Rregullat e qarkullimit pagesor per jorezidentet



Me qarkullimin e pagesave ndërkombëtare nënkuptohet bartja e parave jo të gatshme të mjeteve nga llogaria Juaj jashtë vendit – Pagesa, si dhe pranim të mjeteve në të holla nga jashtë vendi – Të hyra.  Tek këto transaksione nuk ka kufizime për shumat që barten.

 

Llogarinë mund ta përdorni për Pagesa/Të hyra edhe në Republikën e Maqedonisë dhe të njëjtat mund të realizohen në valutën Denar i Maqedonisë (MKD).  

 

Shpjegim i rregullave për arkëtimet e provizioneve lidhur me pagesat ndërbankare dhe arkëtimet me vendet e jashtme.

 

OUR - Dërguesi i mjeteve i paguan shpenzimet e të gjitha bankave të përfshira në transferim; - Përdoruesi i mjeteve do të marrë shumën e plotë;

SHA - Dërguesi i mjeteve i paguan shpenzimet e bankës së tij, ndërsa Përdoruesi i mjeteve i paguan shpenzimet e të gjitha bankave tjera të përfshira në transferim – Përdoruesi i mjeteve do të marrë një shumë të reduktuar.

BEN - Përdoruesi i mjeteve i paguan shpenzimet për të gjitha bankat e përfshira në transferim; - Përdoruesi i mjeteve do të marrë një shumë të reduktuar.

Gjatë realizimit të Pagesave/Të hyrave, duhet t’ju përmbaheni këtyre rregullave:

 

Në rastet kur Pagesat/Të hyrat bëhen për/nga një subjekt juridik, dhe tejkalojnë shumën prej 50.000 EUR në kundërvlerë të një valute tjetër, duhet patjetër që të dorëzoni në Bankë dokumentin përkatës, i cili në mënyrë të qartë përcakton bazën e Pagesës/Të hyrave. 

 

Në rastet kur Pagesat/Të hyrat bëhen për/nga një subjekt fizik, dhe tejkalojnë shumën prej 50.000 EUR në kundërvlerë të një valute tjetër, duhet patjetër që të njoftoni Bankën për bazën e Pagesës/Të hyrave. Varësisht prej bazës, Banka ka të drejtë ligjore që t’ju kërkojë dokumentin përkatës.

 

Banka, sipas nevojës, ka të drejtë që t’ju kërkojë dokumentacion plotësues edhe për shumat ndër 50.000 EUR.

 

Shuma maksimale për pagesa me para efektive është 10.000 euro në muaj, në kundërvlerë të valutës tjetër. Ekziston mundësia për të paguar shumë edhe më të lartë se sa është përmendur më lart, por kjo duhet të raportohet te autoritetet tona doganore për çka duhet t’ju lëshojnë një Deklaratë doganore të vlefshme për 5 ditë nga data e lëshimit, periudhë kjo kur duhet të bëni pagesën në llogarinë Tuaj.

 

Nxjerrja e parave efektive nga llogaria e jorezidentëve është pa kufizim të shumës.

 

Nëse transaksione të caktuara që janë në kundërshtim me rregullativën ligjore të RM janë vërejtur gjatë punës/operimit me llogarinë Tuaj, Banka ka të drejtë të mos i realizojë ato si dhe ka të drejtë të ndërpresë marrëdhënien afariste.

 

Për më shumë informata Ju lutemi drejtohuni në adresën e e-mailit për kontakt contact@kb.com.mk.