

Në këtë Festival, si dhe vitin e kaluar, do të marrin pjesë solo-këngëtarë të shquar vllehë nga vendi ynë, si dhe grupe të këngëve dhe solistë nga Republika e Shqipërisë, Republika e Rumanisë, Republika e Bullgarisë dhe Republika e Serbisë.

Ky Festival, në mënyrë dinjitoze, prezanton kulturën e vjetër, të lashtë dhe me të vërtetë të pasur vllahe, dhe mesazhi që sjell është se vallja dhe kënga janë të njëjta gjithandej dhe se bashkojnë të gjitha kombet anembanë botës.


Banka Komercijale – Sponsor i përgjithshëm i Festivalit „One Love Tour 2019“

 

Komercijalna Banka AD Skopje, edhe këtë vit ka nderin që të jetë Sponsor i përgjithshëm i edicionit të tretë të festivalit me titull “Një dashuri” përtej kufijve të Maqedonisë dhe Bullgarisë.

„One Love Tour 2019“ do të mbahet në Shkup, më 27 shtator, në sheshin Nënë Tereza para pllajës së OBM-së (Opera dhe Baleti i Maqedonisë), dhe sjell më të mirën e të dy vendeve për të gjitha gjeneratat! Në programin kulturo-artistik do të marrin pjesë grupi Slatkaristika, Grafa-Vladimir Ampov, Nokaut Unplugged, Krisko, Libero Band dhe të tjerë. Festivali do të fillojë në orën 18:00, ndërsa hyrja është e lirë.

Edhe kësaj here, Banka Komercijale me kënaqësi vazhdon të përkrahë vlerat e vërteta artistike që e pasurojnë jetën kulturore në vend.


Banka Komercijale sponsor i Festivalit ndërkombëtar të muzikës pop "Eurofest 2019“

Komercijalna Banka AD Skopje këtë vit është sponsor i Festivalit të 23-të ndërkombëtar të muzikës zbavitëse "Eurofest 2019" - fituese e shpërblimit WAFA - Organizata Botërore e festivaleve.

Ky festival do të mbahet në dy lokacione – si projekt i disperzuar në Krushevë, vendlindjen e Toshe Proeskit, ku këngëtarë nga 12 vende do të vendosin lule në varrin e Toshes, ndërsa në mbrëmje do të këndojnë për nder të tij. I njëjti program do të zhvillohet ditën e nesërme më 21 shtator në Shtëpinë e Armatës në Shkup.

Duke mbështetur këtë festival, Banka edhe njëherë kontribuon që në mënyrë dinjitoze të shënohet akti për nderim ashtu siç edhe e meriton ky gjigant – krenaria jonë kombëtare, për nder të së cilit do të këndojnë fituesit - laureatët e festivaleve evropiane, së bashku me ato të vendit.
 

Banka Komercijale sponsor i garave sportive për pensionistët për të nëntin vit me radhë

Komercijalna Banka AD Skopje,  si kompani me përgjegjësi shoqërore edhe këtë vit po kontribuon për jetë më cilësore për pensionistët. Banka, për të nëntin vit radhazi, është sponsor i garave sportive për pensionistët, të cilat këtë vit do të mbahen më 22 shtator në Radovish.

Në garat e 24-ta sportive për pensionistët do të marrin pjesë anëtarë të shoqatave të pensionistëve nga të gjitha anët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë manifestim, që paraqet ngjarjen më masive sportive, pjesëmarrësit janë nga të gjitha moshat, përkatësitë shoqërore dhe etnike në vend, ndërsa qëllimi kryesor për organizimin e këtyre lojërave për pensionistët është të zhvillojë një frymë konkurruese dhe energji pozitive të jetesës në mesin e të moshuarve, socializimin e të moshuarve, si dhe përfshirjen e kësaj popullsie në jetën shoqërore.

 


Sponsor i Festivalit „Braqa Manaki“ (Vëllezërit Manaki)

Banka është sponsor i Festivalit ndërkombëtar të kamerës filmike "Braqa Manaki", që mbahet në Manastir. Ky Festival i 40-të jubilar, këtë vit do të mbahet nga data 14 deri më 21 shtator.

 

Me karakterin e saj ndërkombëtar dhe atributet e një ngjarje gala që tërheq elitën artistike, akademike dhe politike të vendit tonë dhe të rajonit, "Braqa Manaki" paraqet një ngjarje të rrallë shoqërore që tërheq vëmendje të madhe tek publiku lokal. Këtë vit po përgatitet një program i jashtëzakonshëm me mbi 120 të ftuar nga jashtë.

 

Edicionin e 40-të jubilar të Festivalit ndërkombëtar të kamerës filmike “Braqa Manaki”, më 14 shtator, do ta hap filmi i ri i Pedro Almodovar “Dhimbje dhe famë”.
 
Браќа Манаки

Sponsor i Festivalit “Për Petrovden të gjithë në mal“

Edhe këtë vit tradicionalisht, Banka është sponsor i Etno festivalit të 12-të ndërkombëtar të këngëve vllahe të titulluar "Për Petrovden të gjithë në mal", i cili do të mbahet në malin Ponikva – Koçan, në prag të festës religjioze "Petrovden".

 

Sponsor i Festivalit “Vera Kulturore Maqedonase 2019“

Banka edhe këtë vit është sponsor i edicionit të 12-të të Festivalit "Vera Kulturore Maqedonase 2019", ku do të prezantohet një pjesë e kulturës së Republikës së Maqedonisë tek qytetarët maqedonas dhe shqiptarët në Shqipëri. Ky Festival shërben si një shembull për zhvillimin dhe kultivimin e kulturës, gjuhës dhe traditës tek popullsia maqedonase e atij vendi.

 

Banka Komercijale Sponsor i Festivalit „Monmartri i vogël i Manastirit 2019“

Banka edhe këtë vit tradicionalisht do ti përkrahë të rinjtë duke sponsorizuar festivalin e 38-të me radhë të artit për fëmijë "Montmartri i vogël i Manastirit 2019", i cili edhe këtë vit do të mbahet në Manastir, në periudhën prej 23 deri më 30 maj 2019.

Në këtë festival pjesëmarrësit krijimtarinë e tyre e bazojnë në temën tradicionale "Arkitektura e vjetër maqedonase" në Manastir dhe në karvanët e artit në Ohër dhe Krushevë.

Festivali i artit për fëmijë "Montmartri i vogël i Manastirit", është një ngjarje kulturore dhe arsimore në nivel botëror e cila zhvillon krijimet artistike të fëmijëve përmes pjesëmarrjes së talenteve të reja nga të gjithë meridianët dhe jep një kontribut shumë të madh për promovimin e Republikës së Maqedonisë.

 

Banka Komercijale Sponsor i Festivalit “Dritare drejt kinematografisë Italiane”

Komercijalna Banka AD Skopje është sponsor i festivalit të filmit Italian të emëruar si “Dritare drejt kinematografisë Italiane”, që do të mbahet në periudhën prej 17 deri në 23 maj në Kinotekën e Maqedonisë.

Festivali do të fillojë me komedinë “Ogni maledetto Natale (Çdo Krishtlindje e mallkuar)” e regjisorit Luca Vendruscolo, ndërsa do të mbyllet më 23 maj me filmin “Shëruesi” (Исцелител) i zhanrit komedi nga regjisori Gjorçe Stavreski.

 

Komercijalna Banka Sponsor i Kameren orkestrës “Solistët e Shkupit”

Komercijalna Banka AD Skopje është sponsor i gala koncertit të Kameren orkestrës “Solistët e Shkupit”, të emëruar “Prej klasikës në evergrin”,  ku si solist do të performojë solisti i njohur Nade Talevska – soprane dhe Goran Naumovski – artist i estradës, të cilët si tandem do të performojnë pjesë nga vepra të njohura klasike, ndërsa të gjithë koncertin do ta drejtojë dirigjenti maestro Ivan Eminoviq, ku do të shfaqen pjesë edhe nga Pachelbel - Canon, Caccini - Ave Maria, Mozart – A Little Night Music, Verdi – Aria Xhilda, Hilda's Aria, Bizet - Carmen-Habanera, Brahms - Hungarian Dance Nr.5, si dhe kompozime nga bende të njohura botërore, Queen, Beatles, Leonard Cohen, Michael Jackson, Lou Reed, Chaplin, Franck & Nancy Sinatra, etj.

 

Sponsor i manifestimit “Dhjetë ditë Republika e Krushevës”

Banka këtë vit është sponsor i manifestimit “Dhjetë ditë Republika e Krushevës”,  e cila mbahet prej 1 deri në 10 gusht. 

Shënimi tradicional i manifestimit "Dhjetë ditë Republika e Krushevës" është me interes kombëtar për kulturën, jetesën e përbashkët, rruajtjen dhe zhvillimin e arritjeve kombëtare dhe kulturore të civilizimit.

Manifestimi i këtij viti pritet të paraqesë emra nga zhanret e llojllojshme të njohur jo vetëm në vend por edhe jashtë kufijve tanë.

 

Sponsor i “Marshit të Ilindenit 1978“

Komercijalna Banka AD Skopje është sponsor i Shoqatës së qytetarëve “Marshi i Ilindenit 1978” Shkup, e cila në bashkëpunim me manifestimin “Dhjetë ditë Republika e Krushevës”, për të 21-rën herë radhazi e organizojnë marshin e njohur tradicional të Ilindenit me kuaj prej Shkupi deri në Krushevën e famshme.
 

Sponsor i manifestimit “Nata Poetike në Velestovë”

Me qëllim të promovimit të kulturës në zonat rurale, dhe në të njëjtën kohë për të promovuar kulturën jashtë kufijve të Maqedonisë, organizohet manifestimi ndërkombëtar me titull "Nata Poetike në Velestovë", i cili këtë vit mbahet për të 31-tën herë me radhë në Shtëpinë e Kulturës në f.Velestovë, dhe do t’i dedikohet veprimtarisë së filozofit dhe poetit Ivan Xheparovski.
 

Sponsor i Shoqatës “Viço”

Banka edhe këtë vit është sponsor i aktiviteteve të Shoqatës “Viço”, e cila është organizatore e manifestimit tradicional, me qëllim kryesor afirmimin, mbrojtjen dhe luftën për konfirmimin e individualitetit të popullit maqedonas dhe identitetit të tij socio-kulturor. Ky takim tradicionalisht, do të mbahet për të 39-tën herë, më 2 gusht 2019, në oborrin e kishës Shën Bogorodica në fshatin Tërnovë - Manastir.
 

Komercijalna Banka sponsor i manifestimit “Dasma e Galiçnikut”

 

Komercijalna Banka AD Skopje edhe këtë vit është sponsor i manifestimit “Dasma e Galiçnikut”, i cili tradicionalisht mbahet në prag të festës fetare Petrovden. Këtë vit, në periudhën prej 12 deri 14 korrik, vizitorët do të munden nga afër ta njohin këtë fshat piktoresk si dhe një pjesë të kulturës dhe të trashëgimisë së mrekullueshme burimore maqedonase, pjesë e së cilës është edhe manifestimi “Dasma e Galiçnikut”.

Vallja e vjehrrës, çuarja e nuses për ujë, vendosja e bajrakut (flamurit) të dasmës, ruajtja e dhëndrit, gatimi i bukës së shtëpisë....janë zakone popullore të cilat janë pjesë e traditës së Galiçnikut, rite dhe doke popullore  të cilat janë në një harmoni të pandashme me kostumet e mrekullueshme popullore dhe natyrën e papërsëritshme të Galiçnikut.

E gjithë kjo ndikon që ky manifestim të përjetohet si diçka unike dhe e papërsëritshme. Kjo, na bën ta mbështesim vazhdimisht dhe ta prezantojmë si diçka të çmueshme, të shenjtë, që e shpreh kujtesën dhe ekzistencën tonë.


Banka Komercijale – sponsor ekskluziv i koncertit te Sting

 
Komercijalna Banka AD Skopje ka kënaqësinë të shpallë mbështetjen e saj për një ngjarje të madhe që kemi para nesh - koncertin e kengëtarit të famshëm Sting, i cili do të mbahet më 2 qershor 2019 në Arena Philip II, në kuadër të turneut evropian "Këngët e mia" (My songs) 
 
Sting, legjenda e rok - skenës  botërore të të gjitha kohërave, do të ofrojë një show dinamik dhe të veçantë, duke u fokusuar në këngët e tij më të mira nga era e “The Police” dhe karrierës së tij solo. 
 
I ftuari special i koncertit Vllatko Stefanovski thotë se Sting gjithmonë ka qenë inspirimi i tij dhe me trion e tij të re me një performancë njëorëshe, do të përpiqet që ta përgatitë publikun për koncertin e mega yllit britanik. 
 
Përmes sponsorizimit ekskluziv të këtij koncerti të veçantë dhe në shumë mënyra unik, Komercijalna Banka AD Skopje vazhdon të mbështesë kulturën dhe vlerat unike dhe të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së jetës kulturore në shoqërinë tonë.
 
 

Komercijalna Banka AD Skopje, Sponsor gjeneral i koncertit të Zllatko Origjanskit dhe Beni Shaqirit


Komercijalna Banka AD Skopje është Sponsor i përgjithshëm i koncertit të Zllatko Origjanskit dhe Beni Shaqirit, i cili do të mbahet më 20 prill në Filarmoninë e Maqedonisë.

 

Në koncertin, e titulluar “Zlatko Origjanski&Beni Shaqiri so prijatelite (Zlatko Origjanski&Beni Shaqiri me shokët”, do të performohet muzikë nga albumet “Dobro utro gospogjo” (Mirëmëngjesi zonjë) dhe “Makedonsko devojçe” (Vajzë maqedonase).

 

Duke ndjekur përkushtimin e saj për përgjegjësinë shoqërore, Banka Komercijale edhe kësaj radhe me kënaqësi mbështeti vlerat e vërteta artistike, të cilat e pasurojnë jetën kulturore në vend.


Banka Komercijale, për të dytin vit rradhazi Sponsor i përgjithshëm i çmimit “Romani i vitit”

 

Komercijalna Banka AD Skopje është Sponsor i përgjithshëm i çmimit "Romani i vitit" për 2018, të cilin e morri dje shkrimtarja Nikolina Andova-Shopova për veprën e saj "Nekoj bil tuka", e botuar nga “Templum”.

Çmim u dha në Qendrën Informative Kulturore (QIK), nga Fondacioni për promovimin dhe avancimin e kulturës "Slavko Janevski". Ky çmim prestigjioz ndahej nga “Utrinski vesnik" për 18 vjet, ndërsa pas mbylljes së gazetës në vitin 2017, çmimi jepet nga Fondacioni dy vitet e fundit.

 

Për shpërblimin vendosi juria e përbërë prej: Frosina Parmakovska (kryetare dhe laureate e vitit të kaluar, Bogomil Gjuzel, poet dhe akademik, shkrimtarët Elizabeta Bakovska dhe Aleksandar Prokopiev dhe gazetarja Katerina Bogoeva, përfaqësuese e Fondacionit.

„Nekoj bil tuka“ është një roman që lexohet shpejt dhe lehtë, por në të njëjtën kohë është një tregim që nuk është as sipërfaqësor, e as i cekët. Është një tekst jashtëzakonisht i pjekur dhe bindës, i vështirë dhe emocionalisht i rëndë për lexuesin. Bëhet fjalë për një largim nga vetja për një kohë të gjatë, një proces mjaft i lodhshëm, i cili përmes një loje jo të zakonshme dhe aspak naïve, me dhe në hapësirë, rezulton në një vetë-takim të nevojshëm dhe të pashmangshëm” – thuhet në vendimin e jurisë.
 

Komercijalna Banka – Sponsor i përgjithshëm i karnavalit të Strumicës


Për më shumë se një dekadë, Komercijalna Banka AD është Sponsor i përgjithshëm i manifestimit “Karnavali i Strumicës”, i cili tradicionalisht mbahet në kuadër të "Festimeve të Trimerit" (festa e vajzave të fejuara).

Karnavali i Strumicës është shpallur nga revista "Arabian travel" si një nga 20 top karnavalet e rrugëve në botë, ndërsa Ministria jonë e Ekonomisë e ka shpallur atë si manifestimin më të mirë turistik.

Çdo vit, manifestimi "Karnavali i Strumicës" tërheq mbi tridhjetë mijë vizitorë nga vendi dhe nga jashtë.  

Mbrëmja kryesore e Karnavalit do të mbahet më 9 mars 2019, ku pritet të marrin pjesë mbi 2.500 persona të maskuar në procesion.
 
 

Banka sponsor i projektit të Shoqatës "Mandra “


Për të katërtin vit radhazi, Komercijalna Banka AD Skopje sponsorizoi turneun e dhjetë të futbollit të vogël të mbajtur me rastin e ditëlindjes së yllit të popit Toshe Proeski dhe organizuar nga Shoqata e Biznesmenëve Vlleh nga Maqedonia "Mandra" nga Shkupi.

Në këtë ngjarje, e cila u mbajt më 18, 19 dhe 20 janar 2019 në sallën sportive “Forca” në Shkup, pati edhe një hapësirë për një program kulturor dhe artistik, ku morën pjesë këngëtarë të shquar nga të gjitha kombësitë.


Komercijalna Banka AD Skopje - sponsor i revistës "Premin“


Komercijalna Banka AD Skopje, për disa vite me radhë është sponsor i revistës "Premin". Revista "Premin" me përmbajtjen e saj ndërton një lidhje mes anës shpirtërore dhe asaj reale të njeriut dhe e afirmon mendimin kulturor, historik dhe kishtar maqedonas. Zgjedhja e teksteve dhe mesazheve të kësaj reviste e përmban dimensionin e Ortodoksisë jashtë kufijve kombëtar dhe kulturor dhe është një shoqërues për këdo që përpiqet për transformim personal.

Vazhdon bashkëpunimi me Kryqin e Kuq të Maqedonisë


Komercijalna Banka AD Skopje për nëntë vjet me radhë ka qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë, si Sponsor i Përgjithshëm i projektit "Përmirësimi i socializimit të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta“.

Motivi kryesor për përfshirjen në këtë projekt është që fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta t’iu mundësojë zhvillimin e një frymë të shëndetshme dhe aftësive krijuese, për tu edukuar dhe integruar plotësisht në shoqërinë tone.

Vazhdimi i bashkëpunimit me Kryqin e Kuq dhe mbështetja e këtij projekti konfirmon përpjekjet tona për një qasje afatgjatë dhe sistematike për të përmirësuar mirëqenien e grupeve të pambrojtura në komunitet dhe është në përputhje me angazhimet strategjike të Bankës në fushën e përgjegjësisë sociale.




Një X dhe C R A