Rregullat e qarkullimit pagesor me jashtë për rezidentët



А) Rregullat për dërgimin e parave


Personi fizik banor i Republikës së Maqedonisë - rezident mund të dërgojnë mjete jashtë një personi tjetër fizik banor i një vendi të huaj – jorezident në shumë maksimale nga EUR 2.500 në muaj.

Personi fizik banor i Republikës së Maqedonisë -rezident mund të dërgojë mjete jashtë një personi juridik me seli në një vend të huaj - jorezident në shumën që nuk është e kufizuar, por ka për detyrim t’i ofrojë Bankës një dokument i përshtatshëm për të parë arsyet e pagesës: Fatura, profatura, kontrata, ose diç tjetër.

Transferet jashtë vendit të personave vendas fizik - rezidentë që kanë të bëjnë me shpenzimet e jetesës familjare (duke qëndruar jashtë për shkollim, trajtim mjekësor dhe shpenzime të tjera), si dhe transfertave personale të mjeteve ekuivalente në 2,500 EUR në muaj, mund të bëhen pa prezantim të dokumentit ekuivalent, duke mjaftuar informacioni. Për transferet më të mëdha se 2500 EUR është I oblieshëm të dorëzohet dokumenti mbi të cilin do të konstatiohen arsyet e pagesës.

Për transfer nga personi fizik rezident në llogari të tij në një bankë të huaj, vlejnë rregullat sipas Vendimit për mënyrën dhe kushtet sipas të cilave rezidentët të cilët nuk janë banka të autorizuara, mund të hapë dhe të ketë llogari jashtë vendit dhe në shtojcat e saj e cila mund të gjendet në lidhjen vijuese https://www.nbrm.mk/ns-newsarticle-odluka-za-nacinot-i-uslovite-pod-koi-rezidentite-koisto-ne-se-ovlasteni-banki-mozat-da-otvoraat-i-da-imaat-smetki-vo-stranstvo.nspx.

Sipas Ligjit mbi punën devizore dhe Udhëzimit për mënyrën e kryerjes së qarkullimit pagesor me jashtë Gazeta zyrtare 141/16; 154/16 dhe 41/19 për rezidentët e Republikës së Maqedonisë nuk ka ndalesë për transferimin e mjeteve jashtë vendit mbi bazën e blerjes së pasurive të patundshme, sigurimin jetësor dhe kreditor, si dhe për blerjen e letrave me vlerë të borxhit.

Banka ka obligim që urdhërpagesën 1450 ta kryejë në datën e monedhës jo më vonë se në ditën e tretë pas datës së pranimit të urdhëresës, përveç nëse me urdhërdhënësin është rënë dakord ndryshe.


B) Rregullat e mësipërme vlejnë edhe për lëshimin e çekut bankar.



C) Rregullat për pranimin e mjeteve:



Personi fizik banor i Republikës së Maqedonisë – rezident mund të pranojë mjete nga jashtë nga një person tjetër fizik banor i një vendi të huaj - jorezident sasi të pakufizuar të mjeteve.

Personi fizik banor i Republikës së Maqedonisë – rezident mund të pranojë mjete nga llogaria e tij jashtë vendit në bazë të Vendimit për mënyrën dhe kushtet sipas të cilave rezidentët që nuk janë banka të autorizuara, mund të hapin dhe të kenë llogari jashtë vendit dhe shtojcave të saj  cila mund të gjendet në lidhjen vijuese https://www.nbrm.mk/ns-newsarticle-odluka-za-nacinot-i-uslovite-pod-koi-rezidentite-koisto-ne-se-ovlasteni-banki-mozat-da-otvoraat-i-da-imaat-smetki-vo-stranstvo.nspx.

Personi fizik banor i Republikës së Maqedonisë -rezident mund të pranojë fonde nga një person i huaj juridik me seli në një vend të huaj - jorezident në sasi që nuk është e kufizuar, por Banka për të duhet të japë informacion në lidhje me arsyen e rrjedhës së mjeteve.

Për të përcaktuar me saktësi Bazën e të ardhurave, konsultohuni me Listën e shifrave mbi bazat e të ardhurave devizore. Shifra dhe përshkrimi përkatës duhet të shënohen në informacionin që duhet të dorëzohet në Bankë.

Në varësi të informacionit të klientit, Banka në përputhje me ligjin, mund të kërkojë edhe një dokument të vlefshëm nga i cili do të shohë arsyet e pagesës, veçanërisht në qoftë se rrjedha është në grupin e transfertave kapitale.

Përdoruesi i pagesës,duhet që brenda 5 ditëve nga dita e marrjes së njoftimit nga Banka të paraqesë të gjitha të dhënat e nevojshme për miratimin e mjeteve në llogarinë e tij.

Për shkak të veçantisë së Qarkullimit pagesor devizor dhe ekzistimit të të ashtuquajturit regjim devizor, është mirë që para çdo qëllimi për të kryer çdo lloj transaksioni devizor të konsultoheni me stafin tonë në Shërbimin e qarkullimit pagesor jashtë shtetit në tel: 3168 196, 3168 254, 3168 247 ose ta lexoni „ Udhëzuesin për mënyrën kryerjes së qarkullimit pagesor me jashtë “, Gazeta zyrtare 78/11, veçmas pikët 27, 28, 38, 41 dhe 42. Të njëjtën gjë mund ta gjeni në faqen e internetit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë,, www.nbrm.mk.

Г) Shpjegim i rregullave për arkëtimet e provizioneve lidhur me pagesat ndërbankare dhe arkëtimet me vendet e jashtme.

OUR - Dërguesi i mjeteve i paguan shpenzimet e të gjitha bankave të përfshira në transferim; - Përdoruesi i mjeteve do të marrë shumën e plotë;

SHA - Dërguesi i mjeteve i paguan shpenzimet e bankës së tij, ndërsa Përdoruesi i mjeteve i paguan shpenzimet e të gjitha bankave tjera të përfshira në transferim – Përdoruesi i mjeteve do të marrë një shumë të reduktuar.

BEN - Përdoruesi i mjeteve i paguan shpenzimet për të gjitha bankat e përfshira në transferim; - Përdoruesi i mjeteve do të marrë një shumë të reduktuar.


Ne shpresojmë se këto informacione Ju kanë ndihmuar në njohjen e rregullativës legjore që zbatohet për punën devizore në Republikën e Maqedonisë dhë njëherit do t’i lehtësojë dhe shpejtojnë transaksione tuaja dhe do të jeni një nga shumë konsumatorët e kënaqur të Komercijalna Banka AD Skopje.

 

Personi për kontakt


Marijana Geriq-Spasiq, Shërbimi i qarkullimit pagesor me jashtë
Telefon: (02) 3168-196
e-mail: Marijana.Gerik.Spasik@kb.com.mk , Marijana.GericSpasic@kb.com.mk