SMS Banking – shërbime bankare përmes SMS
Shërbimi "SMS Banking" është një shërbim informativ i Bankës, i cili i mundëson mbajtësit e kartave bankare për pagesa të lëshuara nga Banka, të pranojnë informata përmes SMS në telefonat e tyre mobil, lidhur me gjendjen dhe ndryshimet në llogaritë e tyre. Banka i dërgon mesazhe shfrytëzuesit të shërbimit në telefonin e saj/tij mobil, lidhur me të gjitha ndryshimet e bëra në llogaritë e kartave të pagesës për çdo transaksion të bërë, nëse personi në fjalë ka aplikuar për shërbimin "SMS Banking".
Shërbimin "SMS Banking" mund ta shfrytëzojë çdo përdorues i biznes kartave për pagesa nga programet e MasterCard dhe Visa International që i lëshon Banka.
Shërbimi SMS Banking për përdoruesit e biznes kartave bankare për subjektet juridike përfshin:
- informim për çdo transaksion të kartës së bërë nga shfrytëzuesi i shërbimit, si edhe informim mbi gjendjen e llogarise së kartës për pagesa;
- paralajmërime për borxhet e mbetura;
- informata të tjera.
Për ndihmë, probleme teknike, pyetje dhe çështje tjera përkrahëse paraqituni:
- në qendrën –për kontakt në numrin (02) 3296 800, prej 08:00 deri në 20:00 ose
- në e-mail adresën: support@kb.com.mk .
Pagesat për përdorimin
Banka ju vë në llogari këto pagesa për shfrytëzimin e shërbimit "SMS Banking":
PAGESA PËR SHËRBIMIN BANKAR "SMS BANKING" PËR SUBJEKTET JURIDIKE
|
Pagesa për dërgimin e SMS njoftimeve të definuara nga Banka |
pa pagesë
|
SMS njoftime për transaksionet e definuara nga klienti |
3 denarë
|
Për të gjitha ndryshimet në mënyrën e përdorimit të shërbimeve dhe kushteve të bashkëpunimit të biznesit, Banka do të njoftojë përdoruesit me anë të certifikatave mbi bilancin e gjendjes dhe ndryshimeve të llogarisë së klientit dhe përmes ueb faqes së Bankës.
Dokumentet e nevojshme
Për përdorimin e shërbimit "SMS Banking" –shërbime bankare përmes SMS ju nevojiten këto dokumente: