POLITIKA PËR BISKOTAT (COOKIES)

 

Kjo Politikë shpjegon kategoritë e biskotave që ne përdorim, cili është qëllimi i tyre, si mund të modifikoni opsionet tuaja të preferuara dhe shpjegon teknologjitë që kemi vendosur për mbledhjen e të dhënave të lidhura me përdorimin e faqes sonë të internetit dhe komunikimit tonë përmes email-it.

 

Këto teknologji, të cilat përdoren pothuajse në çdo faqe të internetit dhe janë pjesë e pothuajse çdo e-maili reklamues të dërguar përmes Internetit, njihen si "biskota" dhe "udhëtregues në internet".

 

Çfarë janë biskotat dhe si përdoren ato në faqen tonë të internetit

 

Biskota është një pjesë e vogël e të dhënave, skedarëve me tekst, e cila zakonisht përmban një identifikues unik. Biskotat mund të dërgohen në shfletuesin Tuaj kur vizitoni faqen tonë të internetit. Ato ruhen në shfletuesin e internetit në pajisjen tuaj (kompjuter ose celular) kur vizitoni një faqe në internet. Biskotat ruajnë informacione për cilësimet e juaja në shfletuesit e internetit, si për shembull gjuha, madhësia e fontit si dhe vetë fakti që veçmë keni vizituar faqe të caktuara. Në këtë mënyrë, nuk keni pse t'i rivendosni ato kur vizitoni përsëri të njëjtën faqe.

 

Disa biskota ruhen vetëm gjatë vizitës tuaj në faqen tonë të internetit. Këto biskota njihen si biskota të përkohshme. Të tjerat, të njohura si biskota të përhershme, mund të ruhen në kompjuterin tuaj edhe pas një vizite, ndërsa faqja jonë e internetit do të mund të ketë qasje në to sa herë që Ju vizitoni faqen tonë të internetit.

 

Llojet e biskotave të cilat i përdorim:

 

Biskotat themelore ose të përkohshme (biskota të sesionit)

 

Biskotat themelore mund të përdoren në mënyrë që t'ju mundësojmë të merrni shërbimet që keni kërkuar përmes faqes sonë të internetit. Pa këto biskota nuk do të mund t’i  merrni shërbimet që keni kërkuar. Këto biskota do të fshihen automatikisht nga kompjuteri juaj me ndërprerjen e sesionit aktual ose sme mbylljen e shfletuesit. 

 

Për shembull, këto biskota mund të përdoren në faqen tonë të internetit për të kujtuar aktivitetet e mëparshme që keni kryer (si për shembull plotësimi i një formulari) kur ktheheni në faqen e mëparshme gjatë të njëjtit sesion.

 

Biskota të performancës

 

Ne mund të përdorim biskota të performancës që mbledhin informacione për mënyrën se si përdoret faqja jonë e internetit, reklamat dhe e-mail porositë, si dhe për të na njoftuar për ndonjë gabim eventual. Këto biskota mund të përdoren për të mbledhur informacione të hollësishme teknike, si p.sh. ueb faqet e vizituara, numrin e faqeve të vizituara, nëse keni hapur e-maila të caktuara, cilat pjesë të faqes sonë të internetit ose e-mail porosi i keni klikuar dhe periudhën kohore midis dy klikimeve. Edhepse këto informata mund lidhen me të dhënat si adresa Juaj IP, domenin ose informacione për shfletuesin, ato analizohen vetëm në grup me të dhënat e përdoruesve tjerë, dhe jo në mënyrë që mund t'ju identifikojë drejtpërdrejt.

Për shembull, këto biskota mund të përdoren në faqen tonë të internetit për:

  • Analizim dhe përmirësim të performancës së faqes sonë të internetit, reklamave dhe e-mail porosive
  • Menaxhim të performancës dhe dizajnit të faqes sonë të internetit 
  • Llogaritje të numrit të përgjigjeve nga reklamat tona për përmirësimin e efikasitetit të reklamimit tonë
  • Numërim të gabimeve që ndodhin në faqen tonë të internetit për të përmirësuar shërbimet tona

 

Biskota për ridrejtim

 

Ne mund të kemi qasje ne biskotat e ridrejtimit të dërguara në pajisjen tuaj përmes ueb faqes së partnerëve tanë të biznesit. Këto biskota përdoren për të identifikuar çdo ridrejtim të bërë nga partnerët tanë të biznesit në faqen tonë të internetit dhe nëse vizita e personit të ridrejtuar rezulton në përdorimin e ndonjë produkti ose shërbimi të Bankës. Këto informata mund të ndahen me partnerët tanë të biznesit, por vetëm në një mënyrë anonime, dhe jo në një mënyrë që mund t'ju identifikojë drejtpërdrejt.

 

Biskota funksionale ose të përhershme

 

Ne mund të përdorim biskotat funksionale që nuk janë themelore, por mundësojnë funksione të ndryshme të dobishme në ueb faqen tonë.

