Informata themelore për kredi për subjektet juridike
Komercijalna Banka AD Skopje vëmendje të veçantë i kushton përkrahjes për kredi për subjektet juridike. Ekipi profesional i Bankës ju ofron shërbime konsulente, efikase dhe cilësore që do t’ju ndihmojnë në përmbushjen e nevojava tuaja.
Pas aplikimit për kredi, Banka kontrollon nëse dokumentacioni është i kompletuar. Nëqoftë se dokumentacioni është i plotë, aplikimi procedohet më tej, prej ku vlerësohet aftësia kreditore e aplikantit dhe besueshmëria e subjektit juridik.
Të dhënat mbi klientin/kredikërkuesin Banka i merr nga vetë klienti dhe nga burimet e veta.
Klienti informohet në afat të duhur kohor për aprovimin apo refuzimin e kërkesës për kredi.
Në krye^
Periudha maksimale për shlyerjen e kredive mund të jetë deri në 10 vjet me periudhë të përfshirë lehtësuese (grejs periudhë) prej 2 viteve.
Në krye^
Në shumën e përdorur të kredisë Banka arkëton kompensim të njëhershëm në lartësi prej 0.05 % deri në 1.5% varësisht prej llojit të kredisë, afatit të kthimit të kredisë dhe burimit të mjeteve të kredisë.
Pagesa për vlerësimin e vlerës së pasurisë së patundshme(klikoni në link për më shumë)
Pagesa për lëshimin e pëlqimeve në lidhje me pronën mbi të cilën është vendosur e drejta e pengut në favor të bankës (klikoni në link për më shumë)
Në krye^
Dokumentacioni i nevojshëm
1. Kërkesa për kredi duhet t’i përfshijë këto elemente:
- Emrin e plotë të kompanisë;
- Adresën e kompanisë;
- Themeluesit dhe organet menaxhuese;
- Nëse themeluesit janë themelues edhe në kompani tjera, atëherë duhet të përmenden emrat e këtyre kompanive si dhe përqindja e pjesëmarrjes në kapitalin e kompanisë;
- Menaxhimi në kompanitë tjera;
- Kodi i biznesit;
- Numri i regjistrimit;
- Numri i zhiro-llogarisë/llogarive;
- Bankë/banka afariste;
- Qëllimi dhe shuma e kredisë së kërkuar me arsyetim;
- Veprimtaria themelore;
- Struktura organizative;
- Numri i të punësuarve dhe struktura e tyre kualifikuese;
- Pajisjet tekniko-teknologjike dhe shfrytëzimi i kapaciteteve;
- Asortimenti i prodhimit i shprehur në volum fizik dhe në vlerë;
- Marrëveshje të lidhura afariste;
- Specifikimi i konsumatorëve dhe furnizuesve kryesorë;
- Raport mbi gjendjen e inventarit;
- Borxh ndaj bankave tjera dhe institucioneve financiare;
- Detyrime të ardhshme financiare (letra krediti-akreditive, garanci bankare, etj.);
- Përshkrim i kolateralit të ofruar;
- Burimet e shlyerjes (CASH FLOW);
- Marrëveshje të lidhura afariste për eksport dhe të hyrat e pritshme në valutë të huaj pas eksportit të kryer;
- Parashikimet për të hyrat dhe të dalat devizore.
Për kreditë afatgjata nevojitet një program i investimeve me parashikimet financiare për periudhën e shlyerjes së kredisë.
2. Kopje të vendimit të regjistrimit të kompanisë me të gjitha dokumentet e bashkëngjitura *;
3. Karton me nënshkrime të deponuara të verifikuara nga banka amë*;
4. Njoftim mbi aktivitetin kryesor të kompanisë*;
5. Qarkullimi i llogarive të klientit në denarë dhe në valutë të huaj në bankat tjera;
6. Llogaritjet përfundimtare për 2 vitet e fundit dhe llogaritjet periodike (për nevojat e Bankës);
7. Bilanci devizor – struktura e të hyrave dhe të dalave nga jashtë vendi të treguara në valuta dhe afatet e pagesës/arkëtimit ;
8. Raportet e auditimit për kompanitë që janë të detyruara ligjërisht që të përgatisin raporte të tilla;
9. Lista e të gjithë pasurisë që posedon kredikërkuesi (e tundshme dhe e patundshme), e nënshkruar nga kredikërkuesi;
10. Certifikatë për dëshmi të posedimit të kolateralit të ofruar:
10.1. Certifikatë pronësie për pasurinë e patundshme;
10.2. Faturat dhe deklaratat doganore të importit për pasurinë e tundshme.
* vetëm për ato klientë të cilët nuk kanë të hapur zhiro-llogari në Komercijalna Banka AD Skopje
Në krye^
Personat për kontakt
Sektorit për kreditimin e industrisë
Biljana Hadzi Velkova, Drejtor i sektorit për kreditimin e industrisë
Telefon: (02) 3168-544; (02) 3168-545; (02) 3168-549; (02) 3168-550
e-mail:
Drejtoria për Kreditimit E Kompleksit Agroindustrial
Elena Spirovska, Drejtor për kreditimin e kompleksit agroindustrial
Telefon: (02) 3168-507; (02) 3168-526; (02) 3168-524; (02) 3168-522
e-mail:
Sektorit për kreditimin e tregtisë dhe turizmit
Antina Zivkovic, Drejtor i sektorit për kreditimin e tregtisë dhe turizmit
Telefon: (02) 3161-966; (02) 3168-567; (02) 3168-568
e-mail:
Drejtoria për kreditimin e ndërtimtarisë, komunikacionit dhe veprimtarive tjera
Natasa Stoimenova, Drejtor i sektorit për kreditimin e ndërtimtarisë, komunikacionit dhe veprimtarive tjera
Telefon: (02) 3168-530; (02) 3168-535; (02) 3168-536; (02) 3168-537
e-mail:
Sektori për kreditimin e ekonomisë
Ilija Mircevski, Koordinator kryesor për kreditimin e ekonomisë
Telefon: (02) 3168-504
Fax: (02) 3247-468
e-mail:
e-mail: