Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



08.04.2019 – Njoftim për faqe dhe lojë shpërblyese të rremë në Facebook


Gjatë fundjavës që kaloi, u shfaq një faqe e rremë në Facebook me emrin "Komercijalna Banka AD - Shkup", e cila në mënyrë të pandershme u përpoq të mbledhë të dhënat personale nga disa përdorues në këtë rrjet social. Faqja e rremë u vërejt dhe u mënjanua menjëherë.

 

Ju njoftojmë se Komercijalna Banka AD Skopje nuk ka të bëjë fare me këtë aktivitet dhe për momentin nuk organizon asnjë lojë shpërblyese përmes Facebook-ut. Ju këshillojmë që të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm kur ndani të dhënat tuaja personale gjatë kohës që jeni në internet.

 

Për shkak të peshës së kësaj vepre, Banka do ta raportojë rastin tek institucionet kompetente në përputhje me rregulloret pozitive ligjore.




22.04.2019 – “Klasë financiare“ në realizim të Komercijalna Banka AD Skopje


Me qëllim që t’u ndihmohet të rinjve të bëhen më të përgatitur për botën e financave personale dhe që të fillojnë me ndërtimin e zakoneve të shëndosha financiare, Komercijalna Banka AD Skopje e inicoi projektin "Klasë Financiare"i cili është pjesë e strategjisë së bankës për përgjegjësi sociale. Punonjësit e bankës i vizituan shkollat e mesme Josip Broz Tito dhe Orce Nikolov në Shkup, ku një orë mësimore shkollore u shndërrua në një "Klasë financiare".

 

Nxënësve të vitit të tretë dhe të katërt, ju prezantuan karakteristikat kryesore të produkteve financiare, zbatimi i tyre praktik dhe, sigurisht, rreziqet e mundshme nga përdorimi i tyre. Qëllimi i "Klasës financiare" është që të rinjtë të njihen nga afër me atë se si funksionon rrjedha e parave, pse është e rëndësishme që të kenë llogari në bankë, çka do të thotë kursimi për pavarësinë e tyre financiare, pse duhet të kujdesen për financat personale dhe të kenë rejting të mirë kreditor, a duhet të sillen ndaj kartës pagesore si ndaj një plastike të thjeshtë dhe cilat janë përparësitë që i ofron bankingu elektronik.

 

Të udhëhequr nga motoja se arsimimi financiar është çelësi për mbrojtjen e të rinjve në momentin kur ata do të bëhen përfitues të shërbimeve financiare, punonjësit e Komercijalna Banka AD Skopje, do të mbajnë “Klasë financiare” edhe në 10 shkolla të mesme në Shkup këtë vit. Në fazën e dytë të realizimit të projektit, do të vizitohen edhe shkolla të mesme nga qytete të tjera në vend.

 

“Klasa financiare” i edukon të rinjtë dhe i ndihmon ata të sigurojnë një të ardhme më të sigurt dhe një jetë më të mirë, sepse mirëqenia financiare e gjithsecilit varet nga vetë personi, edhe pse ka shumë njerëz që nuk e besojnë këtë.
 
finansiska ucilnica
 
finansiska ucilnica1
 
finansiska ucilnica2



17.04.2019 – Komercijalna Banka AD Skopje, Sponsor gjeneral i koncertit të Zllatko Origjanskit dhe Beni Shaqirit


Komercijalna Banka AD Skopje është Sponsor i përgjithshëm i koncertit të Zllatko Origjanskit dhe Beni Shaqirit, i cili do të mbahet më 20 prill në Filarmoninë e Maqedonisë.

 

Në koncertin, e titulluar “Zlatko Origjanski&Beni Shaqiri so prijatelite (Zlatko Origjanski&Beni Shaqiri me shokët”, do të performohet muzikë nga albumet “Dobro utro gospogjo” (Mirëmëngjesi zonjë) dhe “Makedonsko devojçe” (Vajzë maqedonase).

 

Duke ndjekur përkushtimin e saj për përgjegjësinë shoqërore, Banka Komercijale edhe kësaj radhe me kënaqësi mbështeti vlerat e vërteta artistike, të cilat e pasurojnë jetën kulturore në vend.
 



10.04.2019 – Banka Komercijale, me donacion për projektin “Kopshti urban në Resnjë” (“Urbana gradina vo Resen”)


Banka Komercijale kishte kënaqësi të merr pjesë në ngjarjen e donatorëve Social Marketplace, të organizuar nga AmCham Macedonia, që kishte për qëllim ti njoftojë kompanitë me përgjegjësi shoqërore me organizatat e përzgjedhura joqeveritare dhe me tre projektet e tyre të dedikuara për një fushë të caktuar të rëndësishme në shoqëri. U prezantuan projekte shumë të mira, për të cilat kompanitë e pranishme në mënyrë të pakursyeshme dhanë donacion dhe siguruan mjetet e nevojshme financiare për realizimin e tyre.

Komercijalna Banka, mbështetjen e saj e dha për projektin "Kopshti urban në Resnjë" (“Urbana gradina vo Resen”), të Shoqatës për zhvillim rural "Grupi lokal i veprimit Prespa” (“Lokalna akciona grupa Prespa”), nëpërmjet së cilit 40 persona të rrezikuar social me nevoja të veçanta (më lehtë të prekur) nga Prespa, do të trajnohen rreth kultivimit të kulturave bujqësore në mënyrë organike, për ndërtimin e kopshteve vertikale, riciklimin e mbeturinave organike etj. Në këtë mënyrë, Banka mbështeti konceptin e ndërmarrjes shoqërore në të cilën do të angazhohen personat e margjinalizuar, duke promovuar njëkohësisht praktikimin dhe përfitimet nga bujqësia e qëndrueshme.
 
garden



16.4.2019 - KREDI KONSUMI ME KUSHTE TË FAVORSHME PËR TË GJITHA DËSHIRAT TUAJA!


Komercijalna Banka AD Skopje, duke filluar prej 16.04.2019 ofron kredi shumë të favorshme në para të gatshme me klauzolë EUR deri në 30,000 euro pa garantues, me një normë fikse vjetore prej 4,9% për dy vitet e para.

 

periudhën promovuese, prej 16.04.2019 deri më 15.06.2019, afati i shlyerjes së kredisë është deri në 120 muaj. Më shumë informata në lidhje me kredinë mund të gjeni në linkun në vijim: https://www.kb.com.mk/Default.aspx?sel=2339&lang=3&uc=1

 

Duke filluar nga 16.04.2019, Banka ofron edhe norma të reja atraktive të interesit për kredi banesore me klauzolë EUR me zgjedhje të klientit. Më shumë informata  rreth kushteve të kredisë në linkun në vijim: https://www.kb.com.mk/Default.aspx?sel=2361&lang=3&uc=1




11.04.2019 – Banka Komercijale, për të dytin vit rradhazi Sponsor i përgjithshëm i çmimit “Romani i vitit”


 

Komercijalna Banka AD Skopje është Sponsor i përgjithshëm i çmimit "Romani i vitit" për 2018, të cilin e morri dje shkrimtarja Nikolina Andova-Shopova për veprën e saj "Nekoj bil tuka", e botuar nga “Templum”.

Çmim u dha në Qendrën Informative Kulturore (QIK), nga Fondacioni për promovimin dhe avancimin e kulturës "Slavko Janevski". Ky çmim prestigjioz ndahej nga “Utrinski vesnik" për 18 vjet, ndërsa pas mbylljes së gazetës në vitin 2017, çmimi jepet nga Fondacioni dy vitet e fundit.

 

Për shpërblimin vendosi juria e përbërë prej: Frosina Parmakovska (kryetare dhe laureate e vitit të kaluar, Bogomil Gjuzel, poet dhe akademik, shkrimtarët Elizabeta Bakovska dhe Aleksandar Prokopiev dhe gazetarja Katerina Bogoeva, përfaqësuese e Fondacionit.

„Nekoj bil tuka“ është një roman që lexohet shpejt dhe lehtë, por në të njëjtën kohë është një tregim që nuk është as sipërfaqësor, e as i cekët. Është një tekst jashtëzakonisht i pjekur dhe bindës, i vështirë dhe emocionalisht i rëndë për lexuesin. Bëhet fjalë për një largim nga vetja për një kohë të gjatë, një proces mjaft i lodhshëm, i cili përmes një loje jo të zakonshme dhe aspak naïve, me dhe në hapësirë, rezulton në një vetë-takim të nevojshëm dhe të pashmangshëm” – thuhet në vendimin e jurisë.


10.04.2019 – Komercijalna Banka AD Skopje iu bashkangjit lëvizjes botërore  „Pay it Forward“ (Vazhdo më tej)


Komercijalna Banka AD Skopje, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, u bashkua me iniciativën e organizatës humanitare të grave, Inner Wheel Club Skopje Europea, e cila është promotore e lëvizjes botërore "Pay it forward"(Vazhdo më tej). Qëllimi i lëvizjes është të inkurajojë më shumë se 10 milionë vepra të mirësisë në mbarë botën!

