Komercijalna Banka AD Skopje


Programi për besnikëri - Mastercard® Wizz Air

 

 

Me kartën e kreditit Mastercard® Wizz Air keni mundësinë t’i përdorni privilegjet që janë pjesë e këtij Programi të besnikërisë:

  •     600 pikë pa pagesë për mirëseardhje (Welcome points) gjatë lëshimit të kartës bazë;
  •     Pikë bonus me blerjen e çdo karte:
    •          • 4% e shumës së transaksionit të bërë në wizzair.com
    •          • 2% të shumës së të gjitha transaksioneve të tjera;
  •     Anëtarësim grupor falas në Klubin WIZZ Discount që ofron çmime më të ulëta në krahasim me çmimet e rëndomta, për mbajtësin e kartës deri në 5 bashkudhëtarë.

 

Regjistrimi

 

Përmes е-mail adresës  tuaj të shënuar në Kërkesën për kartë, Banka do t’ju regjistrojë në faqen e internetit të Wizz Air duke hapur një llogari të re Wizz Air ose duke u lidhur me llogarinë ekzistuese të Wizz Air, varësisht prej е-mail adresës së dorëzuar.

 

Procesi i regjistrimit zgjat disa ditë.

 

Anëtarësia grupore, pikët për mirëseardhje dhe pikët e para bonus do të jenë në dispozicion në Wizz Air llogarinë Tuaj pas lëshimit të kartës, sapo të mbarojë procesi i regjistrimit të përdoruesit.

 

 

Anëtarësi falas grupore në klubin WIZZ Discount

 

Si përdorues i kësaj karte, anëtarësimi grupor në klubin WIZZ Discount, që përndryshe kushton 60 euro në vit, është FALAS. Për më shumë informacione mbi Anëtarësimin grupor, ju lutemi vizitoni këtë link: https://wizzair.com/mk-mk/information-and-services/uslugi-na-wizz/wizz-discount-club#/  

 

 

Pikët

 

Pikët pa pagesë për mirëseardhje dhe të gjitha pikët bonos, që do t’i grumbulloni nëpërmjet blerjeve me kartën në pikat e shitjes, mund t’i përdorni për blerjen e biletave dhe gjithë shërbimeve tjera të Wizz Air nëpërmjet internetit me anë të llogarisë tuaj Wizz Air. 

 

Vlera e 1 (një) pike është e barabartë me vlerën e 1 (një) denari.

 

Banka do të transferojë automatikisht pikë në llogarinë Тuaj të Wizz Air ditën e ardhshme të punës pas datës së regjistrimit të transaksionit të bërë me kartën Mastercard® Wizz Air.


Vlefshmëria e pikëve është 24 muaj, nga data e regjistrimit të tyre në llogarinë tuaj të Wizz Air.