Qasje dhe shërbime pa pagesë në Ulëset VIP të Aeroportit të Vjenës dhe Aeroportit të Beogradit

 

Përdoruesit e MasterCard® Platinum dhe Debit MasterCard® World kartat e Komercijalna Bankës dhe shoqëruesit e tyre kanë mundësi ekskluzive për qasje pa pagesë dhe përdorimin pa pagesë të shërbimeve të  Sky, Jet  dhe Air ulëseve VIP në Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës dhe Business ulëset në Aeroportin Ndërkombëtarë të Beogradit.

 

Në cilësinë e mysafirëve elitar në Aeroportin e Vjenës, përdoruesit e kartave MasterCard® Platinum dhe Debit MasterCard® World mund t’i shfrytëzojnë Sky, Jet  dhe Air Ulëset dhe pa pagesë të kënaqen duke shijuar:

  • Vakt të ngrohtë dhe të ftohtë,
  • Pijet alkoolike dhe joalkoolike,
  • Gazeta dhe revista ndërkombëtare,
  • Zonën e biznesit me kompjuter dhe printer,
  • Wi-Fi pa pagesë,
  • Tushin dhe hapësirën e klimatizuar,
  • Dhomën e veçantë për duhanpirësit,
  • Qasje pa pengesa fizike,
  • Kolltukë të rehatshëm dhe përfitime të tjera.

 

Jet llozha do të zhvendoset përkohësisht, duke filluar nga 03.09.2018 në krahun perëndimor të Aeroportit ndërkombëtar të Vienës për shkak të rinovimit të hapësirës ekzistuese.

Air llozha do të zhvendoset përkohësisht, duke filluar nga 22.08.2018 në krahun lindor të Aeroportit ndërkombëtar të Vienës për shkak të rinovimit të hapësirës ekzistuese.

Udhëtarët që janë përdorues të MasterCard® Platinum ose Debit MasterCard® World kartat e aeroportit të Beogradit kanë mundësi që pa kompensim t’i përdorin Business Ulëset, ku në dispozicion i kanë:

  • Konsum pakufi të ushqimit dhe pijeve,
  • Internet pa pagesë,
  • Televizion,
  • Fotokopje,
  • Zgjedhje e madhe e revistave vendore dhe ndërkombëtare. 

 

Për të pasur qasje në Ulëset VIP është i nevojshëm regjistrimi paraprak. Duhet, që përdoruesi ta tregoj kartën pagesore të Komercijalna Bankës dhe kartën bording të vlefshme.

 

Përdoruesit e MasterCard® Platinum dhe Debit MasterCard® World kartave mund të shoqërohen nga një person, i cili do t’i shfrytëzoj të njëjtat privilegje pa pagesë dhe nuk do të ketë nevojë të dëshmoj posedimin e kartës pagesore dhe bording kartën.

 

Sky dhe Jet Ulëset në aeroportin e Vjenës janë të hapura çdo ditë nga ora 5:30 deri 22:00 (sipas orës së Vjenës), kurse Business Ulëset e aeroportit të Beogradit janë hapur nga 00:00 deri në orën 24:00.

Air llozha në aeroportin e Vienës është e hapur çdo ditë prej orës 5:30 deri në 24:00 (ora e Vienës)

 

Orari i hapjes së ulëseve mund të varet nga orari sezonal. Për të gjitha detajet kontrolloni në  internet – faqen e Aeroportit të Vjenës përkatësisht internet – faqen e Aeroportit të Beogradit.