 

Nëpunësit e Komercijalna Banka AD Skopje, në evenimentin më dt. 14 prill, në Parkun e qytetit tek vendi Shkolka, do ta përkrahin këtë lëvizje të madhe humanitare përmes veprave të tyre të mira, pasi besojnë se një punë e mirë mund të mos duket shumë, por nëse të gjithë bëjmë diçka të mirë për tjetrin, atëherë cikli i bujarisë dhe mirësisë shumëfishohet, kjo mund të na bëjë të bëhemi njerëz më të mirë dhe bota të bëhet një vend më i mirë për të jetuar.

 

Kjo ngjarje do të pasurohet edhe më shumë me Autizmi MK/ Autism Awareness MK, ku muaji prill njihet si muaji  i ndërgjegjësimit për autizmin, si një gjendje që është ndryshe, por megjithatë e njëjtë.

 

Pay It Forward! Vazhdo më tej!

 

KB_fb_post_pay_it_forward



09.04.2019 – Njoftim për raportim të lojës së rreme shpërblyese


Sa i përket përpjekjes në kohën e fundit për të manipuluar publikun përmes një faqeje dhe një loje shpërblyese të rreme në Facebook, njoftojmë opinionin publik se, duke pasur parasysh keqpërdorimin e emrit të Komercijalna Banka AD Skopje, rasti u paraqit në Ministrinë e punëve të brendshme.

 

Megjithatë, Banka nuk ka ingerenca të bëjë paraqitje për subjektet tjera të abuzuara, e as ka ingerenca të kryejë hetime private. Nëse i keni ndarë në mënyrë eksplicite të dhënat tuaja personale dhe keni dyshime objektive se ato mund të jenë subjekt i abuzimit, Ju duhet zyrtarisht ta paraqitni rastin në Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe në Ministrinë e punëve të brendshme.

 

Përsëri theksojmë se Komercijalna Banka AD Skopje nuk ka asçfarë lidhje me lojën e rreme shpërblyese, për momentin nuk organizon asnjë lojë shpërblyese nëpërmjet Facebook-ut dhe në të ardhmen e afërt nuk do të organizojë një lojë të tillë shpërblyese.

 

Ju këshillojmë që të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm me të dhënat Tuaja personale, veçanërisht kur jeni në Internet. Komercijalna Banka AD Skopje kurrë nuk do t'ju kërkojë të shpërndani të dhënat personale dhe ato të karakterit konfidencial (numrat amë, adresat, kodet PIN, fjalëkalimet, numrat e llogarisë, kartelat etj.) përmes rrjeteve sociale.

 

Komercijalna Banka distancohet nga të gjitha faqet dhe profilet e rreme të rrjeteve sociale të cilët e përdorin pa autorizim emrin e saj. Nëse dëshironi rregullisht të informoheni për të gjitha risitë si dhe të parashtroni ndonjë pyetje, Ju ftojmë të ndiqni këto faqe zyrtare të Komercijalna Banka AD Skopje, në rrjetet sociale në vijim:

 

 




09.04.2019 - NJOFTIM PËR PAGESË TË DIVIDENDËS


Komercijalna Banka AD Skopje i njofton aksionarët e saj se duke filluar nga 07 maj 2019, do të bëjë pagesën e dividendës për vitin 2018.

 

Të drejtë për pagesë të dividendës për vitin 2018 kanë të gjithë aksionarët e Komercijalna Banka AD Skopje, të cilët janë të regjistruar në librin e aksioneve më 19 prill 2019.

 

Pagesa e dividendës për vitin 2018 për subjektet juridike do të realizohet nëpërmjet transferimit të mjeteve në llogaritë e tyre në Bankën Komercijale ose në bankë tjetër.

 

Në përputhje me Ligjin mbi tatimin për të ardhurat personale, Komercijalna Banka AD Skopje, si pagues i të ardhurave në bazë të dividendës, llogaritjen dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat dhe pagesën e dividendës për vitin 2018, do ta realizojë për personat fizikë duke dorëzuar llogaritjen elektronike për të ardhurat bruto dhe tatimin e llogaritur të mbajtur në burim (e-PPD) në Drejtorinë e të hyrave publike (DHP) përmes sistemit e-Tatimi personal.

 

Sistemi e-PPD (Tatimi për të Ardhura Personale) nuk pranon të dhëna të pasakta dhe jo të plota. Prandaj, thirren të gjithë aksionarët të cilët nuk janë të regjistruar në sistemin e DHP-së si tatimpagues, të marrin masat e nevojshme për regjistrimin e tyre në përputhje me procedurat e DHP-së. Kjo vlen sidomos për të miturit dhe/ose personat tjerë të cilët deri tani nuk kanë marrë të ardhura të tatueshme të çfarëdo lloji në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Mjetet e dividendës për vitin 2018, përmes sistemit e-PPD, do t’ju paguhen personave fizikë në llogaritë e tyre në Komercijalna Banka AD Skopje. Përjashtim do jenë personat të cilët kanë dhënë autorizim për transfer të dividendës në llogari në ndonjë bankë tjetër. Në rast të tillë, mjetet e dividendës për vitin 2018, përmes sistemit e-PPD, Komercijalna Banka AD Skopje do t'i paguajë në llogarinë e shënuar.  Prandaj, thirren të gjithë aksionarët të cilët nuk kanë llogari të hapur në Komercijalna Banka AD Skopje, të hapin një të tillë ose të japin autorizim për transferin e dividendës në llogari në një bankë tjetër. Këtë procedurë aksionarët mund ta bëjnë në të gjitha filialet dhe degët e Komercijalna Banka AD Skopje.

 

Në përputhje me nenin 85, paragrafi 11, të Ligjit për tatimin personal mbi të ardhurat, llogaritja e tatimit mbi të ardhurat nga dividenda e realizuar me pjesëmarrje në fitimin për vitin 2018, e paguar në vitin 2019, do t’i dërgohet secilit aksionar të regjistruar në librin e aksioneve pas realizimit të pagesës së dividendës. Në qoftë se dikush nga aksionarët nuk e pranon vërtetimin për shkak të problemeve teknike (ndryshimi i adresës dhe ngjashëm), atë mund ta marrin në të gjitha filialet dhe degët e Komercijalna Banka AD Skopje.

 

Informacione plotësuese mund të merrni në numrat e telefonit:  3168 311, 3168 310 dhe 3168 312




04.04.2019 - N j o f t i m


Sot, 04.04.2019, aksionarët e Komercijalna Banka AD Skopje, e mbajtën Kuvendin e saj të rregullt vjetor.

 

Aksionarët vërtetuan se Banka e ka mbaruar vitin 2018 me fitim bruto në vlerë prej 1.992,7 milion denarë. Pas llogaritjes së tatimit të fitimit prej 212,4 milion denarë, fitimi neto i Bankës arrin 1.780,3 milion denarë. Aksionarët e Bankës miratuan Vendimin për përdorimin dhe shpërndarjen e fitimit të pashpërndarë në vlerë prej 1.780,3 milion denarë dhe e përcaktuan dividendin për aksionet e zakonshme në lartësi prej 42% nga vlera nominale e aksionit, përkatësisht nga 420 denarë për aksion. Për shkak të rritjes së kapitalit të përgjithshëm të Bankës dhe vlerës kontabël të aksioneve të Bankës, aksionarët  vendosën që një pjesë të fitimit  në vlerë prej 500 milion denarë të deponohet si rezervë, ndërsa 323 milion denarë si fitim i mbajtur.

 

Në Kuvend u miratuan raportet financiare dhe raportet e konsoliduara financiare, Raporti vjetor i Bankës dhe Llogaria e konsoliduar vjetore e Bankës për vitin 2018, si dhe Raporti për harmonizimin e punës së Bankës me Kodeksin e qeverisjes korporative të shoqërive aksionare të kuotuara në Bursën e Maqedonisë në vitin 2018.


03.04.2019 - Komercijalna Banka AD Skopje – Fituese e çmimeve


Komercijalna Banka AD Skopje, si pjesëmarrëse e autorizuar në tregun e Maqedonisë së letrave me vlerë, ka kënaqësinë të njoftojë se në Konferencën e 20-të vjetore të Bursës së Maqedonisë, është fituese e çmimit dhe mirënjohjes si vijon:  

 

  1. “Zilja e Kristaltë” për arritjen e vendit të dytë si shoqëri aksionare më transparente e listuar në Bursën e Maqedonisë për vitin 2018;
  2. Pllakatë  për arritjen e vendit të parë për qarkullimin e përgjithshëm dhe numrin e transaksioneve të realizuara në vitin 2018.

 

kristalno zvono

 

plaketa



01.04.2019 - Programi për mbështetjen e konkurrencës së NVM


(Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (WeB-SME-CSP), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ofron mbështetje teknike falas dhe pagesë të stimulimit për kredikërkuesit


Më 29 mars 2019, në hotelin Holiday Inn në Shkup, u shënua fillimi zyrtar i Programit për mbështetjen e konkurrencës së Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Programi është zhvilluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ndërsa financiarisht është mbështetur edhe nga BE-ja. Iniciativa e re kombinon linjat e kredisë, grantet për kompanitë pjesëmarrëse dhe asistencën teknike.
Komercijalna Banka AD Skopje është një ndër bankat në vend e cila në bashkëpunim me BERZH dhe BE-IPA Fondet ofron linjë për përparimin e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
 
Në vazhdim mund të gjeni njoftimin zyrtar për opinionin publik të shpallur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.





Një X dhe C R A