 

Për shembull, këto biskota mund të përdoren në ueb faqen tonë për:

 

  • Të mbajtur mend opsionet e preferuara që keni zgjedhur gjatë vizitës së mëparshme në faqen e internetit, siç janë gjuha, interesat Tuaja dhe paraqitja e ueb faqes, në mënyrë që të mos i zgjidhni përsëri  
  • Të mbajtur mend përgjigjet e pyetjeve të parashtruara në ueb faqet tona, si psh. refuzimi i pjesëmarrjes në një pyetësor të kënaqësisë së përdoruesve, në mënyrë që të mos Ju kërkohet përsëri e njëjta
  • Të zbuluar nëse veçmë Ju është ofruar ndonjë shërbim  
  • Të siguruar informacion për të mundësuar një shërbim opsional të funksionojë, siç është shikimi i video inçizimeve në internet
  • Të siguruar informacion për bankomatin më të afërt duke mbledhur informacione në lidhje me rajonin në të cilin ndodheni aktualisht (nëse jeni dakord të ndani informata të tilla)

 

Biskota për shënjestrim ose reklamim

 

Në faqen tonë të internetit mund të përdorim biskota për shënjestrim ose reklamim në mënyrë që t'ju dërgojmë reklama dhe mesazhe promovuese të përshtatura për interesat Tuaja. Këto biskota mund të mbledhin informacione të hollësishme rreth kërkimeve Tuaja më të zakonshme në faqen tonë të internetit (si p.sh. produktet dhe shërbimet që keni klikuar). Ato gjithashtu mund të përdoren për t’ju njohur kur të vizitoni përsëri faqen tonë të internetit.

 

Për shembull, këto biskota mund të përdoren në faqen tonë të internetit për të mbledhur informacione në lidhje me produktet dhe shërbimet e Bankës që keni kërkuar, në mënyrë që:

  • T'ju ofrojmë përmbajtje, rekomandime dhe reklama që Ju interesojnë më shumë
  • T’i personalizojmë dhe t’i drejtojmë në mënyrë më efikase e-mail porositë dhe komunikimet e tjera të drejtpërdrejta reklamuese
  • Të ndihmojë në matjen e efektivitetit të një fushate reklamuese


Biskota të palës së tretë

Përdorimi juaj i faqes sonë të internetit mund të rezultojë në ruajtjen e biskotave të caktuara që nuk janë nën kontrollin e Bankës. Kjo mund të ndodhë kur ueb faqja të cilën e vizitoni përdor analitikë të palëve të treta ose një mjet për automatizim/menaxhim me reklamimin (si mjetet që i ofron Google dhe Oracle) ose shfaqen përmbajtje nga një faqe në internet e një pale të tretë, për shembull, YouTube ose Facebook. Në këtë mënyrë ju do të merrni biskota nga shërbimet e asaj pale të tretë, përmes së cilës Banka nuk mund të kontrollojë ruajtjen ose qasjen në këto biskota. Në atë rast, ne ju rekomandojmë t’i shihni politikat e privatësisë dhe biskotat për këto shërbime të palëve të treta dhe të zbuloni se si këto palë të treta përdorin biskotat.

 

Informacion shtesë mbi biskotat për bankingun elektronik

 

Biskotat përdoren në shërbimet bankare të internetit të Bankës në mënyrë që të ofrojnë një shërbim më të mirë (p.sh. memorizimi i gjuhës së zgjedhur). 

 

Udhëtreguesit e ueb-it

 

Udhëtreguesit e ueb-it (shenjat aktive) të njohura gjithashtu edhe nën emrin  teknologjia “single pixel” ose “clear gif” mund të përdoren në faqen tonë të internetit dhe në komunikimet tona. Kjo teknologji na tregon se cilët vizitorë kanë klikuar në elementet kryesore (siç janë linqet ose grafika) në faqen e internetit ose e-mail adresën. Kur do të na kërkoni t’ju dërgojmë informata promovuese, ne mund të përdorim udhëtreguesit e ueb-it për të zbuluar se cilat e-mail porosi do të hapen në të vërtetë. Ne i përdorim këto informacione me qëllim që të optimizojmë përmbajtjet, shërbimet dhe komunikimet tona.

Udhëtreguesit e ueb-it zakonisht funksionojnë së bashku me biskotat dhe mund të mbyllen duke çaktivizuar biskotat. Softuere të caktuara për e-mail porosi dhe shfletues të ueb-it mund të konfigurohen për të parandaluar shkarkimet automatike të imazheve. Kjo do të parandalojë edhe funksionimin e ueb udhëtreguesve, derisa të vendosni të shkarkoni imazhet.

 

Si të çaktivizoni biskotat

 

Menuja "Ndihmë” („Help“) në shiritin me mjetet e shfletuesit të internetit në kompjuterin Tuaj ofron këto informata për përdoruesit:

  • Ti pranoni të gjitha biskotat
  • Si ti shkëputni biskotat nga palët e treta
  • Si të rregulloni shfletuesin që t'ju njoftojë kur të pranoni biskotë të re
  • Si të mbyllni plotësisht biskotat.

 

Çaktivizimi i biskotave në këtë mënyrë do të pengojë vendosjen e biskotave të reja, por nuk do të ndalojë të funksionojnë biskotat e vendosura më parë në pajisjen tuaj, përveç nëse fshini të gjitha biskotat në cilësimet e shfletuesit tuaj.

 

Nëse nuk pranohen biskotat, atëherë ekziston mundësia që faqja e internetit të mos funksionojë në mënyrën që prisni. Për ta penguar këtë, Ju rekomandojmë që t’i pranoni biskotat.