Shuma e kredisë |
Varet nga aftësia kreditore dhe vlera e hipotekës |
Pjesëmarrje vetanake |
Pa pjesëmarrje |
Afati i shlyerjes |
- deri në 18 vjet për blerje të hapësirës afariste
- deri në 30 vjet për blerje të banesës
|
Periudha lehtësuese (grejs) |
Mundësi për periudhë grejs prej 12 muaj. Banka do të llogarisë vetëm interesin e periudhës grejs gjatë kohëzgjatjes së periudhës lehtësuese grejs. |
Norma nominale e interesit |
Me zgjedhje të klientit:
Për kreditë në deviza
Opsioni 1
2,9% në bazë vjetore, fikse për 3 vitet e para
4,7% në bazë vjetore, e ndryshueshme për periudhën e mbetur (EURIBOR njëmujor + 4,7%, por jo më pak se 4,7%)*
Opsioni 2
3,5% në bazë vjetore, fikse për 3 vitet e para
4,5% në bazë vjetore, e ndryshueshme për periudhën e mbetur (EURIBOR njëmujor + 4,5%, por jo më pak se 4,5%)*
* Norma e EURIBOR-it njëmujor do të shpallet në çdo 31.12 dhe në çdo 30.06 në ueb faqen e Bankës dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit) KËTU. Nëse norma ka vlerë negative, në llogaritjen e normës nominale të interesit e njëjta do të merret me vlerë 0,00
Për kreditë në denarë
3,6% vjetore, fikse për 3 vitet e para
3,9% vjetore, fikse për 3 vitet e para
4,55% në bazë vjetore, e ndryshueshme për periudhën e mbetur të shlyerjes (norma referuese e interesit prej 1.38% e rritur për 3.17 %, por jo më shumë se interesi ndëshkues ligjor për kërkesat në denarë)*
*Si normë referuese e interesit përdoret norma që është shpallur dhe që është në dispozicion në ueb faqen e BPRM (www.nbrm.mk) në çdo 25.06 dhe në çdo 25.12 me titull „norma e interesit të depozitave në denarë pa klauzolë valutore“ ” dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit). Norma referuese e interesit që vlen për momentin është 1.38%. Banka do ta shpallë rregullisht në ueb faqen e saj normën e vlefshme referuese të interesit për llogaritjen e interesit .KËTU
|
Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NSHP) |
Për kreditë në deviza
Opsioni 1:
- 4,37% në bazë vjetore
Opsioni 2:
- 4,03% në bazë vjetore
Për kreditë në denarë
- 4,31% në bazë vjetore
(në shumën e NSHP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NSHP dhe shuma e normës nominale të interesit). Shpenzimet noteriale, shpenzimet për të regjistruar të drejtën e pengut në regjistrin përkatës publik dhe shpenzimet për sigurimin e pasurisë së patundshme të lënë peng nga rreziqet themelore nuk përfshihen në përllogaritjen e NSHP dhe bien në ngarkesë të shfrytëzuesit të kredisë.
|
Shlyerja e parakohshme |
Pa pagesë për shlyerjen e parakohshme të pjesërishme ose të plotë të kredisë |
Kriteret |
- kësti mujor duhet të jetë 1/2 e të ardhurave neto mujore të kërkuesit të kredisë
si të ardhura mujore do të llogariten edhe të ardhurat tjera vjetore apo mujore të tatimit që janë subjekt i tatimit në përputhje me Ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale dhe të cilat mund të dokumentohen
- gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e kredikërkuesit nuk duhet të kalojë 70 vjeç
- kredikërkuesit mund ti bashkëngjiten edhe 2 aplikues të tjerë të cilët mund të mos jenë në lidhje familjare por të kenë besueshmëri kreditore
|
Shpenzimet e
kredisë
|
- 0 denarë pagesë për miratimin dhe administrimin e kredisë
- 0 denarë shpenzime për vlerësim
- 400,00 denarë për aplikimin dhe procedimin e kredisë
- shpenzimet për interesin e kredisë me periudhë lehtësuese (Grejs periudhë), e cila llogaritet për periudhën prej ditës së shfrytëzimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të pagesës së kredisë sipas normës së interesit të caktuar për kredinë përkatëse,
- pa shpenzime noteriale dhe të avokaturës për Marrëveshjen hipotekare
- shpenzimet për policën e sigurimit të pasurisë së patundshme të lënë peng nga rreziqet themelore
|
Mënyra e pagesës |
- këste mujore
- pagesa e anuitetit – në ditën e 16të të muajit
|
Sigurimi |
- hipotekë e pasurisë së patundshme në vlerë deri në 100% të vlerës së kredisë
- polica e sigurimit të pasurisë së patundshme të lënë peng e vinkuluar në favor të Bankës dhe e ri-freskuar gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë
RISI: Nga tani e tutje, në një vend dhe me një vizitë në Bankë, ju do të merrni polica sigurimi cilësore nga partnerët tanë me përvojë Osiguruvanje Makedonija AD Skopje - VIG e krijuar posaçërisht për shfrytëzuesit e kredisë në Bankë.
|
Dokumentacioni i
nevojshëm |
- Aplikacioni për kredi
- kopje të letërnjoftimeve valide për të gjithë pjesëmarrësit në kredi
- për të punësuarit në firmat private të pranueshme për Bankën, formulari PP53 (Deklarata e pranimit nga Drejtoria e të hyrave publike) për 3 muajt e fundit dhe aftësia paguese (solventiteti) në llogarinë bankare nga banka në të cilën janë depozitues (për depozituesit e Bankës Komercijale nuk është i nevojshëm solventiteti, ndërsa për ata që e marrin rrogën në Komercijalna banka AD Skopje nuk nevojiten formularët PP53)
- për pensionerët – çeku i pensionit të fundit
- para-marrëveshje për shitblerje të pasurisë së patundshme
- certifikata e lindjes/martesës për kredikërkuesit
|
Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi |